De Biasi befason para ndeshjes më Zvicrën, ja çka vendosur

9 Qershor 2016, 14:21Sport TEMA

Gianni De Biasi u ka dhënë pushim lojtarëve 12 orë para ndeshjes me Zvicrën në Euro 2016

Kombëtarja Shqiptare qëndroi pushim gjatë paradites së të enjtes, pasi seanca u anulua nga trajneri Gianni De Biasi.

Vendimi i marrë pasditen e së mërkurës lidhet me faktin që skuadra të pushoj, në prag të debutimit të së shtunës në Kampionatin Europian, në sfidën me Zvicrën.

Stafi teknik zgjodhi që lojtarët të pushojnë pas stërvitjes me ritme shumë të larta, nga grumbullimi në Austri, për të vazhduar me përgatitjet në Itali dhe tashmë në Francë. Pushimi është kërkuar edhe nga vetë lojtarët, për të rikuperuar forcat.

12 orë relaks, cilësohen si një mënyrë e mirë që kuqezinjtë të rikuperojnë energjitë përpara ndeshjes me Zvicrën në Lens.

Pas përgatitjeve prej afro dy javësh me intensitet të lartë, forma fizike e futbollistëve duket se e ka bindur stafin teknik, që për të evituar ngarkesa të panevojshme në stërvitje i la lojtarët të pushojnë.

2 komente në “De Biasi befason para ndeshjes më Zvicrën, ja çka vendosur”

  1. stil says:

    Na more, se sot eshte e enjte dhe duhet te pakten 50 ore deri te ndeshja e te shtunes. Nga i nxirrni keto pushime 12 ore para ndeshjes.
    Po merrni o te uruar nje redaktor per te shmangur keto gomarlleqe.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Grafiku i formes sportive,eshte individual,shume rralle ndodhe ,te perkoj ne nje ndeshje, per te gjithe lojtaret i shkelqyer !
    Pushimi i ka te dy anet e medaljes,relaksin dhe stresin e fuqishem,aftesia psikollogjike e trajnerit,ben qe ti largoj lojtaret nga stresi i takimit.
    Shpresojme qe De Biazi,ta kete perdorur pushimin per largimin e stresit.
    Fitore Albania !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje