VIDEO/ FIFA: Udhëtimi i mahnitshëm i Shqipërisë në “Euro 2016”

10 Qershor 2016, 12:37Sport TEMA

Fifa ka bërë një reportazh në Shqipëri, në lidhje me suksesin historik që kuqezinjtë bënë duke u kualifikuar për herë të parë në histori në një kampionat europian.

Në reportazhin e FIFA-s flasin protagonistët e këtij kualifikimi nga trajneri De Biasi, kapiteni Lorik Cana, presidenti Duka, deri tek futbollistët e tjerë të skuadrës që kanë pasur një rol kyc në këtë sukses historik.

Në fjalën e tij portieri Berisha shprehet.

“Kjo është një ndjenjë e jashtzakonshme që kam pasur që në ditën e parë që kam luajtur futboll. Është një kënaqësi e jashtzakonshme” tha gardiani kuqezi.

“Kjo është dicka e madhe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen nëpër botë. Është një arrtije e cila nuk do të harrohet” u shpreh Lenjani.

Më pas foli kapiteni Lorik Cana i cili theksoi se. “Kualifikimi është diçka e jashtëzakonshme për Shqipërinë, për faktin se kemi mundëisnë të treojmë para të gjithë botës se çfarë mund të bëjmë dhe arrijmë“, tha Cana i cili falenderoi dhe tifozat për mbështetjene e madhe që i kanë dhënë.

Ndërsa presidenti i FSHF-së Armand Duka deklaroi se ky kualifikim ka ardhur falë një pune të përkushtuar si ga institucioni që ai drejton deri tek trajneri, stafi, futbollistët etj.

Në fund nuk mund të mungonte dhe njeriu i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë kualifikim Giani De Biasi.

“Në jetë, nëse beson me të vërtetë diçka, mund ta arrish. Ne nuk e mendonin aspak që mund të kualifikoheshin por falë punës së palodhur që kemi bërë të gjithë bashkë Kam arritur disa suksese në karrierë, por ky është padyshim më i madhi. Kjo për faktin se gëzon një komb të tërë. E rëndësishme është që bashkuam njerëzit nën të njëjtin flamur. Kjo është gjëja më e rëndësishme nga të gjitha”, tha italiani per FIFA.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje