Shqipëria është debutuese në “Euro 2016” dhe nga kompanitë e basteve, apo nga të ashtuquajturit “bookmakers” kuotohet me koefiçentin 600, madje edhe më lart, për ta fituar këtë kompeticion.
Pra, në këtë drejtim, është e fundit, mbas gjithë finalistëve të tjerë. Një diçka e pritshme dhe e parashikueshme në letër, në fakt, megjithatë futbolli ka surpriza dhe vendos fusha e blertë.
Këtë ka dashur të thotë në një video, që po “shpërthen” rrjetet sociale, legjenda franceze, Eric Cantona. Përkundër rrjedhës, ai del kundër të gjithëve, teksa insiston se kombëtarja shqiptare ka shanse për të fituar “Euro 2016”, në Francë.
Në një spot televiziv, Cantona ka folur kryesisht për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Europianin e Francës. Ndryshe nga ajo që thonë ekspertët e statistikave të “Goldman Sachs”, Cantona mendon se Shqipëria jo vetëm mund të paraqitet mirë, por edhe të fitojë turneun.
Kujtojmë se ditë më parë, “Goldman Sachs” nuk i ka dhënë Shqipërisë asnjë shans që të fitojë Kampionatin Europian, në një studim që kanë bërë.
Ajo kishte parashikuar se Franca do ta fitojë këtë Europian. Ish-legjenda e Manchester United, Eric Cantona, i cili ka një emision, që quhet “Komisionari i futbollit”dhe transmetohet në “Euro Sport”mendon kështu:
“Goldman Sachs”? Sipas tyre Franca do ta fitojë Europianin. Shqipëria është e fundit, me 0% shanse për ta fituar. Kjo është çmenduri dhe po më bën nervoz. Po Greqia, në vitin 2004, çfarë bëri? As ata nuk kishin asnjë shans për të fituar. Danimarka në vitin 1992. Po Leicesteri në Premier Ligë? Unë, si komisionar i futbollit, i jap një shans Shqipërisë që ta fitojë Europianin. Po ashtu edhe Islandës. Futbolli nuk ka të bëjë me numra dhe statistika. Futbolli ka të bëjë me zemër, angazhim dhe ëndërr. Në futboll gjithçka është e mundur.”
paska pire mall te staxhonuar nga lazarati ky :).
GJITHMONE E KAM PELQYER PER KARAKTERIN E FORTE, packa se here pas here e tejkalonte masen. Gjithesi nje lojtar me zemer te madhe, me kurajo. S’ka rendesi se sa per qind shanc kemi, e rendesishme eshte shpirti ne fushen lojes. Ne fund te fndit nje do te fitoje.
S’kam jetuar ne France e se njoh mentalitetin Francez ne ate thellesi ,sa te mundja te dalloja ,
ne kte thenje te Erik.Kantona Vertetesine vs fein Ironi !
Shpresoj te jete nji thenie e sinqert e tij ,kjo do me gezonte si shqiptare ,
thjeshte edhe nji opinion pozitive qe i behet Shqiperise ne mediat Franceze ose diku ne Europe .
Ndoshta mundet te Jet edhe dicka e sinqert e tij ,kur dijm se Kantona ,
ka nji Temperamente te ngjashem me shqiptaret . Personalisht duke qen se kam pasur nji simpati te madhe si futbollist per Erik Kantona kur luante jo vetem ke Manu por gjithandej , uroj qe te ket qen i sinqert ne kte deklarate mbi Kombetaren Shqiptare edhe pse ajo eshte thjeshte nji opinion . Mersi Erik Kantona
Sa per Islanden , nuk eshte cudi megjithese shume e veshtire. Por me ato paraqitje qe Islanda ka bere ne eleminatore, do te jete kercenim per cdo skuader.
Kurse per Shqiperine , nuk e di ku mbeshtetet ky qe e hedh kete hipoteze ?
– Vertet Greqia e fitoi ne 2004 , por kishte nje mbrojtje qe nuk u ca ne asnje ndeshje. Mbrojtja shqiptare ne keto ndeshjet e fundit miqesore , ka treguar nje nivel shume te dobet.
– Sa per Leicester , as nuk I afrohet si krahasim. Leicester ruajti nje nivel te larte ne pothuaj te gjitha ndeshjet ne kampionat.
– Me Danimarken e 1992 ka nje krahasim te vogel. Ajo hyri ne Europian ne menyre te pamerituar , vetem se u skualifikua Jugosllavia. Edhe Shqiperia hyri me 3-pikeshin e CAS , qe cuditerisht ka lidhje me Serbine nje ish-skuader e Jugosllavise.
Por niveli I skuadres se Danimarkes atehere , ishte shume I larte , dhe as mund te behet krahasim me Shqiperine e sotme.
—
Megjithese e dime se ne cfare niveli eshte skuadra jone , perseri do te gezohemi qofte edhe per 1 pike apo edhe per 1 gol te shenuar , ose ne fund te fundit edhe per nje loje te bukur qe te na argetoje.
Mbahe gryken poshte se mos na vret njeri ,o kantona.
tregojne barsoleta te gjithe tha dhe ky te them dhe une.
Jo se nuk do doja qe te marnim kupen,po si hera e pare mire eshte mos enderojme shume.
Megjithate suksese dhe me rezultate dinjitoze,dhe sikur te jene humbje te pakten te jene me nje gol diferenc.
Ca thua o shoku e ke pare ndonjeher kombetaren shqiptare nuk kan mesuar te rreshtohen akoma e jo te fitojne evropianin. Ne ne cdo goditje kendi dhe cdo goditje denimi munde te pesojme gole se lojtaret tan nuk din akoma si te rrrshtohen ne mbrojtje. Po te bejme na nje leke se nuk vjen me ky raste. Evropianin per nga forma e momentit belgu paraqitet me mire dhe ka shance ta marin.
t´lumt goja
Le te sherbeje si nje nxitje kjo thenie e Cantona . Fitorja ndaj Zvicres qofte dhe barazim do ti tmerronte te tjeret.
Fjal te verteta nga i madhi origjinali cantona. Spo flet bylkbashi ose fortuzi.
Mesazhi eshte: Mos nenvleresoni asnje ekip! U thote francezeve te kene mendjen se mund te humbin ndeshjen ndaj shqiptareve. Kot nuk thote qe duhet zemer, angazhim dhe enderr. Keto nuk kane te bejne me emrin e ekipit por me karakterin individual te lojtareve dhe kolektivitetin.
Pra kjo eshte Thirrje Alarmi per Francen te te mos hyjne ne fushen e lojes me mendjemadhesi pasi mund te humbin ndeshjen ndaj Shqiperise ashtu sikurse i ndodhi Portugalise.