E gjithë vëmëndja e futbollistëve të kombëtares shqiptare është e përqëndruar tek ndeshja e 11 qershorit kundër Zvicrës.
Në konferencën për shtyp Migjen Basha shprehet se skuadra është e bashkuar dhe do të bëjë të pamundurën që të marrë një rezultat pozitiv ndaj helvetëve.
“Atmosfera në skuadër është super, pasi jemi bashkë që nga grumbullimi në Austri, dhe kemi krijuar një frymë shumë të mirë me njëri tjetrin. Kemi punuar me ritëm të lartë dhe gjithçka ka qenë e veçantë. Tani fillon stresi dhe duhet të kemi kujdes. Zvicra ka lojtarë cilësorë në çdo repart” u shpreh Basha.
Ndërsa mesfushori Ergys Kace u shpreh se ndihet i lumtur për kualifikimin në europian dhe që bëjmë pjesë në grupin A.
“Jam me fat që Shqipëria hyri në Europian dhe jemi të lumtur të gjithë si grup që jemi këtu. Europiani është gjë e madhe për të gjithë jo vetëm për mua. Të tre janë skuadra të mira, por ne kemi një ekip të mirë dhe e kemi treguar. Nëse luajmë si më parë s’do të kemi probleme” përfundoi mesfushori i Paokut
Te themi te drejten, ju si ekpi nuk keni treguar fare sa te mire jeni. Fituat me Portugaline dhe me Armenine (njera prej te cilave e blere). Keni shenuar me pak gola ne gjithe kompeticionin.
Sidoqofte, si ekip jane me te mire se ajo Greqia jote e pjerdhur qe mori vetem nje pike ne grup. Hale e qelbur qe vetem mut te nxjerr goja kur duhet te flasesh per Shqiperine.