INTERVISTA/ Edmond Kapllani: Ndaj Zvicrës për rezultat pozitiv. Lojtarët të luajnë pa presion sepse objektivi është arritur

9 Qershor 2016, 17:16Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Edmond Kapllani është një nga futbollistët që ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare në eliminatoret kualifikuese për në “Euro 2016”, duke dhënë një kontribut në kualifikimin e kuqezinjve në kampionatin europian.Sulmuesi durrsak i cili nuk është pjesë e përfaqësues, shpreh mendimin e tij për këtë arritje historike që skuadra bëri.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën TemA, Kapllani deklaron se kjo arritje është një ëndërr e bërë realitet e cila ka bërë krenar të gjithë tifozat shqiptarë kudo që ndodhen.

Si një lojtarë me eksperiencë Kapllani jep dhe sugjerimet e tij për të gjithë futbollistët që do të luajnë në një kompetiocion të rëndësishëm siç është ‘’Euro 2016’’.

 

Kapllani, Shqipëria do të luajë për herë të parë në një kampionat europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?

Është një ëndërr që u bë realitet dhe pjesmarrja në një turne të tillë është një arritje e madhe për lojtarët që kanë kontribuar, stafit drejtues por edhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen .

Si një nga lojtarët që keni kontribuar për këtë arrijte historike, kush janë pritshmëritë tuaja personale për Kampionatin Europian?

Siç e thashë dhe më sipër kjo arritje që kemi bërë duke u kualifikuar për herë të parë në europian është gjë e madhe. Dhe çdo pikë ose fitore që do arrisim do të na bëjë që ënderra të vazhdoj.

Ndeshja e parë e kuqezinjve do të jetë ndaj Zvicrës. Sa shanse kemi që të marrim një rezultat pozitiv nga kjo sfidë?

Është shumë e mundur që të marrim një rezultat pozitiv, sepse duke parë që ekipi është ngritur shumë gjatë dy viteve të fundit nga ana taktike dhe organizative. Dhe po të vazhdojmë të luajmë siç kemi luajtur në kualifikueset dhe secili të japi 100 perqindeshin unë jam shumë optimist që mund të marrim diçka. Kam besim se do te marrim pike ndaj helveteve.

Cili është sugjerimi juaj si një lojtarë me eksperienc për futbollistët e kombëtares për ndeshjet ne Euro 2016?

Të luajnë sa më lirshëm dhe pa presion sepse objektivi është arritur dhe surprizat nuk vinë nga presioni që do ketë secili, sadopak dhe secili të bëjë atë detyrë që do ti thotë traineri. Dhe të mos harrojmë se e gjithë shqipëria apo shqiptarët kudo ku ndodhen janë krenar për këtë shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje