Jacques Lambert siguron tifozat dhe kombëtaret: Siguria është maksimale asnjë frikë nga sulmet terorriste

9 Qershor 2016, 14:35Sport TEMA

Presidenti i komitetit organizativ të evenimentit, Jacques Lambert ka siguraur të gjithë tifozat që do të jenë të pranishëm në Francë për të përkrahur kombëtaren e tyre se do të kenë siguri maksimale.

Në një deklaratë për shtyp Lambert shprehet se janë marrë të gjitha masat e duhura për një siguri maksimale si për tifozat ashtu dhe për kombëtaret, për të mos pasur frikë nga sulmet terroriste.

 “Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi punuar fort që në nisjen e “Euro 2016-të” , siguria e skuadrave pjesëmarrëse dhe tifozëve të mos vihet për asnjë moment në rrezik. Ky kampionat duhet të sjellë pozitivitet te njerëzit dhe të mos ndikohet nga frika dhe negativiteti i ndonjë sulmi të mundshëm terrorist. Të gjithë kemi bindjen se në Francë do të zhvillohet një festë e vërtetë futbolli”.

Lambert u shpreh gjithashtu se të gjithë tifozat kanë mundësi të lëvizin lirshëm nga njëri qytet në tjeterin, për të mos pasur frikë nga sulmet terroriste.

Ai theksoi se deri më tani nuk ka pasur asnjë sinjal për ndonjë sulm të mundshëm, por tha se frika ekziston.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje