Policia e Lushnjes, ka mund të zbardhë ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u plagos rëndë në një pikë bastesh, 36-vjeçari Julian Sula.
Uniformat blu kanë arrestuar një prej bashkëpuntorëve, Arjan Aliço, 53 vjeç, banues në Lushnje, i dënuar më parë për vrasje.
Ndërsa është bërë shpallja në kërkim e Xh.A, 24 vjeç, banues në Lushnje dhe ky i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë.
Sipas policisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 19:15, në lagjen “Skënder Libohova” kanë tentuar të vrasin me thikë dhe sende të forta duke e goditur mbi 10 herë Julian Sula, 36 vjeç, banues në Karbunarë e Madhe.
Aktualisht ky shtetas ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vrasjes e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”