Kryeprokurori Adriatik Llalla me sa duket nuk ka kujt t’i besojë tjetër për hetimin e çështjeve të rënda që kanë ardhur në organin e akuzës përderisa të gjitha ia ka ngarkuar një prokurori, Gjergj Takos. Kështu, në rastin më të fundit të hetimit të çështjes së ashtuquajtur përgjimet e policisë, dhe ku është vënë nën hetim Drejtori i pezulluar i Policisë së Shtetit Haki Çako, është prokurori Tako ai që po e përgatit dosjen e tij për ta dërguar në gjykatë dhe në emër të prokurorisë të mbrojë akuzën e përgjimit të paligjshëm të bërë nga ana e Policisë së Shtetit me pajisjen e Interforcës Italiane siç pretendon prokuroria. Po ky prokuror ka përgjegjësinë që të mbledhë të gjitha faktet dhe provat, për ta bërë më të besueshme për gjykatën akuzën dhe për të arritur në dënimin e shkelësve të pretenduar të ligjit që janë kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe dy specialistët e kësaj policie që e kanë përdorur atë sipas pretendimeve të SHISH, Prokurorisë dhe Gjykatës, e cila vendosur para disa ditësh që të pezullohet kreu i Policisë Shqiptare.
Por ky prokuror ka në dorë dhe dy çështje të tjera të rëndësishme që si rastësisht janë dhe pjesë e përplasjes mes mazhorancës, opozitës dhë Presidencës. Bëhet fjalë për Parkun e Lodrave të Liqeni. Kështu, prokurori Gjergji Tako ka në dorë këtë çështje shumë të nxehtë dhe ku herë pas herë ka qënë i detyruar që për të plotësuar dosjen e akuzës të thërrasë dhe kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Madje herën e fundit e ka mbajtur më se një orë duke e pyetur dhe kërkuar sqarime, mbyllur në zyrën e Prokurorit për të dhënë shpjegime nëse është shkelur apo jo ligji për Këndin e Lojërave të Parku i Liqenit.
Një ditë më pas, Veliaj komentoi “vizitën” në prokurori. Në ato pak fjalë në Tëitter, Veliajt nuk e ka shmangur dot hutimin. Për Prokurorin Gjergji Tako dhe oficerin e policisë gjyqësore Veliaj është shprehur se ka bashkëpunuar me ta për akuzat dhe veprat penale për të cilën dyshohet, duke nënvizuar dhe njëherë se ndërtimi i Parkut të Lodrave te Liqeni është i ligjshëm. Por ky prokuror ka në dorë dhe çështjen e kallëzimit penal ndaj Gjergj Bojaxhiut. Prokurori Gjergj Tako, ka regjistruar kallëzimin penal të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe drejtorisë së Tatimeve ndaj ish-kandidatit për kryetar të Bashkisë së Tiranës dhe po punon për mbledhjen e fakteve dhe provave në emër të akuzës. Gjergj Bojaxhiu që themeloi dhe partinë e re “Sfida” akuzohet për “mashtrim me kredi”, “fshehje të ardhurash” dhe “pastrim të parave” në bashkëpunim. Prokurori Tako bashkë me Bojaxhiun do të hetojë edhe të afërmit e tij, vjehrrin dhe bashkëshorten si dhe ortakët e kompanisë “Everest Oil” ku administrator është vetë ish-kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Objekt i këtij hetimi, është aktiviteti i Bojaxhiut dhe kompanisë ku është administrator nga vitit 2012 deri në mars të 2016, pasi dyshohet se janë qarkulluar shuma të mëdha parash nëpërmjet bankave të ndryshme në vend dhe nga jashtë Shqipërisë. Në kallëzim thuhet se gjatë kësaj periudhe janë qarkulluar në llogaritë e kompanisë bankare të administruar nga Bojaxhiu shuma të mëdha parash, në formën edhe të kreditimit që shkon në shifrën e rreth 172 mln dollar amerikanë.
Pra Prokuroria e Përgjithshme mbështetet vetëm mbi pak prokurorë dhe këta janë të Task Forcës, duke i ngarkuar ata me çështjet më të rëndësishme të cilat janë dhe pjesë e përballjes së politikës së të gjitha krahëve.
Keta jane ata palaco prokurore militantet qelbesira te SHQUP-it qe hodhen poshte edhe hetimin e balistikes se armeve te gardisteve te 21-janarit ndre orendi-llupo-etj plera pas,keta jane palacot qe dolen mbi FBI-ne…llalla e plerat e tij jane te paret qe uhen hetuar..
Nuk kenj shance te kapni ne gabime BOJAXHIUN !!!!