Shqiptarët drejt Francës, shtohen daljet në kufi

10 Qershor 2016, 15:11Kronika TEMA

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë pritet të ndjekin nga afër rrugëtimin e kombëtares së futbollit në europian. Ditët e fundit në pikat kufitare të vendit është vërejtur një rritje e udhëtarëve me destinacion Francën.

Në bazë të statistikave të Policisë Kufitare, raportohet se për 9 ditët e para të qershorit, numri i udhëtarëve që kanë lënë vendin është shtuar me mbi 2 mijë persona. Por numri i qytetarëve shqiptar që do të ndjekin kombëtaren nga afër në europian mendohet të jetë edhe më lartë.

9-ditëshi i parë i qershorit të vitit të kaluar krahasuar me këtë vit është rreth 200 shtetas më pak të cilët ka dalë nga vendi. Por edhe kjo statistikë në pamje të parë e çuditshme, e ka një shpjegim. Burime nga policia kufitare arsyetojnë se gjatë kësaj periudhe të vitit të kaluar mijëra qytetar u larguan drejt vendeve të Bashkimit Europian me qëllim përfitimin e azilit.

Duke llogaritur fluksin e fillim qershorit 2015 me 200 persona më pak të këtij viti, mendohet që numri i personave që kanë dalë nga Shqipëria me qëllim ndjekjen e kombëtares në Francë të jetë i lartë.

Kryesisht, thonë burime nga policia, udhëtimet janë kryer nga Aeroporti i Rinasit, por janë konsatuar edhe udhëtime të organizuara në grup përmes rrugëve tokësore., raporton TCH

Kështu, përveç mbështetjes së shqiptarëve që jetojnë në Francë apo shtetet fqinje, kombëtarja pritet të ketë

1 komente në “Shqiptarët drejt Francës, shtohen daljet në kufi”

  1. enter"" says:

    Llogjika ta thote qe nuk eshte e leverdiseshme qe shqiptaret ne 9 ditet e fundit te kene shkuar ne France, se helbete pse duhet te paguaje dikush hotele etj 9 dite para ndeshjes se pare te SHqiperise??????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje