Policia Italiane mohon lajmin e largimit nga detyra të kreut të Interforcës në Shqipëri, Michele Grillo.
Ora News i ka dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Brendshme italiane, ku i kërkon informacion nëse ishte i vërtetë lajmi i publikuar në mediat shqiptare se zoti Grillo është pezulluar nga detyra.
Përgjigja e autoriteteve italiane ka qënë kjo:
“Në përgjigje të kërkesës tuaj, lajmi për pezullimin e kolegut, Michele Grillo, rezulton i pabazë.
Aktualisht ai po kryen pushimet vjetore, ku në bazë të nenit 6.7 të ligjit 1204/771 të Kushtetutës italiane punonjësit kanë të drejtë të pushimeve vjetore të paguara. Detyra e tij do të skadojë në fund të muajit qershor”.
Largimi i kreut të Interforcës u publikua në mediat shqiptare dy ditë më pare, në kohën kur Gjykata vendosi pezullimin nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe arrestin shtëpiak për dy vartësit të tij të akuzuar si të përfshirë në skandalin e paisjes së përgjimit e cila u soll në Shqipëri nga Insperforca.
Nuk qenka larguar, por pas lejes nuk kthehet me ne Shqiperi. E bukur kjo. Edhe italianet qe na njohin mire kane filluar te besojne se shqiptaret jane aq trapa, sa qe hane gjithçka. Mendo pastaj se si na shohin ata qe jane larg nesh dhe nuk na njohin fare.
Grillo, bepwe apo mikele s ka rendesi se trap zalli duket qe nga fytyra, vjen me mision
na pergjona apo s na pergjon
djetat e xhepat plot
po rrockat tona, Luli muli na i frymezon
qeverin po na e “RREZON”me alibi
qe visho i verteton
dhe ke dhalla i rraporton
Grillo, bepwe apo mikele s ka rendesi se trap zalli duket qe nga fytyra, vjen me mision
na pergjona apo s na pergjon
djetat e xhepat plot
po rrockat tona, Luli muli na i frymezon
qeverin po na e “RREZON”me alibi
qe visho i verteton
dhe ke dhalla i rraporton