Zbardhet dinamika e ngjarjes së pasdites së sotme që ka terrorizuar qytetin e Elbasanit.
Sipas burimeve policore, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se afër hotel Univers, një prej bizneseve të fisit Çapja, kanë qenë 4 punonjës policie pa uniformë, me makinë private, të cilët ishin vendosur aty me msion vëzhgimi në kuadër të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në këtë qytet dhe ka pasur të përfshirë pjesëtarë të këtij fisi famëkeq.
Burimet bëjnë me dije se në këtë moment, djemtë e fisit Çapja, dyshohet dy vëllezër, duke menduar që policët e veshur civilë, mund të jenë kundërshtar apo hasmit e tyre, kanë marrë armët dhe kanë gjuajtur mbi ta, raporton panorama. Nuk ka mjaftuar kaq, por kur efektivët civilë janë larguar me makinë, ata i kanë ndjekur dhe këtu ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes vëllezërve Çapja dhe efektivëve, fartmirësisht pa pasoja në njerëz.
Dy pjesëtarë të fisit Çapja janë shoqëruar në polici.
Ne polici i kane rahur me pambuk…
Epo nuk paskan faj!!
nxirrini nga burgu ata qenkan cuna tamam mbrojne familjen ,shyqyre qe kemi shume nga keta tipa se ndryshe do ishim Zvicer me det ,dynjan do hanim
Ah mire.Tani u sqaruam. Keta paskan pase te drejte jo vetem qe te mbajne arme por edhe te qellojne ndaj policeve civile se i paskan ngaterruar me hasmit. Hajde shtet rrumpalle hajde.
Po parjeter qe eshte bere si Palermo se Drejtorin i Qarkut Çepe,delfinin e Çakos dhe burrin e shefes se kabinetit te Ministrit nuk e leviz kush,eshe gjysma e Elbasanit sikur te vritet ai do qendroje i palekundur..ose e shumta do levz paralel.. Se keshtu eshte bere Shqiperia askush nuk jep llogari vetem dine te vjelin “frytet” e punes se çfare ndohdh nuk i intereson kujt..