Reagojnë edhe prokurorët: Na lini të qetë, po shantazhohemi në emër të reformës në drejtësi

8 Qershor 2016, 16:23Kronika TEMA

Pas Gjykatës së Tiranës, ka reaguar edhe Unioni i Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë.

Në deklaratën e vet, ky Union thotë se po sulmohen politikisht, sulme që sipas tyre shkojnë deri në nivelin e sulmeve personale ndaj anëtarëve dhe funksionarëve të drejtësisë.

Në deklaratë thuhet se sulme të tilla nuk janë në të njëjtën valë me kërkesat për reformën në drejtësi dhe se sulme të tilla bëhen sa herë fillojnë hetimet për ndonjë palë politike.

“Klima e shantazhit dhe presionit publik ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve është jashtë logjikës së funksionimit normal të institucioneve shtetërore dhe kjo mënyrë komunikimi ndikon negativisht në luftën e përbashkët kundër kriminalitetit”, thuhet në reagim.

Unioni i Prokurorisë i bën thirrje ndërkombëtarëve për të mos lejuar ndikimin e politikës dhe presionin e saj ndaj Prokurorëve dhe jo vetëm.

“Të vetëdijshëm se detyra e prokurorit ne Republikën e Shqipërisë është një detyre e vështirë, kërkojmë me forcë mbështetjen e shtetit shqiptar, pjesë të të cilit jemi, për të kryer detyrën të pandikuar, pa presione politike dhe pa u shantazhuar në emër të Reformës në Drejtësi.

Ky Union shpreh edhe një tjetër shqetësim, atë të shmangies së tyre si palë në kryerjen e reformës në drejtësi.

Në kohen kur diskutimet mbi reformën në drejtësi kaluan në nivel politik, konstatojmë me keqardhje se as ekspertët dhe as funksionarët e drejtësisë nuk konsiderohen më si pjesë e zgjidhjes dhe e bërjes së reformës.  Në përfundim të këtij reagimi kërkojmë edhe një herë me forcë që drejtësia të lihet e qetë, që prokuroret te jenë të lirë të hetojnë si bëjnë çdo dite ne bashkëpunim me oficeret e policisë gjyqësore të policisë se shtetit, doganave, tatimeve dhe institucionet e tjera shtetërore”, përfundon reagimi.

9 komente në “Reagojnë edhe prokurorët: Na lini të qetë, po shantazhohemi në emër të reformës në drejtësi”

  1. tuli says:

    Hajde Ndini dyshemeja me falni tavani hajde, shum cun i pergatitur vecse i cik mistrec Berati dhe fare fare i cik si i korruptuar

  2. aaa says:

    punoni o prekurror tè koruptua

  3. Olti says:

    Skan pse te frikesohen prokuroret nga politika nese jan apolitik dhe nese skan mashtru vjedh e bere sekser te gjykatesve dmth nese e kan ndergjegjen te qete , skan pse frikesohen. Ne burg te laret prokuroret.

  4. Ilpipita says:

    O rrace e poshter o rrac e degjeneruar, po qa prokuresh jeni ju? O kriminela.

  5. Bardhi Tolabi says:

    Po,more antare te Unionit te Prokurorise te Shqiperise,te “drejte” keni qe mbroheni nga sulmet politike te ketyre dy diteve te fundit.Jam me ju ne kete rast.Halli im eshte diku tjeter,jo me ju por me mua.Si t’ja bej qendrimit tuaj prej te shurdheri dhe qorti,qe keni kaq vjet qe e keni lene jashte profesionit dhe te drejtes te saj te ligjeshme ish prokuroren Ina Rama?Apo nuk ju ka dhene urdher Saliu apo Nishani?
    Si tja bejme kur vete torrollaku prokuror i pergjithshem hakmerret haptazi me prokuroret qe i kundervihen,si ai i prokurorit Hajdari,qe e transferoj ne Shkoder,apo qe menjehere e degdisi ne Kukes a ku di une,burrin e nje gjyqtareje,e cila nuk dha ate zgjidhje qe i duhej atij apo atyre qe e komandojne?
    Ja keto “halle” me bejne te mendoj se ajo,reforma ne drejtesi,duhet te ishte A-ja dhe Z-ja e ligjeve te para me permbysjen e sistemit dhe jo te zvarritej e te zvarritet sot,prej ca palo politikaneve,kriminele,hajdute e te korruptuar,te cilet mbrohen prej paloprokuroreve e palo gjyqtareve si kallepi i juaj,qe drejtoni keto palo Unione…

  6. LORA says:

    Qe jeni (ju llalleria dhe gjin-gjonrat) ne te njejten barrikade me kusaro-banditet dhe antikombetaret e shqup-it,,,,tash e nje cerek shekulli ,e dime,,,po qe te dilni e t’a deklaroni vete,ne rresht,sipas bilbilit te shqu-save,,,do te thote se jeni deri ne qelize te kriminalizuar,,,aq sa I vetmi opsion qe ju ka mbetur eshte:”rreth krim kuserimeve tuaja,te mbeteni te perbashkuar”.,,,,ekzaktesisht I njejti karar si banda shqup-se.Jeni aq te trashe saqe nuk e kuptoni as rroten e histories ,,,jeni aq gjakprishur sa nuk ju ka mbetur edhe nje fije dashurie per Shqiperine.
    Kujt ia kerkoni qetesine,per vijimin e kararit tuaj kriminal?
    Sot jeni perballe shqiptareve,me imazhin me te dhjere te mundshem dhe me urrejtjen dhe mallkimet e nje populli te tere.

  7. Jul says:

    Mos i bezdisni kur numerojne paret, eshte pune e veshtire dhe ajo. duhet durim i madh.

  8. Fatos says:

    Politikanet mund t’ju lene dhe ju leverdis t’ju lene te qete por te gjithe shqiptareve po ju vlon gjaku dhe po ju zien shpirti perbrenda qe t’ju shohin ju prokuroreve dhe gjyqtareve pas hekurave per gjithe cfare ju keni punuar ju ketyre njerezve.
    Monstra te pangopura, maskarenj te ndyre te majmur e te zhytur ne luks prej gjobave dhjetera milione qe ju kerkoni per te liruar kriminele e bandite, prej perqindjeve qe ju merrni zyrtareve hajdute te cileve ju mbyllni dosjet e vjedhjeve me miliarda leke, prej sa e sa pislleqesh qe ju beni perdite.
    As qe pres te beje drejtesi reforma e drejtesise se politikanet njesoj si ju jane, por ju zente mallkimi i nje populli te tere te cilit i keni shkaktuar aq shume vuajtje dhe jete te humbura.

  9. Treviso says:

    Zoti kryeminister, jane ngritur ne revolucion bandat mafjoze ne vend qe te ngrihet populli kunder tyre. Popullit i ka mbaruar durimi, me keto bana mafjoze. Me vjen keq se ne mes te bandave mafjoze ka dhe njeres te ndershem, qe kane frike te marrin fryme dhe jo te kundershtojne keto bana.
    Zoti kryeminister, populli pret zgjidhje. Jam i sigurte se nuk i jepni dot zgjidhe, por do ishte me e mira qe te benit dorheqje. Partia Socialiste ka njerez me vullnet te forte per te shkaterruar bandat mafjoze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje