Prokuroria dërgon për gjykim Durim Bamin: Qarkulloi 157 mln lekë pa asnjë të ardhur

8 Qershor 2016, 14:34Kronika TEMA

Prokuroria e Krujës ka dërguar për gjykim të pandehurin Durim Bami.

Ai akuzohet për veprën penale “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Bami rezulton të ketë qarkulluar shumë të mëdha parash ndërkohë që nuk ka asnjë të ardhur të deklaruar.

Nga hetimi e Prokurorisë, Durim Bami ka rezultuar se ka lidhur kontrata për shitblerjen dhe qiradhënien e pasurive, në zyra noteriale të ndryshme.

“Konkretisht në harkun kohor 2011-2015, i pandehuri ka kryer transaksione të ndryshme në fushën e “Dhënies së huasë” dhe “Blerje apartamenti” në vlerën totale 15.670.000 lekë. Nga ky total, ai ka “dhënë hua” 5 400 000 lek, si edhe pa shpenzuar për “ndërtim të paluajtshëm” vlerën 10.270.000 lekë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Krujës ka arritur në konkluzionin se ky shtetas, pa pasur asnjë të ardhur financiare të ligjshme (vetjake apo të familjes së tij),  nëpërmjet këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, veprimeve aktive të kundraligjshme, konkretisht formave të paraqitura me poshtë, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

I pandehuri është dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, në bazë të të cilave Prokuroria e Krujës ka krijuar bindjen se ka gjeneruar përfitime ekonomike në vlera të konsiderueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje