Mark Frroku akuzohet për vrasje, Tom Doshi dhe mbi 110 dëshmitarë do dëshmojnë në gjykatë

7 Qershor 2016, 20:15Kronika TEMA

Gjyqi për ish deputetin Mark Frroku, i cili akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit 17 vite më parë në Belgjikë do të ketë një numër rekord dëshmitarësh.

Do të jenë rreth 110 dëshmitarë që do të japin deklarimet e tyre në procesin gjyqësor ku Frroku akuzohet për vrasje, pastrim parash, fshehje pasurie dhe ndërtim të paligjshëm. Nga informacionet e shpërndara nga avokati i tij mësohet se 12 dëshmitarë janë kërkuar nga Prokuroria ndërsa pjesa tjetër nga avokati mbrojtës i Frrokut, Tonin Prendi, gjatë seancës së kësaj të marte.

Një pjesë e konsiderueshme e dëshmitarëve janë shtetas belg, të cilët sipas avokatit të Frrokut, kanë dijeni mbi vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë, ndërkohë që në listën e dëshmitarëve është dhe deputeti Tom Doshi, i cili, sipas prokurorisë, do të pyetet në lidhje me akuzën e ndërtimit të paligjshëm që rëndon ndaj Frrokut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje