Lançohet numri unik i emergjencave 112, Tahiri: Sistem inteligjent dhe i dixhitalizuar tërësisht

7 Qershor 2016, 15:57Kronika TEMA
Lançohet numri unik i emergjencave 112, Tahiri: Sistem inteligjent dhe i

Nuk do të ketë më 5 numra emergjence (125, 126, 127, 128,129) nga një për çdo nevojë. Çdo qytetar mjafton të telefojnë në numrin unik falas 112 dhe salla operative orienton dhe ofron ndihmën e kërkuar.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pranoi problematikën me sistemin e emergjencave, çka sipas tij, ishte shkaku i ndërmarrjes së një reforme të thellë në shërbim.

“Nuk janë të paktë ata që kanë provuar të telefonojnë numrin 129 për të kërkuar ndihmë. Nuk janë të paktë ata që kanë telefonuar numrat e tjerë të emergjencës. Unë vet kam marrë shumë ankesa. Marr shembull numrin 126, i cili nuk përgjigjet ashtu siç duhet. Ne e dinim që në fillim këtë. Dhe zgjodhëm që nga njëra anë të përmirësonim shërbimin, por nga ana tjetër të reformonim në themel sistemin”, evidentoi Tahiri.

Në qoftë se sot je një qytetar në Tiranë, është mirë që në rast emergjence, qoftë kjo shëndetësore, qoftë kjo emergjencë kur kërkohet ndihma e Policisë, kërkohet ndihma e shërbimit zjarrfikës, nuk ke pse telefonon më disa numra. Ke vetëm një numër. Dhe ky është numri 112.

Ministri shpjegoi gjatë prezantimit novacionin në përdorimin e numrit unik të emergjencave.

Në qoftë se deri sot telefonatat që vinin në numrat e emergjencës as regjistroheshin, as mbaheshin shënim dhe linte shumë vend për abuzim, në rast se qytetari kishte marrë në telefon e kjo nuk evidentohej. Ky sistem është inteligjent, i dixhitalizuar tërësisht.

Nga njëra anë regjistron të dhënat e telefonuesit në mënyrë automatike, e nga ana tjetër, pas pak kohësh do regjistrojë edhe vet telefonatën. Se ne na duhet të kemi provë për telefonatën e qytetarit. Ne na duhet të kemi provë për sjelljen e punonjësit të Policisë.  Ne na duhet të kemi provë për shërbimin që i japim qytetarit”, tha ministri i Brendshëm.

Sipas ekspertëve, shërbim është inteligjent dhe i dixhitalizuar deri në pikën që identifikon vendndodhjen nga telefonon qytetari, duke lejuar Policinë që t’i çojë më shpejt një shërbim qytetarit e duke identifikuar patrullën më të afërt, me shqetësimin që ka qytetari që telefonon.

Reforma ka filluar nga Tirana dhe do të shtrihet në çdo qytet, duke bërë të mundur që çdo Komisariat t’u përgjigjet qytetarëve dhe ofrojë ndihmë përmes numrit 112.

2 komente në “Lançohet numri unik i emergjencave 112, Tahiri: Sistem inteligjent dhe i dixhitalizuar tërësisht”

  1. undefined says:

    ca eshte kjo “lancohet”? nuk di te kete nje fjale te tille ne gjuhen shqipe. o gazetaruc, shkruani sic duhet, se na e shpifet fare.

  2. undefined says:

    he, nuk e postuat komentin? as titullin nuk e ndryshuat, ta benit te pakten del ne qarkullim ose thjesht del, por jo, duhet ta mbani medoemos me ate shemtiren “lancohet”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje