FOTOT/ Shqiptari në Itali kapet me 1 milion euro dhe 27 kg drogë: Jam murator!

6 Qershor 2016, 18:27Kronika TEMA
FOTOT/ Shqiptari në Itali kapet me 1 milion euro dhe 27 kg drogë: Jam

Një milion euro para të gatshme dhe 27 kg drogë u sekuestruan nga policia italiane.

Operacioni i koduar “One Milion”, çoi në arrestimin e tre personave, njëri prej të cilëve shqiptar.

Aksioni u zhvillua në rajonin e Torinos, në Collegno.

Midis të arrestuarve është edhe 32 vjeçari me orgjinë nga Shqipëria.

Dy shtetasit e tjerë të arrestuar janë italianë, përkatësisht 32 dhe 33 vjeç.

Gjatë arrestimit, shqiptari i ka deklaruar policisë se punonte si murator, megjithëse pretendimi i tij nuk është fort i besueshëm duke marrë parasysh sasinë e madhe të parave të kapura.

Shuma e parave dyshohet se do të përdorej për blerjen e drogës.

Mediat italiane shkruajnë se grupi dyshohet se ka trafikuar rreth 270 kg kokainë, e cila ka një vlerë më shumë se 27 milionë euro.

Droga është trafikuar nga Peruja, ndërsa hetuesit mendojnë se shuma e parave është përfituar gjatë një muaji.

Policia ka kryer edhe arrestimin e 8 personave nga Senegali, shpërndarës të lëndëve narkotike, pjesë e grupit.

1 komente në “FOTOT/ Shqiptari në Itali kapet me 1 milion euro dhe 27 kg drogë: Jam murator!”

  1. Qarri i zigurit says:

    Gjynah. Gjithe ai lek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema