Terror në Elbasan, breshëri të shtënash pranë gjykatës: Plagoset një punonjëse policie dhe miku i Florenc Çapjas

6 Qershor 2016, 10:54Kronika TEMA
Terror në Elbasan, breshëri të shtënash pranë

Disa persona brenda një automjeti, kanë qëlluar me breshëri automatiku pranë Gjykatës së Elbasanit.

Për pasojë ka mbetur e plagosur një punonjëse policie dhe një person tjetër.

Mësohet se punonjëse e policisë është goditur në gjoks, ndërsa personi tjetër në kokë.

Ata janë dërguar në spital, në gjendje kritike për jetën.

Policia thotë se një prej të plagosurëve është Bledar Muca, i cili njihet si mik i Florenc Çapës.

Ky i fundit ka qenë po ashtu në vendngjarje.

35-vjeçari Florenc Çapja dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të ndodhur të muaj me pare në periferi të qytetit të Elbasanit, ku pati tre viktima dhe tetë të plagosur, mes të cilëve dhe vetë Çapja.

I riu, dyshohet se ka kryer të paktën dy vrasje si akt hakmarrjeje ndaj vrasjes së xhaxhait të tij, Sokol Çapja, vrasje e kryer në vitin 2005 po në Elbasan.

35­-vjeçari është arrestuar në dy raste nga Policia e Shtetit për dy vrasje, një e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan dhe një tjetër e ndodhur në vitin 2015 në Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje