Mediat britanike: Trafikantët paguajnë peshkatarët për të sjellë emigrantët shqiptarë

6 Qershor 2016, 17:00Kronika TEMA

Mediat britanike vazhdojnë me jehonën që u bëhet emigrantëve shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas Daily Mail, trafikantët i ofrojnë peshkatarëve shumë të mëdha parash për të dërguar emigrantët shqiptarë nga Franca për në Briani përmes detit.

Peshkatarët britanikë tregojnë për prestigjozen Daily Mail se trafikantët e qenieve njerzore i ofrojnë shuma të mëdha parash për të kaluar emigrantët përmes kanalit La Mansh.

Tabloidi britanik shkruan se një peshkatar ishte shumë i shqetësuar rreth lehtësisë së trafikimit në bregun jugor saqë ka informuar departamentin për emigracionin, ndërsa kishte marrë këtë përgjigje: “Çdo gjë është në rregull”. Peshkatarët në Dymchurch në Kent, afër zonës ku u shpëtuan 18 shqiptarët, tregojnë se u është ofruar rregullisht para për të trafikuar emigrantë.

“Unë jam pyetur në të kaluarën nga një person se nëse isha i interesuar për të bërë para”,- tregoi një peshkatar për Sky News.

“I kam thënë atij se nuk isha i interesuar që të trafikoja pije apo duhan ose drogë nga Franca ndërsa ai më tha: Jo mall por njerëz”, shprehet peshkatari. “Po na ofrojnë 20 deri në 25 fishin e atyre që mund të fitojmë duke peshkuar në ditë, por të gjithë e dinë që është e paligjshme dhe se kjo gjë dënohet me burg”,- shkruan Daily Mail duke cituar peshkatarin, raporton Abcnews.

Ndërkohë, një shtetas francez, pronari i një jahti ka treguar se ka trafikuar Shqiptar përmes kanalit La Mansh për në Devon. Didier Corfec tregon se u ka marrë atyre 1 mijë euro për emigrant. Francezi pas 20 orësh lundrim në detë, u kishte thënë shqiptarëve që të mos dilnin të gjithë njëherësh nga jahti pasi do tërhiqnin vëmendjen. 54-vjeçari tregon se është më e lehtë të kalohet në dimër për në Britani pasi ka më pak kontrolle.

Corfec kishte bërë dy udhëtime për në Mbretërinë e Bashkuar duke trafikuar 14 shqiptarë në 2012. Ai ishte dënuar dhjetorin e kaluar sëbashku me 12 francezë të tjerë dhe janë gjobitur me 11 mijë paund si dhe është dëbuar për 18 muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje