Atentati në Elbasan, autori priste duke pirë kafe që të kalonte Bledar Muça

7 Qershor 2016, 08:56Kronika TEMA

Para se të kryente atentatin, personi që qëlloi me armë drejt Bledar Muçës në Elbasan pinte kafe i qetë në një lokal buzë rrugës.

Askush nuk ka dhënë detaje për identikitin e tij.

Dëshmitarë thanë se sapo ka parë Bledar Muçën dhe Florenc Çapjen që po kalonin në rrugë me makinë, atentatori ka nxjerrë nga çanta Kallashnikovin duke derdhur një breshëri plumbash ndaj Muçës.

Ai përfitoi nga mundësia që i dha ngadalësimi i mjetit të Bledar Muçës, për shkak të trafikut, raporton “GSH”.

Lëvizjet e autorit të ngjarjes janë të qarta, ndërsa përshkrimi i tij nga dëshmitarët është i pamjaftueshëm.

Rruga ka qenë e mbipopulluar nga kalimtarë të rastit që janë shpërndarë në panic, kur kanë dëgjuar të shtënat e armëve.

Bledar Muça, 37 vjeç u plagos me një plumb në kokë.

Miku i tij Florenc Çapja shpëtoi pa marrë asnjë plumb. Punonjësja e policise, Matilda Kermezo, 49 vjeçe mbeti e plagosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje