Gjykata pezullon nga detyra drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako, pas kërkesës së Llallës

7 Qershor 2016, 11:38Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë nga detyra drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Vendimi vjen pas kërkesës së Prokurorisë, e cila e akuzon Çakon për përgjime të paligjshme.

Njoftimi i Prokurorisë:

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën ndaluese “pezullim nga detyra” për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, për konsumimin e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në vijim të hetimit për dyshimet mbi ekzistencën e një pajisje përgjimi, e administruar në kundërshtim me ligjin nga ana e Policisë së Shtetit.

Po me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest në shtëpi” me mbikqyrje elektronike për shtetasit Artion Duka, me funksion Drejtor i Forcave Operacionale (F.O) dhe Entiol Xhelilaj, specialist pranë F.O, të dy të dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Prokuroria e Tiranës, në kuadër të veprimeve hetimore të deritanishme, dyshon se këta persona, me veprime ose mosveprime, kanë lejuar aktivitet të kundërligjshëm përgjimi.

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të provuar nëse, pas veprimeve të dyshuara si të kundërligjshme, ka edhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë.

Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, ka nisur hetimin kryesisht, në bazë të një materiali procedurial, sipas të cilit, Policia e Shtetit ka në dispozicion një pajisje përgjimi, “IMSI Catcher”. Sipas informacionit, kjo pajisje ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë pa autorizimin përkatës dhe mund të realizojë interceptime telefonike.

Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal, në kuadër të cilave ka kryer një sërë veprimesh hetimore. Deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar, në mënyrë të përmbledhur, si vijon:

Shtetasi Haki Çako, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, nuk ka marrë masat që i takojnë me ligj për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin e një pajisje specifike, “IMSI Catcher”, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi, siç deklarohet nga të dyshuarit. Kjo pajisje ka hyrë në territorin e vendit tonë pa iu nënshtruar regjimit doganor të përkohshëm dhe, për më tepër, pa marrë autorizimin përkatës nga Prokurori i Përgjithshëm, si autoriteti i vetëm që jep lejen për përdorimin e mjeteve të tilla. Nga të dhënat e deklaruara nga të dyshuarit, kjo pajisje ka aftësi, ndër të tjera, që të identifikojë numrat IMEI të telefonave, e cila është një procedurë që i nënshtrohet legjislacionit për interceptimin.

Nga hetimi ka rezultuar se gjatë seksioneve të praktikës është ndërhyrë disa herë në segmentin aparat fundor-antenë ligjore. Në hapësirën kohore të këtij veprimi, dyshohet se antena ligjore nuk regjistron aparatët fundore që tentojnë të lidhen me të. Pra, dyshohet se aparatë celularë të ndryshëm mund të kenë qenë nën administrimin e paligjshëm të pajisjes “IMSI Catcher”.

I dyshuari Çako, ka mbajtur në vijimësi qëndrim mohues ndaj faktit që kjo pajisje mund të jetë përdorur për përgjime të paligjshme. Por disa të dhëna hetimore, kanë krijuar dyshimin te Prokuroria e Tiranës se ky shtetas ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

18 komente në “Gjykata pezullon nga detyra drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako, pas kërkesës së Llallës”

  1. ??? says:

    Hajde paradoks hajde, ky qe nuk ka pergjuar denohet, kurse ata qe kane pergjuar ne ministrine e mbrojtjes ne 2011-2012 jane te lire. Porkurori duhet te thiret urgjentisht ne parlament dhe te jape shpjegime per menyren selective dhe me pas te largohet nga puna me ceremony. Kafshet provincial jane vene ne levizje tani qe po i aftrohet fundi me reformen ne drejtesi.

  2. Qerimi says:

    Po pregatitet nje remuje tjeter. Ne sulme te gjithe. Ne fillim goditet policia pastaj alo pjese e shtetit qe kontrollon qeveria. Do fillojne protestat . Skenaret jane gati. Do shohim nje renie te shtetit. Do vine nderkombetaret do beje pajtumin dhe gjithshka nga e para. Dhe e gjitha kjo per nje njeri . Sali emrin e ka. Por ky Llalla ka bythe ti mari italianet te pandehur. Sbesoj. Eshte qen i rahur dhe mashkull i tredhur.

  3. maximus says:

    ky DHALLA, dhalli i thartuar , do te njihet si prokurori me i paafte qe ka patur ndonjehere shqiperia, ky bashke me ate ulokun president kapterin formojne dyshen me te paafte

  4. rraka says:

    llalla eshte po aq ne hall me reformen e drejtesise sa edhe berisha. Mbaroi llalla, do behet, edhe sikur ti mendje provinciale e skajshme e realitetit tone te pezullosh edhe te gjithe qeverine. Jane hedhur te gjithe ne sulm si qente, bujar leskaj, llallaj, bujar nishanliu, vishua, gjykata kushtetuese, lilua, gjykata e larte e gjykatat e tjera……… nuk e ndaloni dot, beni cfare te doni………padre saliu vdiq!!!!!!!

  5. xhimo says:

    U vrane 4 veta u plagosen me qindra u prishen prova u shit e gjithe Shqiperia dhe keta merren me Haki Cakon. Turp per keta prokuror te shitur te berisha dhe xeni. TURP!!! Hiqeni menjeher pezullimin mor flleqsira te korruptuar.

  6. Albi says:

    Cfare pret mazhoranca ! Pret qe Sala te aktivizoje skalionet si ne grushtin e shtetit qe beri dikur por me nje ndryshim jo me patllake e kallash por me institrucionet qe i ka marre prej vitesh e i komandon. Me KLD, Prokurori, Gjyqsor, SHIK . Populli shqiptar nuk dihet te harroje 1997 . Skenaret jane te njejte dhe arsyet po ato .Nderkombetare mos beni sehir pasi salen e kemi peshqesh deri diku edhe me kontributin tuaj.

  7. Spartaku says:

    Te lumt Adriatik Llalla,sherbeji deri ne fund Sali Berishes,se ta ka paguar bythen shtrenjet.Dije mire se me shume dite vijne se sa ikin.Di vije dita edhe per gjykimin tende dhe te saliut.

  8. ToniTR says:

    Mbasi populli i mefshte shqiptar nuk ju pergjigj thirrjeve te udheheqesit legjendar per armatosje me cadra pistolete dhe thika te helmatisura, per te rrezuar kete qeveri trafikantesh, mbreti eshte detyruar te marri vet situaten ne kontroll dhe te nisi zbatimin e skenarit B… Laviri bulevardit eshte urdheruar te bej puc ndaj institucioneve kushtetuese! Edi Rama keshillohet ta mbaj mbyllur ne kryeministri Haki Cakon dhe mos te lejoj zbatimin e urdhrit se lavirit te bulevardit!

  9. ALBAN DEGA says:

    SHQIPERIA NE RREZIK!

    TE ARRESTOHEN NE FLAGRANCE MARESHALLI I UDB SERBE SALI BERISHA DHE BANDA E TIJ PUCISTE

    – STOP GRUSHTIT INTITUCIONAL TE SHTETIT NE SHQIPERI!
    – MAFIA SERBO- GREKO- RUSO- SHQIPTARE NE SULM
    – STOP GRUSHTIT TE SHTETIT NE SHQIPERI
    KUVENDI I SHQIPERISE TE SHKARKOJE DHE HEQE IMUNITETIN PRESIDENTIT NISHANI, KRYEPROKURORIT ADRIATIK LLALLA, SHEFIT TE SHISH-IT VISHO AJAZI,….
    URGJENT…. MENJEHERE!
    VELLEZER E MOTRA SHQIPTARE MBRONI VOTEN TUAJ!
    MBRONI DEMOKRACINE!
    MBRONI SHQIPERINE!
    SHQIPERIA NE RREZIK!
    O SOT O KURRE!

  10. loni says:

    Policia duhet te qendroje me e bashkuar se kurre,” Bashkimi bene fuqine “,PD po kerkon te destabilizoje Shqiperine, te fuse friken per MOS tu votuar Reforma ne drejtesi =me kriminelat ne burg ,pra Maggioranza parlamentare duhet te jete me e bashkuar se kurre che te veproje me fuqine dhe pushtetin qe ka ne dore ,prandaj ja kemi dhene votat

  11. Urimi says:

    Nuk arrij ta kuptoje fare llallen i cili nuk heton vrasesit e kerkon qudira nga shpifjet dhe pisllaqet e sali berishes dhe prap Rama dhe mazhoranca heshtin,pse heshtin kur dihet se para kater -pese vitesh sali berisha shkarkoj nga detyra ish kryeprokuroren vetem pse kerkoj ndalimin e vrasesve ne shesh dhe ate vetem me 71 vota pro,ai shkarkoj edhe Topin dhe emroj nishanin edhe pa i pasur votat,pastaj pse llalla nuk beri kurre asgje per ish ministrin imami qe dihet boterisht se ka pergjuar kete e tha edhe vete sali berisha,prandaj ska asnje pike dyshimi se llalla eshte ne sherbim te dy vrasesve sali berisha e lul basha per te evtmin qellim qe duke “zbuluar” aferen e pergjimit ta harrojne shqipatret reformen ne drejtesi dhe keshtu nje dite te dy kriminelet te mbrohen duke thene se po ne kemi pergjuar por edhe ju na pergjuat!!!
    Nese kjo eshte drejtesi dhe ky eshte shtet une sdo jem shqiptar nga sot e tutje.

  12. Evita says:

    Kjo nuk do shume mend per ta kuptuar! Dje Adriatik Llalla dha vendimin qe Berisha nuk ka bere veper penale per thirrjen rrembeni armet – ndersa sot beri gjithe kete per te bere zhurme per tre aresye: e para te largoje vemendjen nga mis hetimi i Berishes, e dyta te terheqe vemendjen nga moshetimi e Flamur Nokes, e treta te terheqe vemendjen nga drafti i reformes ne drejtesi – qe suposohet te kaloje sot ne Kuvend! Pra kemi qeveri ne hije te komanduar nga Sali Berisha qe ka kapur shtetin e drejtesine! Kjo nuk do shume mend per ta kuptuar qe eshte qeveri paralele sa Berishen nuk e etiketojne deputeti apo thjesht Sali Berisha por i thone ne cdo lajm ish Kryeministri, ndersa Ramen thjesht Rama! Ky eshte nje Dirty Trick, qe pjell rremuje deri ne grusht shteti te heshtur! Pas kesaj qeverie ne hije fshihen aleancat e fshehura te Berishes me Meten, kjo u pa ashiqare sot prononcimi i Ministrit te Drejtesise, qoftes Ylli Manjani sot ne favor te Llalles!!! Jo dite te mira per Shqiperine! Uroj qe ta kuptojne dhe ta ndalin ne kohe kete katrahure qe po gatuhet!

  13. ALBAN DEGA says:

    SHQIPERIA NE RREZIK !

    – Stop grushtit institucional te Shtetit ne Shqiperi

    – Te arrestohet ne flagrance Mareshali i UDB-es serbe Sali Berisha
    banda e tij puciste ! Sot… Neser eshte kurre!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sherbimet sekrete dhe Mafia serbe, greke, ruse, shqiptare… ne sulm per destabilizimin e Shqiperise.
    Prokurori i Pergjithshem i Shqiperise Adriatik Llalla dhe gjykata e Sali Kadafit shkarkojne me “mundet apo s’mundet” drejtorin e Pegjithshem te Policise se Shtetit dhe ndeshkojne me “arrest shtepie” po me “mundet apo s’mundet ” dy oficere te larte policie!
    Nje grusht insittucional i mirefillte shteti…
    Stop grushtit institucional te perseritur te shtetit ne Shqiperi!
    Kuvendi i Republikes se Shqiperise te mblidhet ne seance te jashtezakonshme dhe me procedure te jashtezakonshme te shkarkoje, tu heqe imunitetin dhe te arrestoje ne flagrance kreun e komplotit destabilizues dhe te grushtit institucional te shtetit Mareshalin e UDB-es Sali Berisha, Presidentin e Republikes, kapterrin PD-se dhe gardianin e Karaosmaneve Bujar Nishani, Prokurorin e Pergjithshem, Adriatik Llalla, Kryetarin e Gjykates se Larte. Zagarnjori, shefin e SHISH-it Visho Ajazi….
    Kuvendi i Republikes se Shqiperise te miratoje me procedure urgjente Reformen ne Drejtesi dhe ndryshimet Kushtetuese pa qene nevoja per 2/3 e votave meqe opozita destruktive e Sali Berishes nuk miratoi marreveshjen per to.
    Urgjent! Menjehere!
    Neser eshte kurre !
    Vellezer e motra shqiptare mbroni voten tuaj !
    Mbroni demokracine!
    Shqiperia ne rrezik!
    Mbroni Shqiperine!
    O sot e kurre!
    Vraponi burra nuk ka me prite !

    1. tani14 says:

      ALBAN GEGA KA SHUME TE DREJTE PER ATO QE THOTE TE SHKARKOHET BUJAR NISHANI,ADRIATIK LLALLA QE QUAN FJALE E LIRE THIRRJEN PER ARMATOSJE TE POPULLIT,PER MOS HAPJE DHE ARRESTIM TE ARBEN IMAMIT,DHE ZYRTAREVE TE SHIU-t NE KOHEN E PD,PER PERGJIME TE PALIGJSHME ,SI DHE TE PEZULLOHEN URDHRAT E SOTEM PER HAKI CAKON DHE DY OFICERAVE TE TJERE PASI SHQIPERIA ESHTE NE RREZIK.KESAJ QEVERIE MIRE TI BEHET KUR LA NE DREJTIM TE ISTITUCIONEVE NJEREZIT E PD,DHE SOT ATA KANE MARRE FUQINE SI NE KOHEN E TYRE,KUR NE POLICI JANE NJEREZIT E PD QE UDHEHEQIN DHE CDO GJE JA DERGOJNE QYTETARIT DIGITAL

  14. Luftetari says:

    Banda e Sal mutit eshte ne ekstaz si ujku i plagosur, duhet me shpejtesi te shpirrim nga karriket keto banda. Nuk e di se ku eshte shoqeria civile per armet kimike dhe parkun e lojrave te femijve u organizuan si asnjher tjeter, per gjyqetare e prekurore qe cojn gjoba per kedo qe u bje ne dore, nuk ngrihen dhe ti shporrin me te gjitha format nga pozicionet qe kan zen. Ngrihuni bjeruni shporrni keta bandita

  15. Siguria says:

    Nje fjale vjeter thote, kur zihen atllaret shqelmat I hane gomaret.Treshja Sala meta rama po shqelmojne fort per te mbrojtur veten dhe gomaret si llalla e cako po perdoren derisa tu mbaroje lengu.

  16. pro.... says:

    ..sa shume pike ka humbur opozita sot..

  17. burgu says:

    INI TE PAPARE..(komentusit)
    Po me hash-hashin cdo behet tani???

    A po kerkon Prokurria pjesen e saj??

    Ky cakua qe ka dhene GARANCI,si ,qysh ??

    Cfare do ndodhi me “GARACITE E VJETRA”???

    Keto jan hallet e verteta !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje