Reagon Saimir Tahiri: Çako dhe dy punonjësit e policisë kane mbështetjen time dhe të kryeministrit

7 Qershor 2016, 14:20Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar në lidhje me pezullimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, dhe dy punonjësve të policisë, me kërkesë të prokurorisë dhe vendim të gjykatës për përgjimet.

“Unë jam i bindur se drejtori i Përgjithshëm i policisë Çako dhe dy punonjësite Policisë nuk kanë shkelur ligjin, dhe nuk kanë bërë asgje.

Nuk është bërë përgjim dhe asgjë e afërt me përgjimin.

Publikisht i jap mbështetjen time personale, institucioneve, të kryeministrit dhe të qeverisë, për drejtorin, dy punonjësit e policisë dhe të gjithë policinë që me ndershmëri, vendosmëri dhe profesionalizëm po realizojnë misionin e tyre për t’ju shërbyer qytetarëve dhe të bëjnë ç’ështe mundur për respektimin e ligjit, pa të preferuar, pa të paprekshëm.

Unë besoj që janë të shumtë ata që e dinë që mundi ynë për të refomuar drejtësinë është i nevojshme”, ka deklaruar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Tahiri nuk ështe shpreheur se në Shqipëri ka drejtësi të korruptuar.

Ndërsa ka nënvizuar faktin se fronti kundër reformës në drejtësi është më i mobilizuar se kurrë kundër saj.

4 komente në “Reagon Saimir Tahiri: Çako dhe dy punonjësit e policisë kane mbështetjen time dhe të kryeministrit”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    O Saje Qorri
    O jurist me katër sy
    Nuk e nigjove o TPs
    Se ka për ta fut ene ty?!

  2. ben says:

    Qe kur doli ne fillim kjo puna e pergjimit ju thashe qe nuk eshte gje e lehte. Ne amerike iku goxha president per kete pune.
    Dhe mbeshtetje mos jep shume se si dihet si rrokulliset puna ,mos e bej si rama me rroshin qe doli garant e pastaj ne fund e tallen.

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      Per cilin Pergjim e ke llafne mor bir, se ne fshatin tënë kemi disa Pergjimer?

  3. erion says:

    Fatkeqsisht nuk ka patur ndonjeher polici ne keto 25vjet,edhe tani eshte e njejta gje.
    Ka patur nje grup besnikesh per te drejtuar nje institucion me uniforma te quajtura policie.
    Si mund te ndertohej nje polici me te drejta dhe detyra , qe per keto njezet e pese vjet, te mos guxonte kush ta neperkembete.kjo ishte e pamundur.
    Sa fatkeq jane vrar ne krye te operacioneve, shume.
    Sa gjykates dhe prokuror jan vrare ne kryerje te hetimeve , asnje.
    Nje minister rendi del se ka patur oferta nga UDB
    kjo eshte tragjikomedi politikanesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje