Bllokon rrugën që lidh fshatin e tij me qytetin: Është prona ime

8 Qershor 2016, 08:48Kronika TEMA

Policia e Matit ka vënë në pranga një 52-vjeçar me akuzën e të ”Pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit”, dhe ”Vetëgjyqësia ”.

Sipas policisë 52-vjeçari Agim Hoxha u arrestua pasi bllokoi rrugën që lidh fshatin Batër e Madhe me qytetin e Bulqizës, duke pretenduar se rruga kalon në pronën e tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit  Mat për veprat penale të ”Pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit”, dhe ”Vetëgjyqësia ”, parashikuar nga nenet 293, dhe 277,  të Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje