Akuzat e Tahirit e Ramës për Aliajn, KLD: ‘Gabimi' i tij, pezullimi i Çakos

8 Qershor 2016, 21:10Kronika TEMA

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka reaguar mbi deklaratat e kryteministreit Edi Rama dhe Ministrit Saimir Tahiri ku ka thënë se i vetmi “Gabim” i gjyqtarit është pezullimi nga detyra i drejtorit të përgjithshëm të policisë Haki Çako.

Sot, Kryeministri z. Edi Rama, ashtu si dhe ministri i Punëve të Brendshme z. Saimir Tahiri përdorën një arsenal të padenjë fjalësh ndaj një gjyqtari, për “gabimin” e tij të vetëm se gjatë ushtrimit të detyrës së tij, kishte miratuar kërkesën e prokurorit, për dhënien e masës së pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ky reagim, pasuar nga një fjalor i papërshtatshëm, kur artikulohet nga një Kryeministër dhe një ministër i Punëve të Brendshme, është një kërcënim i hapur ndaj, jo vetëm këtij gjyqtari që dje dha një vendim, por një kërcënim ndaj të gjithë trupës gjyqësore.

“Deklarimet të tilla, të përcjella me një intensitet të tillë, në një moment të papërshtatshëm, për stadin në të cilën është procesi i miratimit të Reformës në Sistemin e Drejtësisë, jep mesazhin, përkundër pritshmërive, që kjo reformë mund të jetë vetëm një fasadë e dalë boje. Sjellja e sotme tregon qartë, se në të parin moment, që përfaqësues apo eksponentë të qeverisë u “atakuan” nga një vendim gjykate, i cili për më tepër është i ankimueshëm, u kalua në një turravrap përdhosjesh, poshtërimesh dhe kërcënimesh, ç’ka të ul pritshmërinë se Reforma në Drejtësi po kërkohet me aq ngulm, jo për nevojën që ka sistemi i drejtësisë me brishtësinë e tij për konsolidim, por për të kontrolluar politikisht këtë sistem. Në respekt të opinionit publik, e informojmë se gjyqtari Arjan Aliaj, është rikthyer më parë në sistemin e drejtësisë, me vendimin e KLD nr. 256 datë 02.12.2009, në zbatim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese nr. 11, datë 02.04.2003. Sot Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i kërkon Kryeministrit të vendit, funksionarëve të tjerë të lartë ose jo, por dhe kujtdo, që ushtron apo parashikon të ushtrojë ndikim, presion apo kërcënim, ndaj gjyqtarëve a trupës gjyqësore në tërësi, ta ndalojë menjëherë, ndikimin, presionin apo kërcënimin, sepse kjo është dëmi më i madh që mund t’i bëhet themeleve të shtetit të së drejtës, dëmi më i madh që mund t’i bëhet aspiratave të vendit për intregrimin evropian. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kërkon nga trupa gjyqësore të vijojë veprimtarinë e saj, duke mos u ndikuar nga asnjë lloj ndërhyrje dhe kërcënimi në ushtrimin e detyrës, duke garantuar kështu funksionimin e shtetit të së drejtës, ashtu si dhe duke patur në fokus të punës, respektimin e procesit të drejtë gjyqësor, dhe garantimin kurdoherë të një transparence dhe përgjegjshmërie maksimale në përmbushjen e detyrave”, thuhet në deklaratën e KLD .

6 komente në “Akuzat e Tahirit e Ramës për Aliajn, KLD: ‘Gabimi’ i tij, pezullimi i Çakos”

  1. vflp says:

    KLD fytyra e krimit ne Shqiperi.

    1. Miri says:

      Familja mafioze shqipetare.

  2. Genti says:

    obobooooooo shikoni se car palo KLD-je kimi ne krahun e zaganjorit eshte njeri qe eshte me arsim me korespondence,shikoni edhe palacon e jozefines individi afer bujar mehmeti nishani keto jane plerat e PLEPAVE-DURRES…

  3. petrit says:

    Shikoni cfar thote Keshilli i Ndrikullave qe pas reformes i ka ditet te numeruara. e quan themel te shtetit te se drejtes kete sistem te kalbur qe duhet reformuar URGJENTISHT

  4. PO,PO says:

    Kur ndodh qe “Skypioni” , te jete me ndonje sherbim jashte vendit dhe nuk
    ka mundesi te reagoje i pari , per gjithecka qe shqeteson SHQUP-in , del ne
    skene menjehere kapter Nishani , per te lepire plaget ! Nuk di,ne se e kini vene re !

  5. KLD says:

    Klani Langaraqve Demokrat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje