Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka pritur në një takim kreun e SHISH, Visho Ajazi.
Takimi nisi rreth orës 08:15 dha ka zgjatur një orë. Mendohet se në fokus të takimit është çështja e përgjimeve.
Takimi vjen pas pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe pas përplasjes prokurori, gjykatë dhe polici për çështjen e përgjimeve.
Në takim është i pranishëm Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe Prokurori i Tiranës Petrit Fusha.
Visho Ajazi dhe Llalla janë përfshirë në një çështje, të cilën thanë se e kanë dëgjuar si thashethem.
Asnjë prej tyre nuk informoi kryeministrin, siç është ligji, që në mënyrë ironike ata thonë se e ka shkelur Haki Çako, por vetëm Bujar Nishanin.
Në një shkrim tjetër të publikuar dje në gazetën TemA ngulnit këmbë se z. Haki Çako nuk është Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, tashti në këtë shkrim na del Drejtor i Përgjithshëm i Policisë. ?!?!????
Plehra
Do t’ju vije dita dhe ketyre dyve.