Terrorizuan Elbasanin duke sulmuar me armë policinë, prangosen Çapjat dhe Bledar Muça

9 Qershor 2016, 10:16Kronika TEMA

Tre persona u arrestua një ditë pas shkëmbimit të zjarrit në Elbasan, mes policisë dhe pjesëtarëve të fisit Çapja.

Të arrestuarit janë Florenc Çapja, Ardjan Çapja dhe shoku i tyre Bledar Muça.

Është po i njëjti person që 4 ditë më parë mbeti i plagosur lehtë në një atentat që u bë ndaj Florenc Çapjes.

Natën e kaluar, përballë Hotel Universit në Elbasan pati një shkëmbim zjarri mes antarëve të familjes Çapja dhe policisë. Duke u ndjerë të rrezikuar nga një atentat tjetër, ata qëlluan mbi makinën e agjentëve të policisë që i vëzhgonin.

Policia njoftoi se gjatë kontrollit në banesat e fisit Çapja në Elbasan, u gjetën armë dhe municione.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje