FOTOT/ Vrau 2 në Shqipëri dhe fshihej me dokumenta kosovarë në Britani, kapet pas 18 vitesh nga mediat

9 Qershor 2016, 09:57Kronika TEMA
FOTOT/ Vrau 2 në Shqipëri dhe fshihej me dokumenta kosovarë

Një investigim i gazetës britanike Daily Mail ka çuar në pranga shqiptarin Avni Metra.

53-vjeçari fshihej prej 18 vitesh në  Britaninë e Madhe me një identitet të rremë kosovar.

Pas një hetimi të gjatë, gazeta britanike ka zbuluar se Anvi Metra, në vitin 1998 kishte hyrë në Britani, duke u hequr si një refugjat i luftës së Kosovës dhe se jetonte në këtë vend nën identitetin e Advul Mekra.

Gazetarët e kanë gjurmuar 53-vjeçarin në një apartament në Borehamëood, Hertfordshire, ku ai jetonte prej vitesh.

“Dora e tij e djathtë, vendoset në mënyrë mekanike pranë dy thikave”, e nis shkrimin “DailyMail”duke treguar përballjen me të akuzuarin për vrasje të dyfishtë, Anvi Metra.

Ai vijon të jetoj i lirë (18 vjet në arrati) dhe pse është në listën e më të kërkuarve nga Interpol. Anvi Metra është arrestuar për dhunim e bashkëshortes dhe përsëri i ka shpëtuar sistemit të drejtësisë.

Ai ka pasaportë britanike, e sipas “Daily Mail”, ka përfituar me mijëra paund, duke punuar në të zezë dhe i përfshirë në rrjetin e prostitucionit.

Tashmë babai i 4 fëmijëve do të dalë në gjyq , për t’u përballur më procedurat e ekstradimit. Aktualisht për të në Shqipëri ka një vendim në mungesë, që e ka dënuar në 25 vite burg, për dy vrasje.

5 komente në “FOTOT/ Vrau 2 në Shqipëri dhe fshihej me dokumenta kosovarë në Britani, kapet pas 18 vitesh nga mediat”

  1. BOHOTINA says:

    Shih ç’ surrat i poshter!

  2. Alb says:

    O te shpofsha ne nonçe. Edhe me probleme te medhaja knej edhe ste rrin nonçja rehat andej. Hajde ha supen me kryma tani.

  3. edi usa says:

    juveeee qe jenui shqiperi dhe kudooo skeni tru sa nje puleeeee keto qe jan angli jan te tere fallco me emra dhe mbiemra po anglezt jan debilaaaaa sdin tju kerkojne dokumenta cdo vit ketyre qe kan ardhe aty pas 90 dhe shikoni 90 perqinde jan kriminel dhe hajdut edhe atyre qe jan bere anglez tjua kerkojne te bin dokumenta me vertetetu qe kan thon te verteten ne 90 te jem un nje dite i pare shteti dhe jua tregoj ketyre se jan koqevar me dokumenta

    1. Elt88 says:

      po ty pse t djeg me edi.

      ne qoft se USA jote do pranonte Kosovar ne kohen qe ke shkuar, nuk do e beje? Apo e ke ndergjegjen dhe karakterin e lart.

  4. Illyrians says:

    Vetem bishti i mungon.. (kam frike se edhe ate do ta kete..)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje