Shkatërroi familjen e tij, në mënyrë të veçantë jetën e vajzës dhe tani rrezikon edhe një dënim prej 15 vitesh burgim.
Këto janë vetëm pasojat e dukshme të incestit mes babait dhe së bijës. Historia në kufijtë e të pabesueshmes ka ndodhur në zonën e Kamzës, në Tiranë, ku banonte familja Lezo.
Kryefamiljari, Artur Lezo, ndodhet një hap larg dënimit me 15 vite burgim, që ishte kërkesa përfundimtare e prokurorisë.
Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij që në moshën 12-vjeçare. Vajza e ka treguar historinë e saj kur mbushi 18 vjeç, pasi i fejua me një djalë nga Mallakastra, i cili konstatoi se nuk ishte e virgjër.
Në këtë moment, vajza i ka treguar të ëmës se i ati kishte abuzuar me të që në moshën 12-vjeçare.
Së bashku me të ëmën, vajza bëri denoncimin dhe dëshminë në polici, e cila më pas arrestoi Artur Lezon, raporton Top Channel. Në dëshminë e saj, vajza është shprehur se nuk ka për ta falur kurrë të atin, pasi abuzimi seksual ka ndodhur disa herë, kur e ëma nuk ndodhej në banesë.
Ndërsa, për shkak edhe të moshës dhe turpit, kishte ngurruar që ta denonconte menjëherë këtë abuzim, i cili ishte edhe shkaku i prishjes së fejesës.
Nese un denoncoj nje njeri mbas disa vitesh ,duke thene qe ai me ka vjedhur shtepine,a do arrestohej ai njeri sikur edhe mos te kem prova ndaj tij!.
Nqs eshte e vertete, le te ngordhe ne burg, plehra!
Ka edhe vajza qe bredhin dite nate neper hotele e kur vjen puna akuzojne te jatin se nuk kane nga tja mbajne e nuk kane si ta justifikojne,duke fantazuar cdo gje qe u dikton mosha e adoleshentes, e duke menduar se keshtu jane me pak kurva.