Edi Rama ka një mesash inkurajues për kuqezinjtë: Falë jush, 10 milionë shqiptarë krenarë

16 Qershor 2016, 13:24Sport TEMA

Një ditë pas ndeshjes së kombëtares shqiptare me Francën, në euro 2016, kryeministri Edi Rama falënderon ekipin kuqezi për gjithë përformancën e bukur që dhanë gjatë ndeshjes, pavarësisht se rezultati në fund i nxori ata humbës.

Mesazhin që kreu i qeverisë ua ka dedikuar edhe tifozëve të zjarrtë kuq e si ka preferuar ta bëjë publik në profilin e tij në Facebook.

Ja çfarë u shkruan Rama:

Fort të dashur çuna,

I dashur Gianni,

Vëllezër kuqezinj,

jo sa ju, po si ju edhe unë dhe 10 milionë shqiptarë, ndjehemi sot të hidhëruar me pozicionin e Shqipërisë në tabelën e grupit. E cila nuk tregon çfarë ju shfaqët në dy ndeshjet e jashtëzakonshme që keni zhvilluar. E mbrëmshmja ishte ndoshta ndeshja më e bukur e historisë së Kombëtares. Dhe fundi i saj i pamëshirshëm nuk e zbeh aspak shkëlqimin e lojës suaj ekzaltuese për 89 minuta me radhë.

Të 24 mijë shqiptarët e pranishëm në shtëpinë e pretendentëve më të mëdhenj për kampionë të këtij Europiani, nuk dolën dot të gëzuar nga stadiumi madhështor i Marsejës. Por padyshim dolën shumë krenarë për ju. Krenarë për ju u larguan nga sheshet e mbushura plot të Shqiperisë e të Kosovës, për të ndjekur duelin tuaj heroik, edhe mijëra e mijëra të tjerët që e veshën mbrëmë kuqezi trupin e trojeve tona. Po edhe milionat e të tjerëve, që ju ndoqën nga shtëpitë apo klubet kudo, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e Bujanovc apo vende të tjera të Europës e botës, u ndjenë krenarë për ju pas përfundimit të lidhjes direkte me fushën, ku rezultati ishte si një dënim krejt i pamerituar i çastit të fundit.

Unë dua t’ju falenderoj sot, me mirënjohjen më të thellë për gjithçka ju treguat mbrëmë, në finalet tona të para në histori ku Shqipëria është falë jush; ku 10 milionë shqiptarë janë pjesë e kësaj feste madhështore të futbollit europian, falë jush; ku falë jush, populli ynë po vazhdon të marrë një shembull të pakonkurueshëm të gjërave të jashtëzakonshme që ne shqiptarët mund të bëjmë, nëse jemi të gatshëm të japim më të mirën që kemi brenda nesh, duke bërë çdo përpjekje e sakrificë.

Europiani ynë nuk ka mbaruar ende. Pas një nate të trazuar nga befasia e rëndë e çastit të fundit, ju sot duhet të besoni më shumë se kurrë tek vetvetja dhe, siç thotë i madhi Marcelo Bielsa, në fjalimin e tij epik përpara skuadrës pas një humbjeje të pamerituar, “t’a pranoni helmin e padrejtësisë me besimin se, po të vazhdoni të luani kështu, do ta merrni me siguri atë që meritoni”. Mbase ajo që ju meritoni do të vijë edhe në fushën e lojës pas ndeshjes së tretë, po mbase jo. Por jini të bindur se cilidoqoftë rezultati përfundimtar i fushës së këtyre finaleve të jashtëzakonshme për ngjyrat e Shqipërisë, ju do ta merrni të plotë me siguri atë që meritoni në zemrat e në mendjet e popullit tonë. Po gjithashtu, do ta merrni edhe në sytë e të gjithë të huajve, të cilët sot flasin me shumë simpati për skuadrën tonë dhe me superlativa për sportdashësit fantastikë shqiptarë në Francë.

Forca vëllezër! Sot është një ditë të re që dua t’jua uroj me plot dritë në shpirt dhe energji në trup, përmes fjalëve kuptimplota të Colm O’Connell, trainerit irlandez të rekordmenëve botërorë kenianë të distancave të gjata: Fituesit janë humbësa që dinë t’i vlerësojnë si duhet disfatat e tyre:-)

Përqafime nga Shqipëria,

Edi Rama

13 komente në “Edi Rama ka një mesash inkurajues për kuqezinjtë: Falë jush, 10 milionë shqiptarë krenarë”

  1. Fotaq says:

    Per car eshte krenar se nuk e kuptova ?

    Me duket se ky tall trapin me popullin duke ja mbushur mendjen me nacionalizem e brockulla.

    1. Leon says:

      Ti Fotaq nuk ke faj,Greqia nuk eshte aty,ke te drejte te inatosesh ?

      1. Edkari says:

        O kryeminister plehre.
        kudo ku fut hundet ti punen shkojne keq e mos me keq.
        vertete qe erdhe ne pushtet si veprim matematik dhe jo
        si i zgjedhur direkt por do ikesh dhe fshihesh dhe nga defteret
        duke u shumezuar me ZERO.

        1. Sali serbi says:

          Edi erdhi ne pushtet ne saje te nje meleon loqeve qe hengri PeDe’ja nga populli si nje falenderim per 21 Janarin, Gerdecin e shume te tjera……
          Me bythe te fotra zgjedhjet e ardhshme ( nqs sperfundoni ne biruce nga reforma )………

    2. I paemërt says:

      Po te jetosh gjithe jetes me lekat borxhe te Botes e ke dikur te veshtire te definosh fjalen KRENARI nuk te ve faj ore Fotaqke keshtu dhe ju “greket” apo te bie me per mbare grekofil

    3. lloqelloqe says:

      O Foti – po nuk ke nje urim o mavri, per popullin me te cilin ke ndare kaq shume sa i flet edhe gjuhen? Shqiptaret nuk kane deportuar njeri nga trojet e tyre. Aty ku jane ne mes tone i kemi lene pa i ngacmuar. Ke par ndonje fshat grek, slav te djegur nga shqiptaret ne Dropull, Golloborde, Pogradec, Shkoder? Ke pare karvane me pleq, plaka, gra e femije greke e sllave te lene shtepite e tyre ne Shqiperi e te shkojne nga syte kembet nga frika se mos i vrasin? Shqiptari nuk eshte engjell, por nuk ka patur ndonjehere program per vrasje, shpopullim e debime masive te minoriteteve. Minoritetet ne shqiperi kane jetuar pa frike. Vuajtjet kane qene te barabarta si populi shqiptar. Perkundrazi, shqiptare nga Kosova jetojne ne Lushnje, Fier, Durres se ne kohen e zogut u shperngulen me mijera nga kosova nen dhunen serbe. Fshatra te tere qe uk egzistojne me. Shqiptaret e camerise, jane shperngulur nga greket me dhune po nuk u nis njeri me pushke drejt dropullit per te lare hesapet edhe pse nje grusht me fshatra jane. Ne jemi popull i vogel qe kemi gezimin te jemi ne nje tryeze te larte profesionale. Dukshem nuk kemi kualitetet e Frances apo te ekipeve te tjera, por fitoret jane te ndryshme. Per dike quhet vetem nese behet kampion, per dike nese paraqitt mire, etj. Pse nuk do ta kuptosh? Pse te hidheron kaq shume gezimi apo krenaria e shqiptareve kur kane nje arsye per tu gezuar. Edi eshte kryeministri i vendit e pamvaresisht se kampionati europian eshte thjesht nje sport e garim – ka edhe nje dimension me te gjere, social, psikologjik, emocional, nacional etj etj. I takon “te parit te shpise” te mbeshtese perfaqesuesit. Per shqiperine pa stadiume, pa infrastrukture, pa para, pa shkolle futbolli, eshte fitore e madhe qe u kualifikua, dhe nje gezim i madh kur shikojme qe paraqitet me dinjitet e kualitet pa u shnderruar ne nje ekip qe e shkelin me kembe apo e bejne tabel qitje. Kete po u thote edhe ai po ti nuk do ta kuptosh. Meszhi eshte i qarte – perkushtimi, deshira, kane krijuar nje kualitet qe ne nuk e kemi patur me pare. Kjo eshte fitorja e vertete dhe per kete gezojne shqiptaret. Per kete arsye ndihen te BASHKUAR e per kete arsye krenojme keto momente me autoret e kesaj ndjenje – ekipin qe po na perfaqeson.

      1. Fotaq says:

        Ku e pe qe po shaja popullin Shqiptar ? Un thjesht po thoja nje te vertete. Politika shqiptare eshte e zhytur ne korrupsion edhe nuk shihet ndonje gje e mire per Shqiptaret ne horizont. Politikanet 4-5 vitet e fundit luajn karten e nacionalizmit i cili shet. Ja heqin popullit mendjen nga problemet reale duke ja u mbushur me nacionalizem, me urrejtje per te tjeret e me teorine qe Shqiptaret jan engjejt e botes. Popujt qe mendojn keshtu jane te denuar ne varferi sociale e mendore. Duhet te zgjoheni, politikanet qe ju shesin nacionalizem e krenari per gjoje tallen me ju,nuk ofrojne asgje.Kuptoheni kete

  2. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    “Ndeshja e djeshme na qenka ndeshja me e bukur e historise se Kombetares”” ????? !!!!
    Po pse ?
    Apo sepse humbem me dinjitet ???!!!!

    Nder ndeshjet me te bukura te kombetares , ku perfshihen fitore dhe humbje dhe barazime :
    – Shqiperi- Rep.Federale Gjermane 0-0
    – Shqiperi-Belgjike 2-0
    – Shqiperi-Greqi 2-1
    – Gjermani-Shqiperi 4-3
    – Shqiperi-Rusi : 3-1
    -Norvegji-Shqiperi 2-2 dhe 0-1

    Gjerat me te bukura te Shqiperise deri tani ne kete Evropian nuk jane Brenda fushe por jashte saj.
    Jane tifozet e zjarrte te Kombetares qe vijne nga cdo ane e botes , pavaresisht sesa duhet te lodhen e te paguajne , per te ndjekur e per te mbeshtetur kombetaren e tyre , ndersa ajo I shperblen me … humbje me dinjitet.

    Vetem per keta tifoze te zjarrte e teper paqesore , kombetarja duhet te fitoje me Rumanine , jo per tu kualifikuar , por per te kenaqur tifozet.

  3. enter"" says:

    Ok boll me. Ska nevoje per shpelarje nacionaliste.

    1. tfgs1 pousti says:

      enter, ulu se te ra sapuni ! Apo ke qejf te me peshosh njehere nga arxidet si i pelqen edhe kapidan tourkoarxidifagosit ?

  4. Visi says:

    Gjëja më e mrekullueshme që ka arritur kjo kombëtare,është bashkimi shpirtëror i shqiptarëve,thyrjen e paragjykimeve ndërmjet shqiptarëve,etj.Prandaj, unë edhe pse jam nga Kosova,isha kundër pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA.

  5. Arben says:

    FUTBOLLI SI SHUME GJERA NE JETE NUK JANE GJITHMONE TE DREJTA. POR DJEMTE TANE LUAJTEN MIRE, PERBALLUAN DERI NE FUND NJE NGA SKUADRAT ME TE MIRA TE KAMPIONATIT DHE MOREN FJALE TE MIRA NGA PERSONALITET E FUTBOLLIT. KJO ESHTE FITORJA TYRE. PERSA NA PERKET NE TE TJEREVE NA DUHET ME SHUME BYTHE TE PUNOJME QE SPORTISTET TANE TE MOS NA I TRAJNOJE ZVICERA POR TU KRIJOJME NJE VEND NORMAL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje