Kjo është Shqipëria, jo ajo e xhihaditësve dhe politikës së korruptuar

17 Qershor 2016, 13:13Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Nuk kisha asnjë iluzoi se Shqipëria do të bënte në Francë më shumë se sa pjesëmarrja.

Dhe mendoj se kjo është më e shumta që mund të bënim, pasi duhet të jemi realistë se deri ku e kemi mundësinë.

Por kjo mjaftoi për të demonstruar shumë më shumë se kaq.

Ne jemi një popull qe kemi nevojë për të demonstruar e treguar se kush jemi.

Pasi deri tani jemi prezantuar nga lajmet me klandestinë, trafikantë droge, politikanë të korruptuar, xhihadistë(sa herë flitet për Shqipërinë, mediat e huaja nuk harrojnë të na cilësojnë vendi me shumice myslimane, a thua kjo është zgjebe)…

Por Shqipëria kishte nevojë të tregonte një tjetër anë të sajën.

Shqipëria nuk janë e nuk e përfaqësohet as nga hajdutët, as nga trafikantët, as nga politikanët, që i ngjiten flamurit si m… pas këpucës për të përfituar kredite.

Pjesëmarrja e kombëtares në Europian dhe mijëra tifozët që i shkuan pas, prezantuan një shoqëri të civilizuar, frymëzuese, argëtuese e paqësore.

Atë që se bëri asnjëherë klasa e të zgjedhurve, e bëri vetë populli, duke i detyuar të gjitha mediat e huaja të shkruanin fjalët më të mira që janë shkruar ndonjëherë për njerëzit e këtij vendi.

Kemi nevojë për frymëzim, kemi nevojë të ndjehemi krenarë.

Historia ka treguar se sporti bën atë që nuk bën dot asnjë qeveri.

6 komente në “Kjo është Shqipëria, jo ajo e xhihaditësve dhe politikës së korruptuar”

  1. valla bash mir e ke than .
    kena nevoj me u gzue t’bukres ,
    me shijue t’omlen ,
    mu frymzue e me zbulue kenaqsit e jets qi kena muhue vetes deri msot
    tu u morr me pulitike tallava
    moj ju, ju trandofille, maj ju a marrsha , nji ktshu ju dojm ne valla

    1. yp Xhixhi says:

      Keto dy cicjashtat punojne ne semafor virtual, lale!
      Shqiptaria ka vajza fantastike,po ka dhe kurva …

  2. Ai says:

    Kjo eshte emigrimi. Shqiperia eshte shume ndryshe.

  3. Neutrino says:

    per nje periudhe te shkurter. Pastaj?….. Business as usual. Nuk lahet m… me sh…rre. Zhulin e politikes dhe shoqerise shqiptare nuk e lan dot nje kampionat. Pseudopatriotizmi eshte me i rrezikshem se nacionalizmi. Se nuk te le te hapesh syte. Perse nuk mburren gjermanet, italianet, francezet, islandezet etj. etj. per sjellje dinjitoze te tifozeve te tyre. Sepse nuk kane nevoje. Nuk eshte sjellja e tifozeve qe te ve “vulen” ne biografine e nje kombi. Jane parametra te tjere te nje shoqerie civile qe te klasifikojne. Parametra qe shqiptaret akoma nuk i plotesojne. Sepse nuk jane te klasifikuar si nje shoqeri civile. Civile do te thote qytetare. Dhe qyetaret ne Shqiperi jane pakice.

  4. orienti says:

    -shqiperia ka fitur shume:,dashurine ,respektin,ka ndryshuar imazhin per ata qe s’na njohin..shqiptaret kane perçuar paqe..ç’fare duan me shume EUROPA.fitorja me e madhe eshte se ne na pranuan me dashuri kudo,ky eshte rezultati me i mire-njohja reale.

  5. Anonim says:

    Magjine e futbollit e kane perjetuar dhe te tjere para nesh. E ka perjetuar Gjermania ne vitin 1954 dhe e quajten: “Das Wunder vom Bern“ Eshte saktesisht si nje paralele magjia qe po perjetojme Ne me magjine e Gjermanise se mbas luftes: ku njerzit nuk orjentoheshin dhe kishin probleme indetiteti dhe ndodhi “Mrekullia e Bernes“ Ku Gjermania e Gjermanet dolen me moton: Cdo gje per popullin, cdo gje per Gjermanine. Dhe me sentencen qe gjemon sot e kesaj dite kunder politikaneve: Ti je nje hic, populli eshte gjithcka. Dhe me te vertet kjo eshte histori. Histori ishte dhe eshte ringritja e Gjermanise qe nisi nga futbolli dhe sot e kesaj dite politikat e zgjuara e kane kthyer ne nje bateri pozitive per popullin. Ishte koha ku Gjermania perjetonte nje depresion kombetar e nuk orjentoheshin si shoqeri pas luftes se dyte boterore. Futbolli i dha shprese dhe rilindje e sot e kesaj dite pompohet patriotizmi dhe shpirti i ekipit dhe tifozeve me moton: Cdo gje per popullin, cdo gje per Gjermanine. Jane bere filma e muzikale te sukseshm dhe pse ka kaluar nje gjysme shekulli dhe simboli i “Das Wunder von Bern“ jeton dhe frymezon akoma dhe sot e kesaj dite.
    Magjine e dyte e kam perjetuar vete ne vitin 2014 ne kampionatin boteror ku shoqeria gjermane katapultoje ne nje format tjeter tolerence; magjike eshte cilesuar se magji ishte euforia, energjia pozitive, emocionet ishin te prekshem ku shoqeria me te vertet u katapultua ne nje ebene tjeter dhe jo me kot u quajt: Prralle vere 2014. Cdo gje kaloj ne si ne prralle ku dominonte toleranca njerzore e miresia. Dhe ky kampionat per shqiptaret do te quhet mrekulli dhe magji ku shikon ne te gjitha qytet makinat me flamuj shqiptare qe nuk ndjehen te kompleksuar dhe jane celur e pershendeten me njeri tjetrin pa ju fshehur qe jane shqiptar. Si nje ikone kombetare Kombetarja e futbollit na elektrizoje te gjithve. Na ngjallen shpresen e shqiptarizmes dhe na mbushen me emocion ku kamera shetiste ne oqeanin e kuq te tifozeve dhe te gjithe me veshejen kombetare me doren ne zemer kendonin himnin e bashke me ekipin te gjithe shqiptaret e planetit. Dhe jemi krenare per ju se na perconi nje energji kaq pozitive dhe te nevojshme duke na formatuar e katapultuar ne nje mrekulli tjeter si vizion e shprese. Simbolika qe u percua si ekip dhe si tifoze eshte cdo gje per popullin, cdo gje per Shqiperine dhe turperohesh nga sporti i politikes e te vjen ndermed slogani i Gjermanise se pas luftes: “Ti je nje hic, populli eshte gjithcka“. Eshte nje mesazh ku me ane te futbollit ne marrim forme konkrete pa u fshehur dhe themi me krenari: Ne jemi Shqiptaria. Nderim Kombetares qe na kthyet krenarine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje