Portugali-Hungari është ndeshja e tretë në grupin F, që do të luhet në stadiumin e Lyonit.
Një ndeshje ku Portuglisë I interesojn vetëm tre pikët në mënyrë që të kalojë për në raundin tjetër, ndërsa dhe Hungaria do të kërkojë të marrë më të mirën nga kjo ndeshje pasi është ende në garë për tu kualifikuar.
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të kësaj ndeshje.
Formacionet zyrtare
Portugalia: Rui Patrisio, Eliseu, Carvalho, Pepe, Vieirinha, Gomes, Carvalho, Moutinho, Mario, Nani, Ronaldo
Hungaria: Kiraly, Lang, Juhasz, Guzmics, Korhut, Pinter, Elek, Lovrencsics, Gera, Dzsudzsak, Szalai.
Minuta 75’, Ronaldo pranë golit të avantazhit për portugalinë, por nuk kordinohet në mënyrën e duhur gjatë momentit të goditjes
Shtylla ndalon Hungarinë për të shënuar golin e katërt. Të pafat hungarezet!
GOL! Sërish Kristiano Ronaldo që shënon për Portugalinë, gjithcka e barabartë në Lion
GOL! Dzsudzsak kalon sërish në avantazh Hungarinë duke shënuar një super gol, në festë tifozeria hungareze
GOL! Barazon menjëherë Portugalia me anë të Kristiano Ronaldos që barazpeshon shifrat
GOL! Hungaria kalon sërish në avatazh përballë Portugalisë me anë të Dzsudzsak që shënon mjaft bukur nga godtija e dënimit
Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Portugali-Hungari, me skuadrën portugeze që ka kryer një zëvëndësim
GOL! Barazon Portugalia me sulmuesin Luis Nani që tregohet i saktë brenda zonws duke mposhtur portierin Kiraly
Minuta 40’, Shënon Portugalia me anë të Luis Nani por goli është I pavlefshëm pasi ndodhej në pozicion jashtë loje
GOL! Hungaria kalon në avantazh përballë Portugalisë. Gera I jep epërsinë hungarezëve me anë të një super goli nga distanca
Minuta 10’, Luis Nani krijon rastin e parë për Portugalinë duke fituar duelin me mbrojtësit e Hungarisë, por topi i goditur prej tij përfundon larg kuadratit
Minuta 6’, Rast i parë i rrezikshëm për Hungarinë me Szalai që godet me kokë, por topi i tij përfudon mbi tranversë
Nis ndeshja Portugali-Hungari me topin e luajtur nga qendra nga ana e portugezëve