Situata e eksporteve dhe mundësitë e zgjerimit të tyre ishin pjesë e një interviste që eksperti i ekonomisë Ilir Ciko dha në studion e TemA TV. Sipas tij ndërhyrja e qevrisë për rimbursimin e TVSH për eksportuesit duhet të jetë një standart për të gjithë bizneset. “Vendimi i qeverisë për të rimbursuar brenda muajit TVSH për kompanitë eksportuese është mirëpritur. Por kjo është pak, pasi është detyrim ligjor që TVSH të rimbursohet brenda muajit për të gjithë bizneset. Dhe kjo duhet bërë sa më parë”, thotë Ciko.
Ciko thotë se në situatën aktuale që po kalon biznesi i madh në vend edhe rritja e eksporteve do të mbetet një e dhënë pesimiste. “Falimenti i KURUM dhe ndërrimi i aksioneve të BANKERS do të japin efektet e tyre në eksporte”, tha Ciko.
A po i sfrytëzojmë resurset e vendit për eksport, a është nxjerrja e naftës bruto në eksport një gjë e mirë, a kemi mundësi për të prodhuar më shumë mallra me vlerë të shtuar. Të gjitha këto janë disa nga pyetjet për të cilat eksperti i ekonomisë, Ilir Ciko jep mendimin e tij.