Paraditen e së enjtes është mbajtur seanca më e fundit parlamentare, ku në rend të ditës ishin ligji për kamerat e sigurisë dhe Reforma në Drejtësi. Gjithashtu gjatë kësaj seance është betuar dhe deputeti më i ri i Shqipërisë, Edmond Leka. Punimet në Kuvend janë shoqëruar me debate të ndezura dhe deklarats të forta.
Më poshtë mund të ndiqni një pjesë të debateve dhe të fjalimeve të disa deputetëve si nga mazhoranca edhe nga ana e opozitës.
PS tërhiqet nga ligji për kamerat, Ruçi: Të dal nga rendi i ditës.
Paloka: Nuk keni votat ndaj se votoni, propozoj të votohet.
Betohet deputeti i ri i PS-së Edmond Leka, Kokëdhima ikën nga Parlamenti
Nxirret nga axhenda ligji pë Kamerat e Sigurisë, votohet me 64 vota pro, 35 kundër
Berisha falenderon Kombëtaren dhe tifozët shqiptarë
Berisha ironizon: Golin e ka bërë Edi Rama.
Berisha: Forcat regresive duan të fusin nën kthetra reformën.
Berisha: Vetingu të bëhet si Komisioni i Venecias.
Reforma në Drejtësi, Berisha: Rama vetëm kryeministër nuk është kur tregon vijën e kuqe.
Berisha thirrje PS-së: Votoni Refomën në Drejtësi!
Berisha: Rama është kryeministri më analfabet që ka njohur historia.
Xhafaj: Gabuam me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.
Kreu i komisionit të Reformës në Drejtësi, Xhafaj: Venecia nuk rekomandoi atë që kërkon opozita.
Nxehet Majko: Injorantë i dini shqiptarët ju?!
Blushi: Në 25 vite Berisha dhe Rilindja nuk ka bërë asnjë gjë për shqiptarët.
Blushi i drejtohet Xhafës: Reformën e keni bërë në mënyrë hermetike.
Bylykbashi sfidon deputetët e PS-së: Kush i njeh institucionet PPA KLGJ?
Bylykbashi: Ligji juaj do të jetë një gër-vër e do të tregohet si barcaletë.
Topalli: Drafti Xhafa nuk njihet nga deputetët
Topalli: Nuk mund të ketë dhe shtet ligjor dhe mafia që bën politikë
Topalli: Ndërkombëtarët janë ndihma jonë, por këtë proces nuk mund ta bëjnë ndërkombëtarët pa shqiptarët. Është Kushtetuta e vendit tim.
ish-kryeparlamentare,tani deputete ja si shprehet:”nderkombetaret jane miqte tane me te MADH” haha mos deshi me thene:”pashuku e ka me te MEDHENJ”ky pra eshte niveli arsimor,intelektual qe flasin ajka e pd-es!!!