Një rregullore e re që ka lidhje me cilësinë e shërbimeve të energjisë elektrike pritet të miratohet në mbledhjen e radhës së Entit Rregullator te Energjisë (ERE).
Rregullorja e re përcakton se, duke filluar nga 1 shtatori 2016 në rast të mosrespektimit te niveleve të cilësisë së shërbimit sipas nenit 16 te kësaj rregulloreje, operatori i sistemit është i detyruar ti japë një kompensim klientit fundor, me kërkesën e këtij të fundit në vlerën 200 lekë, raporton Monitor.
Duke ju referuar nenit 16 të kësaj rregulloreje, nëse një klient në Tiranë i ndërpritet energjia më shumë se 10 orë në vit duhet të kërkojë dëmshpërblim. Në qytete dhe fshatra të tjera veç Tiranës dëmshpërblimi për ndërprerjet kërkohet mbi intervalet 12-35 orë në vit.
Rregullorja e re thotë se çdo ndërprerje energjie më shumë se 15 minuta quhet ndërprerje e gjatë.
Duke filluar nga 1 shtatori 2016 në rast të mosrespektimit të niveleve të cilësisë tregtare të shërbimit nga Operatori i Sistemit është i detyruar ti japë një kompensim klientit fundor prej 200 lekësh.
Pas verifikimit të mosrespektimit të niveleve të cilësisë së shërbimit, kompensimi brenda 30 ditë kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës.
Në faturën e dërguar vlera e kompensimit duhet të jetë e përcaktuar nën emërtimin “Kompensimi i klientit për mosrespektim të niveleve të cilësisë së shërbimit ë përcaktuara nga ERE. Gjithashtu në të njëjtin dokument duhet të përcaktohet që “Përfitimi i i kompensimit nuk përjashton mundësinë e klientit për ta kërkuar në rrugë gjyqësore”.
Mirëpo masa e dëmit që duhet t’u paguhet klientëve është shumë modeste ( 200 lekë) në krahasim me dëmin që mund të krijojë mungesa e energjisë.
Kjo regullore e re eshte per te fshire menderen sepse nuk ka familjare qe te verdalliset neper zyra per te kerkuar te drejten per 200 leke ose per 2 kw/h ne vit. Pa vendoseni gjoben 200 euro qe edhe firma OSHEE te dridhet perpara se te nderpresi energjine pa arsye apo kur ne Itali bie shi dhe ne Tirane lagen telat dhe ben toke. Regullorja duhet te jete ne menyre te tille qe sic penalizohet abonenti me kamatvones per mos pagim te denohet OSHEE me 20% te vleres se faturuar ndaj abonentit. Faleminderit
Ne fshatrat e Tiranes niveli i tensionit eshte 160 – 170 volt. Per ata qe nuk e dine, sa here me i vogel eshte tensioni prej atij normalit aq here me e larte eshte rryma qe shkon ne pajisje prej asaj per te cilen eshte projektuar pajisja. A mund ta blej pajisjen e djegur fshatari me 200 leke? Keto jane lodra femijesh per te thene qe ERE nuk e merr rrogen kot.