Mbyllet ndeshja e grupit E, Itali-Irlandë me rezultatin 0-1. Të gjitha rastet dhe goli me VIDEO

22 Qershor 2016, 22:45Sociale TEMA

Italia do të ndeshet kundër Irlandës në ndeshjen e tretë të grupit E, që do të luhet në stadiumin e Lilës.

Një ndeshje pa shumë pretëndime për “Axurrët” pasi e kanë siguruar matematikisht kalimin për në fazën tjetër të “Euro 2016”, ndërsa Irlanda kërkon ti luajë të gjitha shanset për të marrë një rezultat pozitv.

Më poshtë do të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet zyrtare

Italia: Sirigu, Barzagli, Bonucci, Ogbonna, De Sciglio, Florenzi, Motta, Sturaro, Bernardeschi, Zaza, Immobile

Irlanda: Randolph, Coleman, Duffy, Keogh, Ward, Brady, McCarthy, McClean, Hendrick, Murphy, Long

GOL! Irlanda kalon në avantazh pas një aksioni perfekt që konkretizohet nga Brady që shënon një gol mjaft të bukur me kokë

Minuta 76’, Shtylla ndal Lorenco Insinjen për ti dhënë epërsinë skuadrës së Italisë, duke goditur mjaft bukur nga jashtë zone

Minuta 52’, Aksion perfekt I italianëve me De Sciglio që jep një asis për Zazën që godet fluturimthi por mbi kuadrat

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes me të dyja ekipet që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim

Itali-Irlandë, mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0

Minuta 42’, Vjen rasti I parë I rrezikshëm për Italinë me Immobile që godet nga distance por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule

Minuta 30’, Irlanda humb rastin më të mirë për të kaluar në epërisi me anë të Long I cili nuk tregohet I vëmëndshëm përballë Sirigu

Irlanda pranë golit të avantazhit por Sirigu bën mrekullinë duke e devijuar topin në këndore

Janë ekzekutuar himnet kombëtare të të dyja ekipeve. Nis ndeshja me topin e nga qëndra nga ana e skuadrës së Italisë

1 komente në “Mbyllet ndeshja e grupit E, Itali-Irlandë me rezultatin 0-1. Të gjitha rastet dhe goli me VIDEO”

  1. alb.genocide-turkey 1385-1912 and continue... says:

    ”frateli italiani”!!!! hedhin ne det koraket e Zike dylberit dhe bashke me ta edhe Ganiun……..hahahaha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje