Ditën e sotme rreth orës 16:00 ministra Lindita Nikolla ka pritur në një takim babain e 3-vjeçarit të dhunuar dhe gjyshin e tij.
Ministrja u ka shprehur keqardhjen e thellë për ngjarjen dhe ka evidentuar nevojën që “të gjithë sëbashku të jetmi në të njëjtin front dhe të fitojmë beteja të cilat nuk fitohen vetëm nga qeveria pa bashkëpunimin e prindërve dhe të komunitetit”.
Ministrja Nikolla i garantoi familjes së fëmijës së dhunuar gjithë mbështetjen e saj personale dhe institucionale familjes për të përballuar sëbashku me ta pasojat e kësaj ngjarje të rëndë.
Njëkohësisht i garantoi ata për vullnetin e palëkundur të kësaj qeverie që nga dita e parë e marrjes së detyrës, për të luftuar në çdo qelizë dhe në çdo mënyrë çdo informalitet dhe paligjshmëri.
TemA kontaktoi me gjyshin e fëmijës së dhunuar, Pashkun, i cili foli për gjendjen e tij dhe bisedën që pati me ministren Nikolla.
Si është gjendja aktuale e nipit tuaj?
Fëmija është i traumatizuar në maksimum. Dhuna e ushtruar ndaj tij mund të ketë vazhduar për muaj të tërë dhe ka lënë pasoja të rënda te djali. Ai ka kriza të shpeshta të cilat i shfaqen më së shumti gjatë natës.
Cili ka qenë reagimi i prindërve të tjerë të fëmijëve të dhunuar? Keni folur me ta?
Im bir është kontaktuar edhe nga disa prindër të tjerë të cilët kanë pasur dyshime se fëmijët e tyre dhunoheshin, dhe i kanë shprehur keqardhjen e tyre. Im bir ka kryer një denoncim në komisariat ndaj administratores që dhunoi fëmijën. Falenderojmë drejtuesit e emisionit “Stop” që bënë të mundur demaskimin e adminstratores dhunuese dhe reagimin e shumë qytetarëve që na kanë shprehur solidaritetin e tyre.
Çfarë biseduat me ministren Nikolla?
Ministrja shprehu gjithë keqardhjen e saj për rastin, aq sa na preku pasi realisht ajo nuk është përgjegjëse për ngjarjen, por keqardhja e saj ishte e sinqertë dhe e përsëriti disa herë. Natyrisht që çdo gjë nuk mund të bëhet nga autoritetet, por duhet të ketë edhe reagim qytetar, apo ndoshta nga koleget edukatore që asistonin në dhunën e ushtruar nga administratorja.
A ju premtoi asistencë ministrja Nikolla?
Po, ministrja Nikolla na premtoi asistencë të pakursyer për fëmijën. Ajo madje bisedoi edhe me kolegët e saj të Ministrisë së Mirqenies Sociale si dhe ministrin e Shëndetësisë për të ofruar asistencë që djali të kalojë sa më shpejt këtë situatë. Madje ministrja më ofroi numrin personal që ta kontaktoj për çdo shqetësim timin./a.l/ TemA
O gjysh dhe baba jeni te forte shume qe nuk keni reaguar. Si ju mua me ka ndodhur ne 92 kur edukatorja me qellonte djalin 2 vjec.Por une e kapa prej fyti dhe i thash je mesuese jo police.etj
ne nje vede te qyteteruar ne Europe, ra nje ure dhe ministri i Transportit beri doreheqje, ndersa Ministrija jone na bene Nene Terezen
Hidheni ne gjyq monstren dhe i kerkoni qindra miljona
sepse i ka shkaterruar jeten femijes se vogel ,
qe i duhet ndoshta deri ne moshe te madhe ti nenshtrohet nji terapie