Pas mbylljes së qendrave të votimit në refrendumit historik në Britaninë e Madhe fillimisht dukej se po fitonin mbështetësit e fushatës për qëndrimin në BE.
Por britanikët me sa duket kanë votuar për daljen nga BE-ja.
Përkrahësi më i zjarrjtë i Brexit-it, shefi i UKIP-së Nigel Farage i kërkoi kryeministrit David Cameron të japë menjëherë dorëheqjen.
Kryeministri britanik David Cameron kishte shkruar mbrëmë në twitter kur dukej se votat ishin në favor të përkrahësve: “Faleminderit të gjithë atyre që votuan për ta mbajtur Britaninë të fortë, të sigurt dhe me mirëqënie në Evropë.”
Tani duket se karriera e tij politike do të marrë fund.
Në referendum morën pjesë më tepër se 46 milionë nga 65 milionë qytetarët e regjistruar me të drejtë vote.
Sipas të dhënave të deritanishme rreth 51,8% e votuesve u shprehën kundër qëndrimit në BE, dhe vetëm 48% pro.
Nxitje për populistët e djathtë në BE
Kreu i Partisë populiste të djathtë holandeze për Liri, Geert Wilders, kërkoi pas referendumit britaniknjë referendum të ngjashëm në vendin e tij.
“Bye bye Bruksel”, brohoriti ai në Twitter pas referendmit në Mbretërinë e Bashkuar duke shtuar ” Holanda do të jetë tjetra!”
Shume mire.Poshte BE dhe NWO.Rrofshin Komb Shtetet
Po o idiot…kenaqesh sikur behet fjale per kampionat futbolli! Ke per tja pare kengen mbrape kesaj qe po ndodh.
Perserit medimin tuaj.
Kombet nuk duhet te humbasin!
Britanine e zevendeson Shqiperia denjesisht me salehun tone qe do te na bashkoj me vicidolin .
Shqipetaret gjithmone duan te shkojne atje ku te tjeret duan te ikin,ose shkojne ne tavoline kur te gjithe vendet jane zene.
Leku shqipetar do zevendesoj Euron.
Shume mire!Tani i thoni Anglezve te drejtehen tek Ambasada Shqiptare per ndonje vize.
Te mesojne edhe ata tani sesi merren Vizat!
E cdo plasi gallata tani…imagjinoni Anglezet te rrine ne grup per viza kur duan te vene pushime..haaaa.