SHBA, deputetët ulen në dyshemenë e Kongresit, protestë kundër armëve. Po Berisha është tërhequr nga "armatosja e popullsisë"?!

23 Qershor 2016, 15:08Bota TEMA
SHBA, deputetët ulen në dyshemenë e Kongresit, protestë

Ligjvënësit demokratë në SHBA kërkojnë shtrëngimin e masave për të “filtruar” të gjithë ata që posedojnë armë dhe që mund të jenë burim ngjarjesh tragjike me humbje jetë njerëzish. Deputetet demokratë janë ulur në tokë në Kongres si një mënyrë për të protestuar dhe për të kërkuar  kontrolle më strikte  sa i përket shitjes së armëve.

Pak ditë pas tragjedisë së Orlandos, ku mbetën të vrarë 49 persona  Senati amerikan  shtyu projektligjet të cilat kufizojnë tregtinë e armëve.  Demokratët zgjodhën një mënyrë të pazakonët për të protestuar.

Për 12 orë ata kanë qëndruar të ulur në dyshemenë e Kongresit . Një ulje  sit-in  për t’i kërkuar kundërshtarëve politikë që të reagojnë ndaj këtij ligji.

Në krye ishte deputeti John Lewis i cili u shpreh: “Ka moment kur dua të them dicka, duhet të bësh pak zhurmë, duhet të lëvizësh. Ky është momenti, është koha të reagojmë. Nuk do të heshtim më”.

Deputetët morën mbështetje edhe nga disa qindra njerëz që u mblodhën para ndërtesës së Kongresit. Sondazhet e fundit tregojnë se edhe publiku amerikan e përkrah kontrollin e shtuar në shitjen e armëve të zjarrit, sidomos kur ato duan t’i blejnë personat që dyshohen për vepra terrorizmi.

Ndërkohë që mbetet për t’u verifikuar nëse Berisha është tërhequr nga ideja e tij për armatosjen e popullsisë kundër kryeministrit Edi Rama, e kthyer më pas në kërkesë për një ligj për armët, kur dhe SHBA një shtet demokratik dhe shumë i fuqishëm ka rënë në hall.

3 komente në “SHBA, deputetët ulen në dyshemenë e Kongresit, protestë kundër armëve. Po Berisha është tërhequr nga “armatosja e popullsisë”?!”

  1. Kujtim says:

    O gazeta tema si krahason kongresin e Amerikes me Berishen qe eshte vetem nje kerme qe bie shum ere te keqe

  2. Kujtim says:

    O gazeta tema si krahason kongresin e Amerikes me Berishen qe eshte vetem nje kerme qe bie shum ere te keqe…

  3. lola says:

    Une them se nje shoqeri e paarmatosur eshte me mire, jane te gjithe ne kushte te barabarta, por duhet qe shteti te marre pergjegjesit e tij per rendin dhe qetesine, pra te kryeje detyren funksionale per te cilen ka lindur si nevoje. Nuk e di ne se mund te ishja i qete duke pire kafe ku personi perballe te ishte i armatosur, nuk e imagjinoje dote por them se po ta dija qe ishte i armatosur nuk do te preferoja te ulesha ne nje tavoline me te apo te qendroja ne ate lokal per te pire nje kafe. Po te jete per mua, natyrisht po te kishja ne dore ta beja nje gje te tille, te gjitha armet, e cdo kalibri do t’i coja ne fonderi per t’i shkrire dhe jo vetem nuk do lejoja shitjen e armeve por kush te kapej me arme do merrte nje denim jo me pak se 30 vjet heqje lirie. Natyrisht une flase per ne kohe paqeje. Ndoshta ky arsyetim vjen nga tradita e vendit tone, por sidoqofte armet ne duarte e popullates jane burim krimi dhe kjo besoje nuk ka nevoje te argumentohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje