Video e një çifti të sapomartuarish, të cilët i kalojnë orët e para të martesës së tyre duke luajtur video-lojëra, është kthyer menjëherë hit në internet. Pamjet tregojnë një çift Kinez, të cilët duket se sapo janë larguar nga ceremonia e dasmës së tyre, për të festuar në një mënyrë krejt tjetër. Ende të veshur me kostum dhe fustanin e bardhë, ata shihen në një internet-kafe, ndërsa luajnë videolojëra.