Tim Judah: Askush nuk e do zgjerimin e BE-së në këto kushte

25 Qershor 2016, 10:06Bota TEMA

Publicisti dhe gazetari britanik, Tim Judah, e ka konsideruar “si katastrofik” vendimin e britanikëve për dalje nga Bashkimi Evropian.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Judah tha se çështja e zgjerimit të BE-së në kushtet e këtilla është “jorelevante”.

“Kjo çfarë ka ndodhur është vërtet katastrofë për Britaninë e Madhe dhe nuk do të thotë vetëm largim nga Bashkimi Evropian, por edhe ndarje e vetë Britanisë, sepse Skocia tani vërtet do të largohet. Kjo është keq edhe për pjesën tjetër të Evropës, sepse do të inkurajojë forcat nacionaliste dhe mund të çojë në shpërbërje të mëtejshme të BE-së.”

“Mendoj se çështja e zgjerimit të BE-së në këto kushte bëhet jorelevante. Askush nuk do të dëshironte zgjerimin në këtë periudhë dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në fund të fundit”, tha Judah.

Ai shtoi se nuk është i befasuar me rezultatin, pasi, sipas tij, duhet marrë parasysh frustrimin me dekada të opinionit britanik.

“Shumë hulumtime kanë treguar se një pjesë e madhe e shoqërisë britanike ka qenë shumë e zemëruar në 20-30 vjetët e fundit, pasi industria ka përjetuar kolaps. Njerëzit janë të zemëruar me udhëheqjen dhe e kanë ndëshkuar atë”, tha Judah, për të shtuar se dalja e Britanisë së Madhe do të trimërojë të gjitha forcat e djathta në Evropë.

“Mendoj se ky është një lajm i mirë për forcat e djathta nacionaliste në Evropë dhe mendoj se duhet të frikësohemi nga kjo. Kontinenti është qartazi i ndarë ndërmejt vendeve të vogla, të cilat janë armiqësore ndaj njëra-tjetrës”, u shpreh Judah.

Judah, si njohës i çështjeve të Ballkanit, konstatoi se çështja e zgjerimit të BE-së, pas referendumit në Britani, del në margjina të prioriteteve evropiane.

“Çështja e zgjerimit ndalon së qëni aktuale në këtë moment, sepse Evropa, në tre vjetët e ardhshëm, do të përqendrohet në atë se si të mbetet e bashkuar. Çështja e Ballkanit nuk do të jetë në agjendën e askujt, bëhet jorelevante. Çështje kryesore bëhet problemi i migrimit në Britaninë e Madhe”, tha Judah.

2 komente në “Tim Judah: Askush nuk e do zgjerimin e BE-së në këto kushte”

  1. Edi says:

    “Jorelevante” – në shqip, gazetari leshi për të thënë “e parëndësishme” ose diçka e tillë!

  2. Mato Evlat Xhepaneja paska Goditur Mullaret says:

    …deri tani integrimi i rajonit eshte pare nga brukseli jo si deshire per ti Bashkuar popujt e Ballkanit me familjen europiane, po thjesht si instrument afrimi, BE ka dashur me kete proces te trafikoje influence gjeostrategjike ne rajon ne rivalitet me ate ruse dhe kineze, te cilat ne fakt sa vijne dhe po e konsolidojne prezencen e tyre, mirepo duhet pranuar qe edhe keto vende nuk eksportojne stabilitet ne BE , po ashtu ato nuk jane ndonje treg i madh qe ta beje BE ti coje goja leng, por per BE ne fund te fundit mjaft qe keto te mos krijojne konflikte te armatosura, se po te jete per mirqenien e ketyre popujve nuk mendoj se BE shqetesoht shume me aq sa u shqetesua per mirqenien e grekeve qe i kishte antare te klubit te vet,Ajo qe do te ndodhe tani pas BREXIT eshte sipas meje kjo, piksepari BE do te lepije plagen, dhe AKSI FRANKO GJERMAN do te rishkruaje manualin e “PERDORIMIT ” te BE ne menyre pak me te sofistikuar por pa vendosur ne dyshim hegjemonine e ketil ne ketij aksi, thjesht kjo hegjemoni do te behet me e sofistikuar duke krijuar iluzionin e nje hapesire me te lire dhe demokratike per vendet pjesmarese,kjo ngjarje ne fakt eshte edhe nje lehtesim per KARAVIDHET politike 26 vjecare te TIRANES, qe do ta shesin deshtimin e tyre te provokuar ndyrazi ne kurriz te ketij populli nga ata vete, si vonese e imponuar nga EVROPA, edhe per fatkeqsine e njerezve te ndershem te ketij vendi hajdutet do te cimentojne pushtetin e tyre edhe per nje dekade tjeter vonese, dhe TAULANT BALLA do kacafytet per te kushedi sesaten Here ne kushedi secilin aeroport apo stacion treni me Jamarber MALLTEZIN, kushedi sesa here do te degjojme edhe per te pakten nje dekade Denglat e Topallit e Berishes, qendrimin epikolegjendar te RAMES qe do te kritikoje zgjedhjet e Fuqive te medha per ceshtje globale,Apo Dashurin dhe qetesine makiavelike Te Metes, nderkohe qe ne do te plakemi e do te vdesim , kurse deshperimin tone do ta zevendesoje deshperimi i femijeve tane, per nje vend te bukur , po te mallkuar nga fati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje