Europa drejt shpërbërjes? 5 shtetet e tjera që mund të braktisin BE-në!

26 Qershor 2016, 09:59Bota TEMA

Pas votës së referendumit historik, që i dha fund anëtarësimit të Britanisë në Bashkimin Evropian, vendet e unionit i kanë kërkuar Londrës që të nisë menjëherë bisedimet për t’u shkëputur nga blloku.

Deklarata është bërë në takimin urgjent të gjashtë vendeve themeluese të Bashkimit Evropian, mbajtur në Berlin. Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se bisedimet duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Tani mbi të gjitha është esenciale të kuptojmë njëri-tjetrin që do të thotë vetëm kështu mund të kuptojmë pritshmëritë e popullsisë evropiane, apo edhe ndjeshmëritë e qeverive të vendeve anëtare. Rezultati i referendumit britanik duhet të shërbejë si leksion për ne”, tha ai.

Të premten, ministri i Jashtëm gjerman deklaroi për mediat vendase se negocimi i kushteve të daljes së Britanisë ishte i vështirë, por megjithatë udhëheqësit evropianë janë angazhuar tashmë në krijimin e kursi të ri, i cili trajton norma të larta të papunësisë së të rinjve, dhe çështje të tjera të ngritura përmes referendumit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai tha se bisedimet e shpejta janë thelbësore në mënyrë që anëtarët e mbetur të mund të përqendrohen në të ardhmen e Evropës, transmeton OraNews.

Vendet që ndjekin bisedimet në Berlin, Gjermania, Franca, Italia, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda, bashkuan forcat në vitin 1950 dhe ende formojnë bërthamën e BE’së.

Sipas gazetave gjermane që citojnë një dokument strategjik të Ministrisë së Financave, zyrtarët gjermanë janë të shqetësuar se Franca, Holanda, Austria, Finlanda, Hungaria, gjithashtu mund të kërkojnë të largohen nga Bashkimi Evropian pas largimit të Britanisë.

Samiti i parë i liderëve të BE-së pa praninë e britanikëve do të mbahet të mërkurën.

4 komente në “Europa drejt shpërbërjes? 5 shtetet e tjera që mund të braktisin BE-në!”

  1. okb says:

    DERI NE FUND TE VITIT 2017 EUROPA SHPERBEHET .
    ME MIRE DO TE BEHET DHE JO ME KEQ .

    1. Kafsha says:

      Keshtu të thanë fqinjët? Budalla!

    2. opinion says:

      Me mire nuk mund te behet Europa pa Anglin, nje treg ekonomik me i madh eshte gjithnje me i mire se nje treg ekonomik me i vogel. Nje europe e bashkuar , se bashku me Anglin,me perspektive per tu kthyer ne nje Europe federale do ishte nje bllok teper i fuqishem ne bote, me ndikim te padiskutueshem dhe nje model per vendet e tjera, ku globalizimi ne nje fare menyre kerkon bashkimin e tregjeve

  2. exact says:

    Keshtu i ka thene Saliu se vetem atij i leverdise shperberja e BE-se qe te mos votohet reforme e drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje