Themeluesit e BE-së, presion Britanisë për të dalë sa më shpejt

25 Qershor 2016, 18:26Bota TEMA

Vendet themeluese të Bashkimit Europian dëshirojnë që Londra të nisë sa më shpejt negociatat për të dalë nga blloku.

Ka qenë ky mesazhi që ministri i Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier ka dhënë pas mbledhjes me homologët e 5 vendeve të tjera që 60 vjet më parë themeluan Unionin.

Shefi i diplomacisë gjermane ka bërë me dije se Franca, Italia, Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu kanë zgjedhur të ushtrojnë presion ndaj qeverisë britanike, për të shmangur tejzgjatjen e tranzicionit të largimit, pas referendumit të 23 qershorit.

“Negociatat duhet të fillojnë sa më parë”, ka thënë Steinmeier, i rrethuar nga homologët europianë dhe flamujt e kaltër të Unionit.

2 komente në “Themeluesit e BE-së, presion Britanisë për të dalë sa më shpejt”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Sa me shpejt aq me mire.. Filloni taksat me kete shtet dhe hidhjani poundin ne toke.. Britaniket nje rrace historike qe te le ne balte.. Kosoven e cliroj Amerika, te tjerat jane gjepura me bisht.. Jazek ju qofte 8% rritje ekonomike cdo vit asnje krize ne 30 vite ne Union dhe ta lene ne koke..

  2. demokrati says:

    Jashte dhe sa me pare, por me shqelma vitheve. Gjermania dhe Franca ate qe nuk e ben dot me lufte ne shekulin e 19 dhe 20 e arriten nepermjet idiotesise kolektive te anlezeve, nxjerrjen jashte te Anglise nga Europa. Nese per dy lufterat e para boterore anglezet fajesonin gjermanet, me referendumin per prishjen e Europes krijuan premisat per nje lufte te trete. Tani Europa ka Korene e saj te Veriut, jo per nga stadi ekonomik por per nga deshira per vetizolacion e anlezeve, dhe kjo eshte çudia. Koreano vrioret mbahen te izoluar nga elita, anlezet e zgjodhen me deshire, ca nga megallomania dhe ca nga koracia.Europa e bashkuar eshte e vetmja alternative paqeje, ndryshe ariu do ti haje jo nje e nga nje por ne kope, dhe kur tu vije radha anglezeve nuk do te kete asnje justifikim.. Referendumi mund te pershkruhet me fjalet :Humor Anglez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje