Prokurori i Berishës nxorri Argitën dhe Jamarbërin nga qelia, për Ballën heshtet

26 Qershor 2016, 18:51Politika TEMA

Ka dy arsye pse “Berishët” rrahin edhe sot: E para-legjitimimi i imunitetit për familjen “Berisha”, e dyta-heshtja e maxhorancës. Për Berishët, të shtunën në orën 03.00 të mëngjesit ndërhyri prokurori, për Taulant Ballën nuk flet askush

Ka dy arsye përse “berishët” janë gjithnjë e më shumë agresivë e të dhunshëm në këtë vend. E para ka lidhje me “pandëshkueshmërinë”. E gjithë familja “Berisha” ka një imunitet absolut nga çdo lloj hetimi. E fitoi këtë imunitet gjatë kohës që Salih Berisha ishte në pushtet dhe e gëzon edhe sot. Kryeministri Berisha ia doli që në tetë vite të ndryshojë shumicën e përbërjes në organet e drejtësisë, Këshillin e lartë të Drejtësisë, prokurori dhe gjykata-deri në Gjykatën e Lartë. Prej këtej e këtyre buron imuniteti për familjen “Berisha”.

Nuk është e rastit që, të shtunën, në orën 03.00 të mëngjesit, ishte prokurori që ndërhyri për Argita e Jamarbër Berishën-të shoqëruar në komisariatin e Rinasit, për t’i nxjerrë sigurisht. Secili prej tyre, nga Salih Berisha e zonja e tij-Lirije Berisha, vajza e dhëndri- Argita e Jamarbër Berisha, djali dhe dashnorja- Zeni e Armi Berisha, fëmijet e tyre, nipër e mbesa të Salihut-nga vellezërit e motra, vellezër e motra, nipër e mbesa të Lirijes-nga vellezërit e motrat, shërbyes-roje posçërisht, klientë-veçanërisht ata ekonomike, mund të bëjnë ç’të duan në këtë vend edhe sot, vranë e plagosën, tani sulmojnë e dhunojnë, qëllojnë e rrahin, vodhën e vjedhin ende, arkëtojnë e qarkullojnë jashtë ligjit ato që “mbledhin”, kanë e trashëgojnë, duke tjetërsuar plaçkë e pasuri, kontrata, leje e licensa, pasurohen edhe më dhe shpenzojnë këtu e jashtë vendit, jashtë çdo kontrolli e në kushte evazioni të plotë, deklarohen të papunë dhe nuk deklarojnë kurrë burimin e të ardhurave për shpenzimet maramendëse të tyre.

I bëjnë të gjitha, “bëjnë jetë” pra, sot, atë që kishin madje dhe më të mire seç e kishin dhe nuk ka jo vetëm njeri të ndershëm, por as “bir kurve” që t’u tregojë ligjin.

Madje jo vetëm për këto sa më sipër, krime për të cilat kudo në botë gjendet një prokuror që të ngrejë akuzë, por edhe për shkelje banale të rregullores në Kuvend çdo të enjte (siç e shohim)-për etikë as që pret kush, nuk ka një të vetëm ta bëjë Salih Berishën të barabartë me këdo.

Ndaj ai dhunon njësoj si më parë, madje edhe më egërsisht, fizikisht së fundi. Ka edhe një efekt tjetër legjitimimi i “imunitetit të berishëve”. Nxit dhunën tek të tjerë njerëz, trimëron, i bën dhe ata të paprekshëm, gjithnjë kundër ligjit.

E dyta ka lidhje me mungesën e reagimit politik, administrativ e ligjor nga maxhoranca politike, institucionet politike e kushtetuese. E vutë rë nga dje deri sot?

Partia Socialiste e Shqipërisë nuk ka asnjë reagim për sulmin e dhunshëm ndaj deputetit socialist Taulant Balla. Edi Rama që përzuri nga një mbledhje e tij, në fillesa, Mark Frrokun për një telefonatë ndaj Jozefina Topallit, nuk ka asnjë reagim prej 24 orësh.

Asnjë nga zëdhënësit e shumtë të PS, kryesisë së saj ku Taulant Balla është anëtar, asnjë nga grupi parlamentar i PS ku Taulant Balla është nënkryetar, nuk ka reaguar. Çka ndodhur?

Dy muaj më parë, kohë kur u zgjodh kryesia e re e PS, një prej udhëheqësve të rinj atje, Koço Kokëdhima bëri fushatë për të mos votuar si anëtar të kryesisë Taulant Ballën. Mediat sollën për publikun një pusullë me emrat e të përzgjedhurve nga një koalicion më i gjërë se Koço Kokëdhima, shkruar me dorën e deputetes së Koço Kokëdhimës-Mira Shehut, ku emri i Taulant Ballës nuk egzistonte.

Askush nuk reagoi edhe atëherë, duke legjitimuar dhunën politike në kurriz të një socialisti, zëri i të cilit është thuajse i vetmi që dëgjohet në Kuvend. Koço Kokedhima e vijoi edhe sot betejen e tij kur gazeta që e përdor si kobure për punet e tij, nuk ka asnjë gërme për sulmin e dhunshëm ndaj Taulant Ballës. Po PS çfarë bën, ndjek Koçon apo rëndësi ka plazhi-ditë më diell e vapë sot.

Përtej PS, po Kuvendi çfare bën? Është sulmuar drejtpërdrejt dhe dhunshëm një deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe nuk ka asnjë reagim nga Kuvendi, kryetari i Kuvendit më së paku, meqë Kuvendi ka dhe PD-në brënda. Kuvendi ka dëshmuar se di të organizojë me nder e dinjitet ceremoni mortore, por besoj duhet ta ketë më të thjeshtë, më të lehtë, të ketë një reagim ku dënon dhunën ndaj deputetit-anëtar i këtij Kuvendi. Nuk kushton. Edhe pse kur bëhet fjalë për familjen “Berisha”, çdo gërme kushton dhe shpërblehet. A mendojnë këta njerëz?

Në këtë vënd, dhuna zgjeron dhunën, veçanërisht kur institucionet politike, ligjzbatuese dhe ato që bëjnë drejtësi nuk funksionojnë, heshtin. Legjitimi i sulmit fizik në këto nivele, i paralajmëruar, do e thellojë dhunën dhe natyrisht kjo do të jetë shumë e rëndë. /SkaNdal.al

31 komente në “Prokurori i Berishës nxorri Argitën dhe Jamarbërin nga qelia, për Ballën heshtet”

  1. sula says:

    Edi rama eshte nje koqe kandari,pazarexhi i ndyre,qe sdi te ndertoje shtet te se drejtes .Ka 5 vjet qe familjeve te 21 Janarit,ne vend tu coje drejtesi,behet si me lot dhe ju dergon nga nje tufe me lule dhe ju ferkon krahet,Nje turp i vertete.Ky lloj modeli si Rames eshte i turpshem.Ka 5 vjet qe eshte ne pushtet dhe nga 1 milion shuplakat qe idha populli,nuk i dha nje shuplake Saliut.

    1. Saba says:

      Prandej leh si qen ne parlament ky hori sa ma teper crregullime aq me i lir esht ky hor mirpo do te vije dita per ket mafioz por e keqja esht se la mbas veti nje sali tjeter.

    2. Saba says:

      Prandej leh si qen ne parlament ky hori sa ma teper crregullime aq me i lir esht ky hor mirpo do te vije dita per ket mafioz por e keqja esht se la mbas veti nje sali tjeter.

    3. Saba says:

      Prandej leh si qen ne parlament ky hori sa ma teper crregullime aq me i lir esht ky hor mirpo do te vije dita per ket mafioz por e keqja esht se la mbas veti nje sali tjeter.

    4. andi says:

      Ore gazetar qe te jesh kunder Berishes eshte puna jote por te pakten beje me dy gram tru. Nuk ka prokuror qe te arreston per nje ngjarje qe ka ndodh jashte juridiksionit te vet (itali) pa pasur kerkese nga pala italiane ku ka ndodhur ngjarja. Zaten prandaj ska kush ti tregoje vendin se pervec se pa bythe jeni dhe pa tru.

      1. Cane says:

        Po per veshin qe i terhoqi dikujt Rama si kur u ngrit komision parlamentar apo jo?

    5. antifashisti says:

      E kam thene me kohe se Edi Rama eshte ARMJIKU I PS-se dhe i Shqiperise njelloj si Salih Berisha!
      Heshtja ndaj dhunes se ushtruar mbi deputetin T.Balla eshte nje tregues i sakte se kush eshte Edi Rama!
      Pse nuk e ka shkarkuar kryeprokurorin,kryetarin e SHISH-it, etj,etj Edi Rama?
      A nuk mjaftojne keto fakte qe kryeprokurori Llalla jo vetem te shkarkohej,por edhe te jepej per NDJEKJE PENALE???
      Kurre nuk ka per t’u bere reforme ne drejtesi!
      As perendimoret nuk besoj se e kane sertiozisht se do behet reforme!
      Ne se Berisha do ta ndjente sadfo pak se do behej reforme e vertete,ai jo vetem nuk do te bente akte vandale vsi ato qe ben vete cdo dite dhe kelyshet e tij ne aeroporte,por do fuste koken ne hale!
      Ai e di se e gjitha kjo eshte vetem nje LOJE E NDYRE e Edi Rames dhge perendimoreve!
      MJERE POPULLI SHQIPTAR NE DUART E KUJT KANE RENE!
      Eshte kjo arsyeja pse mbushen per dite gazetat me shkrime per Enver Hoxhen,Mehmet Shehun etj,etj per te terhequr vemendjen nga KRIMET MOSNTRUOZE te kryera nga politikanet shqiptare pas 90-tes!
      Eshte nje skenar nderkombetar kunder popullit shqiptar!
      Ja pse shqiptaret kerkojne sot pas 26 vjet kapitalizem,shpetim nga Enver Hoxha!
      VDEKJE FASHIZMIT!
      LIRI POPULLIT!

      1. Luan Rukaj says:

        Edi Ram është krahu i djathtë i saliberishës ORTAK ANTISHQIPTAR.

    6. tan_tironci says:

      Gjeja pare qe lexova te shtunen, deklarata e Erion Braces.
      pra, ke dal bllokim zoteri.

  2. Devolliu says:

    Kuvendin e ka Saliu, kot nuk e shpëtoi nga burgu Sala, Like Floririn me bllok në dorë.

  3. DIA says:

    O Z gazetar pa emer nese mund te jeshe gazetar, sa per te sqaruar ne fillim familjen Berisha me soj dhe sorrollop nuk i shoh dot me sy dhe mezi pres ti shoh nje nga nje ne burg se atje e kane vendin po tani po flas per rastin ne fjale, qe kure kane filluar te ngrihen akuza ne Shqiperi per krime apo shkelje ligjore qe kryen ne teritorin e Italise, ai palla nese eshte cenuar perse nuk ngriti padi atje ke u dhunua po periti te vije ne Rinas qe padija eshte nul dhe nuk mund te beje asgje nga ana ligjore apo edhe prokuroret italjane jane nen kontrollin e Berishes ik o pirdhuni langaraqe mut soi i Berishes hale Balla ku eshte ndryshimi te gjithe nga e njejta grope skeptike kane dale…………..,

    1. shqip says:

      dia , iformohu, thellohu, sqarohu, dhe me pas jep ndonje mendim. e para, balla vete thote se ka dencuar ne policine aeroportuale ne itali. sqaron se i eshte dokumentuar ngjarja nga telekamerat. madje duket qarte se dyshja e familjes adams i kane zene prite. e dyta, balla eshte deputet i kuvendit, bashkekryetar apo nen kryetar i komisionit per mardheniet me parlamentin europian. si shtetas i kesaj republike i lind e drejta te denoncoj nje rast te cenimit te figures po nga shtetas te ketij vendi. dhe kur thua se denoncimi eshte nul, mos u shpejto. me ligjet qe keta i shpiken vete, po denohen njerez qe ne shqiperi e kane fleten e penalitetit te bardhe. por u kerkohet se pse kane hypur ne tram pa bilete , apo pse s’kane paguar hamburgerin ne mecdonalds. e kupton besoj ku eshte favola e kesaj ngjarje. nese do kete nje procedim penal nga pala italiane, i bie qe ky islamiku malltezi dhe serbo- mongolja 3%, te mos kantidojne per poste ne administraten shteterore. megjithate them se keshtu i do mushka drute. perderisa jene kaq te mefshte te lene te livadhisin te lire ca shpellare.

  4. Tani says:

    A ka me poshtersi se ky rast prokurori nxjerr nga qelia+merr ne mbrojtje fakalen e berishes ,te dli lylzim basha BTHQ Hollandez tani e te thote se drejtesine po kerkon ta kape RAMA,,ja pra kermat+plerat e SHQUP-it nuk votojne reforme se duan te kene dore te lire dhe paprekshmeri per vrasje-vjedhje-uzurpim-rrahje-etj, tribu kriminale qe kane 26-vjet qe fshihen pas sigles PD,,,SKANDALOZE…

  5. lori says:

    edi te shporret sa me pare ,paska qene hale.

  6. Lennard says:

    Ne fakt Balla e beri denoncimin ne Itali ,Po Italianet ia percollen pales shqiptare.besoj se Balla duhet te kete marre te pakten kaseten e videos ne Itali .le ta beje te ditur.megjithese Precedenti i Like floririt i ka bere te pavlefshme videot.Nje gje po del hapur.Like Floriri tallet haptazi me te gjithe.me urtesi dhe dashuri.!!! Dhe Sale Gerdeci dhe Tabori i tij shin LEME.
    Edi Rama duket se po fle Gjume Te vetmit qe merren me diskreditimin e Hajduteve dhe krimineleve jane Av.Ngjela dhe Mero Baze.Analizat e sakta te tyre i percjell pothuajse i Gjithe Populli.
    Nje shprese ka ky Popull INSHALLAH SHBA-Te DHE BE e ka seriozisht per ta cuar deri ne fund Reformen per Drejtesi .vetem atehere Populli do te kenaqet dhe do te behet me shprese te Zotit nje shtet i vertete Ligjor

    1. DIA says:

      Mos kepusni genjeshtra kjo nuk ndodh dhe meqe Balla thote qe eshte dhunuar minimumi cifti i plerave do ishin ndaluar ne itali dhe me pas pala italjane me ane te interpol mund tja kalonte Shqiperise por perseri ndalimi i tyre do kryej vetem ne rast se do e kerkonte Italia nepermjet interpol per arsye se ka shume veprime qe ne nje vend mund te quhen vepra penale kurse ne nje vend tjeter jo, kjo ndodh dhe brenda Shqiperise qe krimi gjykohet nga gjykata e rrethit qe eshte kryer, sa per vidjot qe te gjithe politikanet ne shqiperi jane te kenaqur qe nuk merren si prove ne gjyq se po te donin e shfuqezonin ligjin me 71 vota.

      1. Qyetari says:

        o popull shqiptar paske qene pa shtylle kurrizore ne ballkan ,europe e bote….
        Duke mos patur asnje simpati per Berishen dhe nder ata qe votuan qe ai te largohej nga pushteti, mendoj qe balla dhe rilindasit po sillen po aq keq me ju o popull , po ju burgosin, prishin bizneset, tallin dhe nderkohe nuk mbajten asnje nga premtimet e tyre per zbatim te ligjit ndaj atyre qe vrane ne 21 janar, atyre qe jetojne ne luks kur dihet boterisht qe gjate gjithe jetes kane qene zyrtare shteti pra me rroga te cilat skane lidhje me shtepite, makinat, veshjet e tyre dhe grave e femijevete tyre.
        Ama ju shkoni ne burg per nje gjobe te papaguar, ju prishin biznesin me te cilin ushqeni familjen dhe ju a reagoni? Absolutisht jo ulnin shpinen qe mundesisht tju shkelin e copetojne e tallin sa me shume….
        Dhe per cfare reagoni per zenkat e tyre me njeri tjetrin!!!!! Balla lopcari merret mecpercaktime personale te familjes se femijeve te Berishes dhe merr nje pergj (nese ngjarja eshte si e tregon ai) personale prej tyre….Ku qendron problemi ktu :))))) per ne si popull? Pse eshte disturbuar gazetari pa emer dhe sharltan qe mezi pret perseri te nxjerre mllefin e tij primitiv perseri personal lidhur me nivelin ne te cilin eshte lidhja sentimentale e xenit me arminen…mund te na e kurseje kete nivel pacavure gazetarie nese nuk ben dot analiza decente te fenomenit pa-ndeshkueshmeri e politikaneve shqiptare…
        Ore nuk thone kot te vjetrit qe cdo popull meriton qeverine qe ka

  7. Moni says:

    Ore, nuk keni pare gje akoma. E dini se cfare ka per ti punuar Sali Berisha Edi Rames.
    E degjuat sot Lul Bashen. Banditet e Tahirit rrahin qytetaret. Ndersa deputet e PS do te rrihen si gomari ne duhan, derisa te behen qytetare.

  8. niko says:

    I vetmi qe ka reaguar eshte Erjon Brace. Asnje fjale nuk ka thene kryetari, asnje fjale deputetet dhe anetaret e kreysise se PS. Turp te keni. Bastarde ,frikacake. Edhe te flisni apo te shkruani keni frike e jo me te beni dicka reale ne mbrojtje te Balles.

  9. LLL says:

    Edi Rama është rrahur edhe në opozitë edhe tashti në pozitë – -sepse është njeri pa dinjitet ( Balla është deputet i Rramës )
    Punisto- socialisti Dokle ka kohë që I ka kthyer bythën Partisë dhe ndërzen të bijën për të sharë Partinë !
    Rrugaçi I degjeneruar , kryetari historik e astronomik I partisë , Fatos Nano shan e poshtron partinë si plehë që është !
    Kështu janë edhe shumë të tjere…………..
    Në këto kushte , ngjitet në krye të partisë njeriu I ardhur nga rruga , Rama .
    Ramës I doli shumë shpejt boja e kallaji . Përballë një të djathte gangsterre , kemi një lepur frikacak e të pa karakter !

  10. niki says:

    Zoterinj ju keni shume te drejte te beni komente te tilla ngaqe ne shqiperi duke filluar nga politika deri tek i fundit,shpiket ,fryhen gjerat,. bejme rolin e prokurorit ngaqe s’ka drejtesi. Dihet kultura e familjes Berisha shumezohet me zero. Mos ti hedhim, me kot, balte EdI Rames.

  11. Luan Rukaj says:

    Edi Ram është krahu i djathtë i saliberishës ORTAK ANTISHQIPTAR.

  12. Siguria says:

    Nuk ka nevoje te nderhyje prokurori fare per vepra te tilla.E marim te mireqene eshte rrahje dhe ndiqet ne gjendje te lire si per cdo rast.Apo per Ballen duhet perjashtim?

  13. Kuq e Zi says:

    Duart e Mira Shehut ne listen e Koqos. Njera buce tjetri monster. Politike jo shaka. Ne emer te popullit. Ne emer te votuesve te PS

  14. Shet Koti says:

    Meqe shteti nuk vepron ndaj Berisheve mendoj se do filloje te veprojne persona nga populli.Ju uroj suksese.

  15. Brezi i djegur says:

    Edi Rama la folur qarte : cdokush ne parti ka detyrat e veta, deputetin Balla gazetaro mos U merzit se se ka lene njeri vetem, eshte normale qe edhe brenda partise do kete konflikte seshte ndonje cudi, ekzistojne ne cdo parti. Si thua ti zoti Gazetaro eshte me e rendesishme ajo qe thuhet apo kush e thote.. Balla ndjek direktivat dhe linjen e partise, thote ato qe duhet dhe qe jane vendosur te thuhen si cdo deputet tjeter i PS ; e para kjo. E dyta, degjoj shume veta ktu qe e pareqesin Edi Ramen te dobet. Eshte vetem perendimor asgje me shume, nuk e njeh dhunen, fjalorin rrugac dhe gjithe te zezat e tjera qe perfaqson dinastia Berisha. E mund kundershtarin me llogjike dhe me fakte dhe mbi te gjitha me pune. Meriton cdo pike e presje nga kryetar i partise socialiste Edhe si kryetar qeverie. Cdo pozite e ka nga meritat dhe nga puna dhe jo nga maskaralliqet. Edi Rama po hedh bazat e nje Shqiperie krejtesisht perendimore te nje Shqiperie dinjitoze te shtetit ligjor. Edi Rama po merr hakun dhe Po ve dinjitetin ne vend te te gjitheve ne qe keto 25 vite nuk u pajtuam kurre me kte sistem te felliqur e poshterues e vrases me sa pashe ne zgjedhjet è fundit ishim gati trecereku i vendit,me kte sistem te poshter mocalor e kanunor.

  16. Taolandi eshte perdorur says:

    TEMA ben gabim qe mban ane mes dy shperdoruesish te pushtetit:
    Pse nuk pyet TEMA, cfare kishte ne valizhe, TaoTao Balla?
    Pse merret si e vertete vec kallzimi i banuesit te Librazhdit, kur ai duhet te mos levizte nga vendi i krimit, aeroport, aq me shume nese ka ndodhur gjithcka nen kamera…Autoritetet italiane nuk kishte perse mbanin ane…Ku e coi valixhen Taolandi? A e ergjistroi deponimin ne itali? Kush e provon cfare i thane Taos ata ne aeroport?! Dmth qe Berishet ishin fshehur pas shtyllave dhe po luanin symbyllazi, apo …Kina Stop?!
    Po pse o, Aeroportin me Kamera gjeten berishet per te sulmuar Taolandin qe shahet me nene e me moter me Berishen ne Parlamentin me logon “Me Dashuri me Qetesi?!”

    Tema sherben keq per te verteten: Berisha ka bere padrejtesi mbi TEMA, por kjo s’do te thote se Pasardhesit e Berishas kane bere serish padrejtesi ne cdo rast tjeter, pra edhe ndaj shqiptarit qe e flet shqipen si frengjishten, me khë-khë-Khë e Provences…

    Rama, si gjithe dhunuesit shqiptar ne pushtet, pra edhe si Berisha kur ishte ne pushtet, dihej qe e ka perdorur dhe do ta perdor e pastaj do ta flak atje tej Taotao Ballen, si lecke hygjenosanitare, si…”ku e ke njomur ate lecke ti?!…qe i tha Rama asaj deputetes blu!
    Eh, sa ka perdorur Berisha keshtu, sa deputete e ministra e gazeta, dhe sa po perdor e do te perdore deri ne fund te mbreterimit te tij edi rama…!
    Se aty vetem shahet, aty nxitohet te shahet, jo te degjohen faktet, provat, rregjistrimet aty vidhen e fshihen e nuk pranohen nga gjykatat, qe i sherbejne pushtetit, njelloj si gazetat e blera dhe shefat e gazetave qe sherbejne pushtetit te radhes…
    Le te ndergjegjesohen njerezit per kete njeperdorim te karaktereve pa karakter…dhe te sherbejne vetem ligjerisht…
    Ku ishte Taolant Balla ate dite? Me cfare sherbimi? Me valixhe…diplomatike?! apo me valixhe si te futbollisteve te kobetares qe jane po aq diplomate sa ata te Plepave te Durresit ku bje ere korrupsion ne te gjthe kryebashkesite e sotme…
    Ben mire Edi Rama qe nuk flet, se edi Rama qe eshte rrahur pa autore nga Salih berisha, e di se Berishet nuk jane aq te marre sa te perdorin veten si kamikaze’ Berishet jane aq ne gjendje e aq para i kane menjane, qe ta gjejne nje Izet per te rrahur Taon e shkrete, qe eshte rritur me iluzionin …Librazhdi im/ Sa fort te dua/Buze Shkumbinit/ t’i je ndertuar!!!

    Une besoj se Taolant beson se i fshehur dikur aty afer, pas ndonje shtylle tjeter, ka qene edhe Ben Blushi, qe ka ferkuar duart kur Tao i kishte duart te zena, dhe ka kenduar me zew te brendshem koke: Oh sa mire me kene zyrtar! Khe/khe/khe!
    Por, kam edhe frike se mos…Taolnadi ka leshuar ndonje ofendim “per shak te detyres” ne drejtim te Berishajve, gje qe kam frike se do ket sherbyer si komande per hedhje byreku ne drejtim te fytyres se tij. Tao e di se ne keto raste, s’ka imunitet…

    Behuni serioz, me ne fund, prisni te shfaqen provat, pastaj ngrini ceshtjen, ngrini padi: dhe mos falni, askend, as Salihun, as Taotaon e ri…nese provohet…

  17. GK says:

    EDHE KUR ISHTE KRYETAR I BASHKISE EDI RAMA SHUME E SHUME TENDERE IA JEPTE NJEREZVE TE AFERT TE FAMIJES BERISHA ………………………… PRA AI SOT ESHTE AKOMA ME MJESHTER TE LUAJE DY FYTYRESINE E TIJ……………………. MEGJITHESE SE TAULANT BALLA DHE AI BERATASI TJETER JANE DY NJEREZIT QE DISKUTOJNE NE CDO RAST PER TA MBROJTUR DHE LARTESUAR KRYETARIN E TYRE ” edi “SHIKONI SE CFARE NDODHE ,EDI SEBASHKU ME KRYEKRIMINELIN BERISHA PO MENDOHEN SE SI TE MASHTROJNE OPINIONIN PUBLIK DHE VETE TAULANT BALLEN.

  18. astrit says:

    Per veshin e cunit te Neritan Cekes dhe shpullen ndaj kokeshpulles Strazimiri, u be nami, ndersa per dhunen mbi deputetin Balla, heshtiet. Mbase Rama shpreson qe Berisha te votoje reformen ne drejtesi, prandaj nuk po ndjehet, Gabohet rende.

  19. FRANC says:

    QENDRIMI NDAJ TAULANT BALLES TREGON QE EDI RAMA ESHTE NJE FRIKACAK I NDYRE.DOREZOJE URGJENTISHT PS-NE PASI PO ZHGENJEN NJE POPULL TE TERE NDRYSHE KRIMINELET E PD-SE DO TE MARRIN PERSERI PUSHTETIN PER FAJIN TENDEDOTEDEGJENEROJNE NJELLOJ SI TA BENE NE 97-TEM 1

  20. Rilindja jote se e jona nuk eshte, says:

    Ne soc e vertete e kemi hequr ne kurriz shperfilljen nga Rama por u ben mire ta provojne edhe deputetet e PS se sa shume “kujdeset” Rama per ta.As qe do tja dije per asnje socialist ,vetem per njerezit qe e pasurojne ate ,TURP dhe HARRAM vota jone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje