Një ditë më parë, pronari i piceri “Era” në Tiranë, denoncoi publikisht se ishte dhunuar nga ana e policisë, bashkë me të birin.
Ai thotë se janë rrahur për një gjobë të papaguar.
Ja reagimi i tij i plotë:
Ora 00:30. Një telefonatë më zgjon nga gjumi. Është im bir që kthehet nga dita e parë e punës në biznesin tonë familjar. E ka ndaluar patrulla e policisë për t’i bërë test alkooli. Sapo është mbyllur e shtuna, ai është 22 vjeç dhe në tubin e policit nuk ka asnjë shenjë sepse im bir, ndryshe nga shumë të tjerë, është mësuar të respektojë rregullat dhe ligjet. Megjithatë, patrulla e natës i kërkon dokumentat. Sërish gjithçka e rregullt. Pastaj polici shikon targat dhe merr qendrën. Pasi i konfirmojnë se mjeti ka një gjobë të papaguar, i shkëlqejnë sytë që qytetari gjendet në faj. “Makina do të bllokohet dhe ti do të vish me ne në qendrën e bllokimit.” (Për ata që s’e dinë, burgu i makinave ndodhet në firifistun dhe të detyrosh me dhunë verbale e gjoja ligjore qytetarët, për më tepër mbas mesnate, të dorëzojnë makinën si ballistët e një filmi të njohur armët nën kërcënimin e partizanëve, është një fyerje cinike dhe e padrejtë.)
Im bir që sapo është kthyer nga studimet, që nuk përdor fjalor rruge, habitet fillimisht për gjobën, pastaj për masën ekstreme dhe më merr në telefon. I them t’u lutet policive që të tregohen të arsyeshëm dhe, nëse makina vërtet paska një gjobë, u thuaj që do ta paguajmë me të zbardhur, ndërkohë që nisem drejt tij. Por këtyre qenieve që ne i paguajmë me taksa dhe gjoba, u mungon arsyeja dhe as që ua ndien për qytetarët e mirë. Ata sikur lumturohen, njëlloj si tatimorët apo ata qindra kontrollorët e tjerë të Arturos, kur të zënë në gabim dhe si mazokistë u shkëlqejnë sytë teksa ta nxijnë jetën me aq sa kanë në dorë.
Sa keq që im bir nuk është djalë deputeti, ministri, sekseri apo gangsteri qe t’ua përplaste në surrat ngërdheshjen, madje edhe t’i tallte me ndonjë barcaletë policësh. E sigurt që do të qeshnin e do t’i thoshin: “të fala babit!” Do t’ia toknin dorën garipçe dhe do ta nderonin si ushtar.
Por im bir, që sapo ka mbaruar një nga universitetet më të mirë të botës, u tregua i sjellshëm dhe priti në makinë. Priti i dyzuar dhe i pasigurt në mirëkuptimin e policisë rrugore.
“Djalosh, nëse s’e lëviz b…. do të thërrasim ndërhyrjen e shpejtë.” Dhe ashtu bëjnë. U flasin lodrave me valë radio dhe në “vendngjarjen e krimit” zbarkojnë rrugorë dhe rendorë të tjerë. Një tufë policësh që ngjajnë si çakejtë para një kërme. Të gjithë me sy inatçorë, gati për t’iu hedhur presë që rri e hutuar në makinë.
Kështu e gjej situatën dhe u prezantohem. Përpara më del një polic pa kapele e pa flokë (që me c’kuptova ishte kapoja e turmës) dhe më reciton me zë të lartë ca nene nga kodi rrugor. Makina jo vetëm do të shkojë në bllokim, jo vetëm që do ta çojë yt bir, por do ta marrim me vete edhe atë në komisariat. Arsyeja.., sepse nuk bëri atë që i thanë dhe kjo quhet mosbindje ndaj policisë së shtetit.
Fytyra e tij më ngjan me fytyrën e një fashisti në ekstazë dhe ligjërata e tij sikur ua ndez nga hici inatin ca policëve servilë. Nuk durova dot stërkalat e pështymës teksa më hakërrehej mbi fytyrë dhe i thashë me neveri se po sillej si një fashist ndaj dy qytetarëve të paqtë. I thashë tim biri të dalë nga makina dhe të dy qëndruam para një lukunie policësh që ishin gati të na zhdëpnin në dru, po qe se këtë donte qerosi.
Në rregull, u them. Nëse doni makinën, merreni! Por tim bir, nuk keni asnjë të drejtë.”
Dhe kështu u kthyejmë kurrizin për t’u larguar. Por kapoja qeros dha urdhër të na ndalojnë, këtë radhë që të dy, dhe policët me të në krye na u vunë pas, derisa na shtrinë përtokë, dhunuan, gjakosën trotuarit dhe na shtrënguan prangat si kriminelë. Pastaj ndezën si nëpër filma policorë sirenat, i rranë kundravajtje një cope të unazës dhe me shpejtësi skëterrë, pa pyetur për semaforë, na degdisën në komisariat, drejt e në birrucë.
…………
Ora 01:15. Polici që na shtrëngoi prangat hapi qitapin dhe filloi të shkruajë në një gjysëmtavolinë në korridorin e komisariatit Nr.2. Emri, mbiemri, atësia, datëlindja, ngjyra e syve, gjatësia… Kur e pyeta nëse mbaruam, më thotë që s’të kam shënuar tatuazhet. E ka ligji, thoshte duke qeshur, ndërkohë që shenjat tona të dhunës ngjanin fiks me ca tatuazhe të freskëta me gjak. Ndërsa ai shkruan si në klasën e parë fillore, ne jemi të detyruar të futemi sërish në birrucë, në pritje të interesimit të miqve tanë. Largqoftë të mos kesh miq sepse mund të rrish aty edhe tre ditë e tre netë të mira.
Sidoqoftë, trajtimi në komisariat, përveç policit dallkauk të prangave, ishte korrekt.
…………..
Ora 05:00. Më në fund, dy “kriminelët” at e bir lihen të lirë. Dikush që na priste jashtë na tregoi imponimin që kapoja qeros e pa kapelë u bënte vartësve të vet për të bërë denoncime ndaj nesh, ndërkohë që ata ngurronin. Motivacioni: për kundërshtim të policisë së shtetit.
Më thanë që na kanë denoncuar në prokurori me arsyen që të jenë një hap para nesh.
…………..
Ora 12:00. Sot në familjen time nuk kishte gjumë. Atë na e prishi policia. Dhe bashkë me gjumin kam frikë se na ka tronditur edhe arsyen. Nuk e fsheh, sadoqë duhet ta mbaj përbrenda: “Nëse kapoja qeros Gerald Baka, ai që dhunoi djalin tim, nuk përgjigjet deri më një para ligjit, mos t’ju vijë çudi që një biznesmen, një qytetar i paqtë e kontribues i rëndësishëm i buxhetit të shtetit, të bëjë një ditë vetëgjyqësi. Unë s’mund të pranoj t’i paguaj taksa një shteti që inkurajon modele qerosash fashistë.
Le të shërbejë ky shkrim edhe si kallëzimi im për prokurorinë e Tiranës dhe shpresoj që ajo të veprojë sa më parë.
Nga ju…? Do të lëndohesha shumë sikur të thoshit: “Hëmo se edhe ti nuk je pa gjë.”
………………………………….
Por, policia thotë se pretendimet e tij nuk janë të vërteta.
Sipas një deklarate të lëshuar mbrëmjen e djeshme, policia thotë se ata nuk iu janë bindur oficerëve të policisë dhe kanë ikur me vrap.
Gjatë largimit, njëri prej tyre është rrëzuar.
Reagimi i Policisë:
Për sa i përket rastit në Tiranë, sqarojmë se në datën 26.06.2016, ka filluar procedimi penal për “Mosbindje të punonjësve të policisë” në ngarkim të shtetasve:
– A.B., 46 vjeç, banues në Tiranë
-A. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, djali i tij.
Këta dy shtetas në datën 26.06.2016, rreth orës 00.30 minuta në Bulevardin “Bajram Curri”, duke udhëtuar me mjetin me targë TR3884 U, nuk i janë bindur shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rrugore për të çuar mjetin në pikën e bllokimit.
Masa administrative e pashlyer prej afro 1 viti, ishte në vlerën 15.000 L (të reja) për mungesë siguracioni dhe sipas Kodit Rrugor automjeti duhet të bllokohet në pikë bllokimi deri në përfundim të procedurave.
Pas kundërshtimit të urdhërit për shoqërim të dhënë nga punonjësit e policisë, këta shtetas kanë braktisur makinën përballë ambasadës ruse dhe janë larguar me vrap në drejtim të Piramidës.
Gjatë ndjekjes nga forcat e policisë, shtetasi A.B. është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime të lehta.
Policia ka bërë të mundur kapjen e tyre afër Piramidës dhe i ka shoqëruar për veprime të mëtejshme.
Në përfundim të veprimeve, këta shtetas janë proceduar penalisht për “Mosbindje të urdhërit të punonjësit të policisë”, parashikuar nga neni 242 i K.Penal.
SHÇBA vijon me verifikimin e veprimeve të punonjësve të policisë, në përfundim të të cilit do të marrë masat përkatëse.
Policia e Shtetit është e angazhuar t’i shërbejë publikut, duke kërkuar kontributin dhe bashkëpunimin e çdo qytetari për të respektuar ligjin dhe rregullat.
Ky Bamllari eshte nje kokerr pordhaci qe sja gjen shokun.Rrezik ashtu si veten e ka edukuar dhe te birin.Seshte cudi qe tju kete bere pordhe policeve qe ka perfunduar si kellysh qeni ne biruce. Eshte i rraces se agallareve te rinj ky dhe e di se duhetn ti hapin rruge te gjithe.policipolic eshte ndaj dhe shume me te sdushte te kruhesh po pate dy pare mend.Po jam i sigurt se fajin e ka ky ndonse bertet me shume
Biznesmen qe fiton min ne dite 1 miljon leke net nuk paguan siguracionin,ec e dije per enegjîne..Nuk dua te mbroj policine as pak sepse ndaj te forteve apo killerave rrijne si pula po kshu dhe ndaj atyre qe kane pushtet bashke me familjaret e tyre.polici joprofesionale aspak,sjellje arrogante e qytetarit milioner eurosh qe nuk paguan siguracionin e makines qe eshte e detyrueshme,turp te dy palet.
Cfare kujtojne se jane biznesmener – qe nuk paguane 1 gjobe 15.000L prej nje viti? Ka qytetar te thjeshte me te ardhura shume me te pakta qe gjoben e paguajne, kurse ky nuk e shikon te arsyeshme?
Mu kujtua rasti i atij NERANXIT, keta tipa kane mare kot dhe vetem dajaku i kthen me kemb ne toke.
Po te kishte ndodhur kjo ngjarje tre vjet me pare , kur “policet ishin te Berishes” , ti Goni, do te flisje komplet ndryshe.
Por tani “Policet jane Tanet” dhe nuk ekziston asnje mundesi te bejne paligjshmeri.
E kupton ( ndoshta kot te pyes) qe ndikimi i Partise dhe dashuria per kryetarin t’i mbyll syte, veshet dhe mundesine e llogjikes se ftohte dhe te drejte.
Artenisa.
Keshtu te jane mbyllur syte edhe ty kur Berisha vrau 4 qytetar te pafajshem ne bulevard me 21 janar??!!! Shikoi videot qe kane dal sot, te gjitha vertetojne versionin e policise dhe nxjerrin genjeshtar, arrogant dhe qurrash biznesmenin. Pjella jote shkaterroi Shqiperine.
Pronarit te picerise “era” o injorant????
.. Pronarit te picerise “era” o injorant????
Ai mund te jete cfare te doje, une jam shoqeruar ne polici dhe jam mbajtur per ore te tera sepse ndihmova te kalonte rrugen nje plake , nuk kundershtova nuk shava njeri, thjesht se shefi koke rruar u merzit se rrugen qe po e mbronte me fanatizem donte ta kalonte nje grua plake……Deshmi e vertete kjo, abuzim me detyren…..
Edhe ti nuk je ndryshe nga ai Shkrimtari i Pices, qe nuk paguan gjobat.
Kujtojne se jane akoma me policat e Nokes e Kulicit.
Polici eshte shume profesional, i ka lexuar nenet qe ka shkelur.
Ku ka pasur polic te Berishes qe njihte apo te thoshte nenin?
Me shume turp te kete i biri, qe studjon jashte, dhe ketu sillet sikur drejton Policine babai i tij denglaxhi.
Qenje nje qeros ti Pirro..
Pilo ka mundesi te na thuash zotrote apo polici jot i kulturuar ( se u kulturua keto dite po ai polic qe ka 10 apo 20 vjet aty ne po te njejten detyre) se cfare thote neni 242 i kodit penal ne rastet e mosbindjes? a parashikon rrahjen apo dhunimin e personit? apo me te vertete e beson se njeri u plagos lehte se iku me vrap dhe u rrezua se nuk donte te kapej kur la miliona leke makinen peng?
kjo eshte jo vetem te dhunosh qytetarin tend qe duhet ta mbrosh (kur eshte i pa armatosur vepron ne menyre te ndergjegjshme dhe eshte mesi i nates kur njerezia tenton te shkoje ne shtepi) po dhe ti hedhesh hi syve publikut. te lutem gazeta tema ka mundesi te intervistoni dhe prokurorin e ceshtjes dhe te merrni fakte nga te paanshmit sepse vetem prokurori ska ndonje arsye te genjeje a jane gerrvishje rruge apo shkelma dhe grushta ato demtimet e lehta qe paska marre personi. nxirrni dhe ndonji foto ti shohim vete se si gervishesh ne rruge kur te ndjek policia.
FASHIZMI LIND PERHERE NEPER AMBJENTE ME PERQINDJE TE LARTE INJORANCE, ME VJEN KEQ I DASHUR E I NDERUAR QYTETAR, PER VUAJTJET QE U KANE SHKAKTUAR PADREJTESISHT, PO TI E DI FARE MIRE QE KY NUK ESHTE SHTETI QE NE KISHIM ENDERUAR NE VITIN E LARGET 1990, PRA NUK ESHTE SHTETI I KRIJUAR PER POPULLIN, ME PARATE E TE CILIT MBAHET NE KEMBE, KY ESHTE SHTETI I POLITIKANEVE VAGABONDA E INJORANTE? SHTETI I KRIMINELEVE DHE TE FORTEVE.
UROJ QE YT BIR TE KTHEHET ANDEJ NGA KA ARDHUR DHE TA HARROJE SHQIPERINE.
ME RESPEKT E DHIMBJE,
ROBI
Nje gjobe e papaguar pre nje viti?! Provojeni kete ne vendet me demokraci jo te arrnuar si ajo shqiptare. Dhe Ju e merrni ne mbrojte. Ajo gjobe i perket popullit dhe policit qe kerkon me kembengulje mbledhjen e kesaj gjobe, bravo i qofte. Do vepronte keshtu ky djale i shkolluar ne nje nga universitetet me te mira te botes, ne vendin ne te cilin ndodhet ky universitet? Jo dhe jo, dhe i jati nuk do te guxonte ti afrohej dhe jo me te bente kapon me policine e atij vendi. Nese pretendon se eshte i rregullt me ligjin ai dhe i biri duhet ta pranonin pa fjale urdhrin e policise per transferimin e makines ne qendren e bllokimit dhe te shkonte e te merrte djalin atje. Nese policia ka vepruar gabim, le te veje ne levizje por kuptohet vetem pasi ka zbatuar urdherin e policise, sistemin e drejtesise. Aludimi per femijet e politikaneve, edhe pse eshte i vertete, nuk i jep aspak te drejte, perkundrazi tregon qe ky njeri kerkon te trajtohet si keta te fundit dhe jo si njerezit e thjeshte qe as nuk jane politikane dhe as te pasur, dhe kjo e ben te neveritshem.
I perket popullit por 80% vidhen nga shtetaret me ndikim.
“Bizmesmeni”(!)…iken me vrap!Pika qe su bie,turp per te tere biznesmenet.
Llogariteni se c’fare kulture biznesi ka ky?!
Edhe nje gje tjeter:J BIZNESMEN? Jo!… PRONAR..Po!
Biznezmen eshte nje njeri qe merret me shit-blerje tokash,dyqane,fabrika,etj.Dmth nuk ka baze pronesie por baza e tij eshte shit-blerja.
Qe te….
Ka te drejte Robi qe thote se fashizmi lind aty ku ka me shume injorance.
Besoj se dhe ti ne ate “lagje “ri.Ben dhe te diturin !Te pakten kompiuterin e ke , shkruaj “FJALORI GJUHES SHQIPE”
dhe gjej se çfare do te thote “biznes”
Qe te … , per te vajtur perpara ky vend duhet te kete sa me shume njerez te ditur dhe jo
injorante.
Mos j’a ver re . Eshte Rilindas. Nuk ka faj.
Nuk e di ti se po pate mend nuk te pranojne as ne PS dhe as ne FRESH ?
Xhej&bjeri bythes…
Te lutem me shpjego c’do te thote “biznes” dhe “biznesmen”…aman te lutem se mbase nuk e di?
Por mbase nuk e dine edhe te tjeret?!Aman ,Te lutem shpjegojeeee!
I kam shume qef tipat si ty…qe i duket vetja sikur dine dicka,,por ne fakt jane shume larg nga cdo lloj realiteti.
Po ke te drejt qe thua fashizmi lind ne”lagje” injorantesh.Sa mire i njofje!
Vetem te lutem mos harro te me shpegosh,c’do te thote “biznesmen” haaaaaaaaaaaa?
Po qe se ngaterrohesh diku?! Me thuaj te te ndimoj une i “lagjes fashiste”.
Megjitheate ,shume faleminderit se me bere te qesh!
Shume bukur, meqe qenka ngjarje bulevardi te shihen kamerat se kush ka rene dhe kush ka ngrene dru dhe per te vene ne vend nderin e humbur apo vetgjyqesine e qerosit nese ketu jane konsumuar dhe te tjera vepra penale prokuroria te mos fleje gjume. Gjithsesi eshte mire qe ky pronari i Eres ti heqe ato derrasat e rrangalles tek Blloku dhe te shtyhet brenda pallatit sepse pa te drejte ka mbi dhjete vite qe ka okupuar si shume katundare te tjere hapesirat e gjelberta te qytetit per te bere nje zgeqe qe e quan restorant dhe qe qelb me pranine e tij ambjentin atje. Bashkai duhet te nise tju ktheje ne vend nderin qytetareve te Tiranes qe gjithsecuili te marre ate qe i takon.
Komentuesi qe se njef fare me rrenje e me dege kete Bamllarin ben mire ti pervishet punes e te marre shembull nga Bamllari qe me punen ne biznesin e tij mban disa familje e qe me punen e tij i derdh nje shume te konsiderueshme taksa shtetit. Ky Bamllari ti komentues qe e quan “p…..” nuk eshte i tille por eshte nje intelektual qe ka mbaruar shkelqyeshem e rrjedh nga familje prinderish te nderuar e te rrespektuar.Shko dhe pyet se nga ç`rrace eshte nga te dy prinderit dhe nuk eshte nga agallaret e rinj por i tille ka qene denbabaden, rrace e kulluar .Mos u merr kot me te tjeret kur nuk i njef.Ky eshte nje shqetesim qe te gjithe qytetaret duhet te sensibilizohen per ti thene stop dhunes aq me teper kur vjen nga njerez te veshur me pushtet!
kush eshte bixhozciu, ky apo ai tjetri??
ky i teri dhe i beri …
O Daku po jo vetem kaq po te shohi kuponin tatimor a leshohet ne mencen popullore te tij.Se u bene biznesmene duke rrjepur popullin keta.Fito vetem per vete dhe mos jep taksa fare.
e besoni qe eshte e vertete kjo e policies?????? ju qofshi………..
Me cfar ju tregoni ! Fai eshte I djalit tuaj ne menyr apsolute !!! Mos paguash gjoben ketu ne USA perfundon ne burg dhe nuk ke fat te debatosh me policin se te thyejn kockat ok
PRONAR I PICERISE ERA !!!!!!!!! ME KETE KULTURE NE ZBATIMIN E LIGJEVE DHE RESPEKTIMIN E SJELLJES NDAJ FORCAVE TE RENDIT , !!!!!!
TURP E NEVERITSHME ! NE VEND TU KERKOJ FALJE DHE TU THOTE QE KENI TE DREJTE EDHE PER MUA EDHE PER DJALIN , I SHAN DHE I FYEN , CDO PUNONJES POLICIE DUHET RESPEKTUAR DHE DEGJUAR ,
DJALI I TIJ DHE AI VETE QENKAN VERETETE PER TU DENOCUAR .
LE TA PYESI DJALIN MUND TA KUNDERSHTOJE POLICINE NE ATE VEND KU KA STUDJUAR ?/
PER POLICINE GJITHE QYTETARET JANE TE BARABARTE
KENI GUXIM DHE E PUBLIKONI KETE SJELLJE TUAJ ????
Zbato ligjin e leri pordhet,o i vetequajturi bythesmen…Me behet qejfi qe qenke dhe orator nga shkrimi,keshtuqe kur te falimentosh picerine,mund te gjesh pune kollaj tek guzhina e Fahri Pacepilafit…
Bravo i qofte policise qe zbaton vetem Ligjin.
Jam dakort ta zbatoje po makinat e deputeteve,ministrave,drejtoreve etj,qe kane nga nje mal me gjoba pse si ndalon kush.Vetem Balla ka 23 gjoba e di?
Fahri Paçepilafi!Shume e bukur kjo thenie,mos eshte fjala per ate spiunin Balliu?
Lexova ditarin e biznesmenit dhe i ve noten 10, per temen qe ka gjetur dhe per menyres si i ka rradhitur ngjerjet e dit-nates.
Por edhe djali i tij qe paska mbaruar univeristetin me te mire ne bote, keshtu thote biznesmeni baba, paska nje kulture te shkelqyer, qe kurre nuk shkel ligjin, keshtu thote biznesmeni baba.
Nuk dua te shfajsoj dike ne policine e shtetit, por mund ti them biznesmenit, paguaj gjoben ne kohe dhe mos i bej karshillek policise se shtetit.
Mos kujtoni se do te dali lulja e salehut, do dalin ristanet e mut noket, neper foltore dhe do gerthasin, ja kush eshte policia e Sajmir Tahirit dhe e Edi Rames dhe ti do mallengjehesh nga PD-dheja.
Ndoshta ke menduar se edhe keta e hane rryshfetin si pulicat e Nul Nokes, por mesoje, ska me shaka.
Police nuk jane engjej, jane njerez si gjithe te tjeret, por ne détyre duhen respektuar maksimalisht. Ky birboja me leke shume, pavarsisht se e tregon sipas menyres se tij, ka dy moments te shkeljes se ligjit,
1- ofendon policin ne detyre edhe pasi ka kaluar kaq kohe (imagjinoni si eshte sjelle aty ne vendngjarje babi i forte).
2- E kercenon se do te beje vetgjyqesi po qe se nuk denohet soefi i policevei per kapricciot e tij.
Nuk ka paguar gjobe dhe ky eshte nje fakt qe e pohojne te dy palet. Ligji thote qe makina bllokohet, dhe kjo eshte kerkese e pohuar nga te dy palet. Del se problem eshte trajtimi jo dinjitoz ndaj qytetarit (njera ane) dhe mosbindje forcave te rendit (ana tjeter).
Nuk kuptoj se cfare interesi ka polici, perfect se konfliktohet per shak te detyres me ndonje palaco.
Mua me ka ndaluar policia per shkelje semafori, ndejta ne makine, mora gjoben dhe kaq. Ishte ora 03oo. Asnje fjale me teper pervec njoftimit per natyren e shkeljes, nei perkates dhe flete gjoben. Firmosa dhe … naten e mire.
Ne kete shoqeri te ndyre e te degjeneruar, ku shkelesi i ligjit ka te drejte te telefonoje “miqte” e forte (babin ne kete rast) police qe kryen detyren duhet perkrahur pa kushte. Polici ka bere vetem nje shkelje, ka lejuar shkelesin te telefonoje.
I iku me vrap policise ky dhe sot shkruaka letra. Si ka mundesi qe nje i vdekur shkruan letra. Nuk e vrau policia?
Ore nga bisnesi vinte djali ne ate ore apo nga kumari si i ati se beme baba te ngja i thone.Sa per i fisem sic do te jhiqet ku Bammlarimund te them se nuk behet muti byrek
Ej, po tallni trapin a si? Vertet ju duket e besueshme qe babe e bir, mbasi kane dhene emer e mbiemer, lene makinen ne mes te Tiranes e ja therin vrapit drejt piramides? Ku leshin do shkonin, do hypnin ne maje? Kjo fjalia “njeri prej tyre u rrezua duke vrapuar….” me duket fiks si ne ato filmat amerikane ku i arrestuari “perplaset me deren”, kurse ky Gerald Baka qeka tip Danko, per ata qe kane pare filmin.
Shiko vidion Albi?
Police nuk jane engjej, jane njerez si gjithe te tjeret, por ne détyre duhen respektuar maksimalisht. Ky birboja me leke shume, pavarsisht se e tregon sipas menyres se tij, ka dy moments te shkeljes se ligjit,
1- ofendon policin ne detyre edhe pasi ka kaluar kaq kohe (imagjinoni si eshte sjelle aty ne vendngjarje babi i forte).
2- E kercenon se do te beje vetgjyqesi po qe se nuk denohet soefi i policevei per kapricciot e tij.
Nuk ka paguar gjobe dhe ky eshte nje fakt qe e pohojne te dy palet. Ligji thote qe makina bllokohet, dhe kjo eshte kerkese e pohuar nga te dy palet. Del se problem eshte trajtimi jo dinjitoz ndaj qytetarit (njera ane) dhe mosbindje forcave te rendit (ana tjeter).
Nuk kuptoj se cfare interesi ka polici, perfect se konfliktohet per shak te detyres me ndonje palaco.
Mua me ka ndaluar policia per shkelje semafori, ndejta ne makine, mora gjoben dhe kaq. Ishte ora 03oo. Asnje fjale me teper pervec njoftimit per natyren e shkeljes, nei perkates dhe flete gjoben. Firmosa dhe … naten e mire.
Ne kete shoqeri te ndyre e te degjeneruar, ku shkelesi i ligjit ka te drejte te telefonoje “miqte” e forte (babin ne kete rast) police qe kryen detyren duhet perkrahur pa kushte. Polici ka bere vetem nje shkelje, ka lejuar shkelesin te telefonoje
ZOTIN I KA LUJT POLICIA. NJESH SI SILLET NE SHTETIN KU KA MBARU UNIVERSITETIN BRAMLLAR XHUNJORI, DJALI I BRAMLLAR SENJORIT . TURP QE NUK PAGUN DETYRIMET NDAJ SHTETIT. DHE NUK ESHTE VEÇ NJAJO GJOB PA PAGU. TE HYJNE TATIMORET TEK BISNESET E TIJ DHE SHIHI ÇKA BO.
Mbasi i lexova me kujdes te dy varjantet dhe pretendimet . Dua ti them Min Tahiri ,se nuk jemi ne diktature dhe lerini saimet , jo me vrap, e jo pa vrap. Nuk ka te drejte per mos dhenie te gjobes, te veproje fizikisht e te mbaje naten ne rajon policia . Shyqyr Zotit tani ka kompjuter, ku ne qofte se nuk ka paguar gjoben ,shteti te zbatoj ligjin e konkretisht per punen qe ben policia per here te dyte, ti vije fatura e gjobes me shtrenjte heren e dyte , por harrojeni o te mjere per keto probleme te prekni njeri me dore. Pamvaresisht se bizesmeni ska paguar gjoben dhe eshte patjeter ne gabim ,por nuk ka pse te coje ne biruce, e te vej dore policia e Saimir socialistit ripjelles. Kjo eshte shkelje e te drejtave te njeriut. Mos himitoni BACEN o cunat e BACES.
NE BIRUCE JANE CUAR PER KUNDERSHTIM TE FORCAVE TE RENDIT O DAKU , SE DUHET ME NJOF EDHE PAK LIGJET PARA SE TE JAPESH KOMENTE….POR KE TE DREJTE TI DHE SHUME TE TJERE SE ME ATE POLICI QE KEMI PASUR NE KOHEN E KULISHIT TANI TINGELLON I CUDITSHEM KY LIGJI KUNDERSHTIM TE FORCAVE TE RENDIT DHE DUKET HABI KUR TE SHOQEROJNE NE KOMISARIAT. E PRA MOS KUNDERSHTO POR ZBATO URDHRIN DHE PO PATE ANKESA IK NGRI PADI , KESHTU FUNKSIONON NE NJE DREJTESI NORMALE ( QE MESA PRITET TE BEHET ). DHE GJOBAT PAGUHEN HERE TJETER OK !!
EDHE GJOBAT DUHET TE PAGUHEN…POR INJORANCA E POLICAVE DO VAZHDOJE SI PJELLE E DEPUTETEVE QE I KOMANDOJNE…PSE NUK E MBANI MEND SHEFIN NGA VERIU QE KA ROJE PRIVATE…ISHTE BO SI ME QENE PRONARI TIRONES…SEKUESTROTE MAKINAT E TE RINJVE PA ARESYE….KETO NUK DUN ME BO SHTET…POPULLI PAGU DERI KU ARRI KULMIN….DHE PASTAJ….POLICIA O ME NE….
Edhe une jam nje biznismen i njohur ne Perendim.
Ne ndali polici dhe me tha se i perngjaj dikujt, duhet të parkoj makinen dhe me moren me vete. Nuk me lejuan të telefonoj as avokatin. Ndejta 8 ore, ne polici. Me kethyen telefonin dhe të tjerat dhe me lejuan. Padita policine por me thane : janë zbatuar regullat
Ky zoteria qe paska studjuar ne nje vend perendimor duhet ti zbatoj regullat, jo të mar babin ne telefon ( ketu ka bere polici gabim qe ka lejuar të telefonoj)
Kurse babi i tij ky bandit vjen dhe i thote djalit eja të ikim dhe refuzon urdherat e policise. … Cka të shkruaj me shume. Ne vend të kerkoj falje dhe të turperohet ai edhe shkruan.
Nuk kuptoj nje gje:
Pse kane ikur babe e bire me vrape deri tek Piramida?
Edhe sikur policia te mos kishte te drejte pre ti shoqeruar, (gje qe ndodh shpesh ne Shqiperi), si guxon dhe i iken policise me vrap ne oren 01.00 te nates?????
Nese AB 46 dhe AB 22, do ma shpjegonin kete gje shkoqur e ne menyre te sinqerte, atehere do bashkohesha dhe une me revolten e tyre.
Padyshim qe policia jone eshte ende larg profesionalizmit, por kjo gje nuk mund te behet me nje nate. Pastaj djali i tije e ka patur shansin te studioje jashte shtetit, kurse policet kane vetem 10 klase (po qe me fat), te mesuar nga ata mesues qe kemi ne. Apo jo?
Tung,
me thane te drejten na keni ca karin njecik si shume me kete ameriken dhe policat e amerikes
ju loqet qe banoni ne amerike i mshoni bythes dhe mos na jepni mendje per policat e amerikes se i shofim te gjithe cdo dy dite ne televizor cfare behet atje
vazhdo shif televizor daku – se realiteti per ty eshte doze e forte shume.
si thot populli: breshka ferra do. hajde vazhdo shif tele e tregoju atyre ne amerike se si eshte amerika
Ku jane kamerat e policeve qe i trumbetuan me te madhe . Nje verre ne uje . Po te ishin kamerat dhe po te donin , ngjarja do zbardhej . Por policia gjithmone ka gati akuzen ; mosbindje ndaj forcave te rendit. Vene firmat 4-5 police dhe qytetari i shkrete ska nga t’ja mbaje . Ajo qe thote shkruesi eshte plotesisht e vertete , policet behen si bisha kur te kapin me nje shkelje . Urojme qe brezi i ri i policeve te marrin nje kulture me Evropiane , por ku ta gjejne
He, tani e pe videon???? Si thua, do hash prape mut, apo do e mbyllesh gojen njehere e mire
Opinione
POLICI ESHTE FYTYRA E SHTETIT !
– Me policin nuk diskutim… Ka vetem zbatim urdheri
Nga Alban Dega, Nju Jork
Nje incident policor me te birin dhe pronarin e picerise Era ne Tirane ne ket zheg Afrikan qe ka kapluar mbare Evropen eshte bere kryelajmi I politikes dhe medias shqiptare!
Nje komedi tipike ala shqiptare “Shume zhurme per asgje” Kur?
Pikerisht ne kete kohe qe shqiptaret e Shqiperia kane halle shume me te medha e jetike per te sotmen dhe te ardhmen e tyre si Reforma ne Drejtesi si nje urgjence kombetare!
Nese polici gabon apo shkel ligjin?
Eshte ankesa tek eproret!
Eshte padia ne prokurori!
Eshte gjykata qe jep drejtesi!
Me policine nuk ka diskutim aq me pak kundershtim!
Me policin edhe kur eshte gabim ka vetem zbatim urdheri!
Djali “student i shkelqyer” ne mesime ka ngele ne klase!
Nuk di as cka eshte rregullI dhe Ligji!
Babai “biznesmen i ndershem dhe i suksesshem” sipas Enkelit apo Mitros, Altinit apo ” qytetarit dixhital” ka deshtuar si i tille e aq me teper si prind!
Nuk i ka dhene te birit edukaten elementare qytetare!
Denoncon te fortit e te paprekshmit bashke me Enkelit Demin duke bere te fortin e duke kercenuar ne vetgjyqesi ruajtesit e rendit!
Vetdenoncim i persosur si nje shkeles Ligji dhe si nje harbut i mirefillte kur fyen publikisht, kercenon hapur e me shkrim dhe gjakftohtesi prej krimineli me ” vetgjyqesi” ruajtesit e rendit!
Po te ishte ketu ne SHBA ai dhe i biri do te arrestoheshin ne vend, paguanin jo vetem gjoben por edhe te pakten 500 dollare per mbartjen e makines ne piken e bllokimit, do te humbisnin statusin ligjor Qendrimi te perkohshem, Green Carde… do te paguanin deri ne nje shpenzimet e patrulles ose patrullave te gatshme dhe do te hanin nga 30 dite deri ne 5 vjet burg per kundershtim dhe kercenim te ruajtesve te rendit ne detyre dhe sapo te kryenin denimin do te deboheshin pergjithmone nga Amerika!
Jo vetem kundershtimi e kanosja e policise por edhe i shofereve te autobuzeve lokale ne cdo fshat e qyteze te SHBA-se, sic shkruhet dhe perseritet me ze cdo 10 minuta ne secilin prej tyre, eshte felloni domethene shkelje e ligjeve federale te SHBA-se, qe do te sillte pasojat e mesiperme!
E keqja me e madhe ne Shqiperi eshte se ne vend qe te vihen ne mbrojtje te ligjit dhe rendit jo vetem poltika kriminale e SHQUP-it, por edhe media perfshi ne rastin konkret edhe gazeten me te lexuar ne Shqiperi Tema vihen ne anen e shkelesve te ligjit duke shkelur masen me dy e me shume opinione te njeanshme perkrah tyre!
Nuk po flas vetem per Shqiperine. E njejta gje ndodhe edhe ne Kosove, Maqedoni, Malesi…
Ligji dhe rendi publik Jane shtyllat e nje shteti demokratik.
Ruajtesit, zbatuesit dhe mbrojtjesit e rendit jane fytyra e tij.
Shtetasit kane vrapuar dhe rrezuar?!?!?!…kjo me duket sajes e paster
Altin Bamllari nuk eshte bandit qe ti iki policise me vrap! Jane sajesa te ndyra te policise qe pa turp thote se eshte rrezuar e gjakosur! Shikoni fotot, ai eshte gjakosur edhe ne kurriz! E si mund te ndodhe kjo kur rezohesh!? Une e besoj ne cdo fjale qe thote. Nje njeri qe i paguan shtetit 30 milione taksa ne vit, nuk ka perse te mos paguaje me qellim siguracionin e makines! Njeriut mund ti ndodhe qe edhe te harroje apo te neglizhoje ndonjehere.Mos u kapni me Altinin, eshte jo vetem nje biznesmen i suksesshem por edhe nje intelektual i ndershem. Dhe mos te keni pune me policine se do ta besoni ate e te tjere viktima!
Aq mire ua kane bere sa ska ku te shkoje.
“im bir ndryshe nga te tjere”, “im bir ka mbaruar nje nga universitetet me te mira ne bote”….
Ja edhe komplekset e shqiptareve per femijet e tyre. E kujt I plasi more hajvan se ku ka mbaruar yt bir?????
Nese ju qenkeni kaq qytetare dhe te civilizuar, e qe zbatoni ligjin, si ka mundesi skishit paguar gjoben e mepareshme????
Une besoj policine, e jo ju maskarenj.
Madje ju na fliskeni edhe per vetgjygjesi….ju meritoni burgun
Ai qeka si pellum i bukur. Ene aktoret nuk jan kaq te mire. Iu thafte ajo dore e policit qe ka shti mbi te.
Qe a eshte e papaguar kjo eshte fakt. Nuk besoj qe e ka fajin djali . Eshte ok sekuestrimi i makines dhe nuk shikoj ndonje veprim agresiv apo fyeres ndaj policit pervec faktit qe ka nje arsyetim me te pranueshem qe makina qarkullon dhe ne mes te dites dhe mund te ishte ndaluar 10 here diten. Dhe me te drejten e sigurise se jetes djali ka kerkuar te beje telefon sespse nuk ja qene ai i ndaluari oer krim. Ikja me vrap eshte nje sajese sa qesharaje aq dhe e peshtire nga ana e policise qe deshmon me se miri per jolegjitimitetin e ndalimit te djalit dhe te jatit. Dmth nuk ka patur asnje arsye per ndalim, dmth nuk ka patur kundershtim apo misbindje ndaj puliceve. Kishin nevoje policet oer ndonhe gjobe per kafe eshte tjeter pune kjo. I takon ministrit te merret me langot qe ka police
Mirel edhe mund te jete ashtu, sic e thua ti, nuk e vej ne dyshim, se skam qene prezent dhe sdua te spekulloj, por hartimi qe ka bere i jati e ben kete ngjarje, me te diskutueshme dhe qe i ve vulen, eshte nderhyrja e Enkel Demit, qe kujton se viktima qe cuditerisht qenka miku i tij, eshte i pafajshem.
Cdo here disa tipa, qe ne fakt demoshkerdhatesia e 23 vjeteve, u ka dhene para, pushtet, shkolla jashte vendit, vila neper bregdet, te drejten te dalin neper ekrane dhe po keta, bejne viktimen, ku policia eshte gjithmone “dhunuesja” e te drejtave te qytetarit “model”.
Por koha ka treguar se po kjo kategori “qytetaresh” te “respektueshem” ndaj ligjit, kane dhunuar policine e shtetit, deri aty sa ti tregojne edhe pushimin nga puna.
Po keta police rrugore, jane ata qe avokatin e krimit, qerosin, emri sme kujtohet e zbriten nga makina, megjithese kercenonte policin, se e di kush jam une.
A po doni policine e salehut, qe te dilte cdo kilometer dhe te kerkonte rryshfet hapur fare, polici qe te vriste dhe si jepte llogari asnjeriut se kishin bacen saleh.
Ky baba ne rradhe te pare te jape shembullin, qe i biri te kuptoje se ligji sben dallim dhe jo te na jape shembelltyren e djalit te shkelqyer.
I shkelqyer ishte dhe djali i nje artisteje te madhe, por doli se ishte cub dhe vrases, e ishkelqyer ishte dhe paraqitja e gazetaruces, qe “mbronte” te drejtat e femijeve, por na doli monster femijesh.
Prandaj lereni policine te qete, se shyqyr qe sot kjo polici nuk ben dallim, se Enkeli mund te mashtrohen me nji pice falas se jane takemi i qylaxhinjve te te gjitha pushteteve.
Ska asnje ndryshim ndermjet djalit te babit deputet, kryeminister, minister, gangster apo biznesmen . Djal me universitet shqiptar apo nga universiteti me i mire ne bote. Djal qe pi alkol apo djal qe nuk pi alkol. Te gjithe duhet te jene te barabarte para ligjit. As djali i biznesmenit nuk ben perjashtim. Megjithse i sjellshem, i ndershem, i duruar , i shkolluar jashte shtetit te zbatoj urdherat e policit pavarsisht ka apo jo te drejt polici.
Eshte tjeter kush qe vendos ka apo jo te drejte polici.
Policet shqiptar nuk jane me te miret, por edhe ju nuk jeni biznesmeni me korrekt me taksat e shetit.
Nese biznesmenti ben apo jo vetgjyqsi kjo eshte ceshtje personale, rendesi ka qe heren tjeter do ta paguaj gjoben e makines ne kohe. ?
Iku me vrap!? Per 15000 leke te reja!? Policia e shtetit duhet te gjej ndonje arsye tjeter me bindese.
Shife videon qe eshte bere nga kullat binjake. Ha nje mut tani!!!
Po mire, qe kur duheshka ta shoqerosh tii makinen ne piken e bllokimit???
Gjithmon ka qene, qe nqs “kokat e medha” te policise vendosnin per ne pike bllokimi, e conin vete ………..
Nejse, kush e merr vesh se ca dreqin bohet ne kete mut vendi ….
Zoti qytetar, kur mendoni ta paguani gjoben?
asnjehere ?
Jam i prirur te besoj variantin e policise,por kur thone qe iken me vrap dhe u rrezua njeri,demek ai qe kish shenja dhune,ketu gallata dhe mashtrimi marrin permasa tallese per ne qe e degjojme e lexojme.Po pse do iknin me vrap mor idiote?Te kapur gafil nuk arrini te gjeni as nje genjeshter me te pranueshme.Mund te jete e vertete se cunaku ka refuzuar te shkoje ne piken e bllokimit ne mesnate(!),por megallomania dhe harbuteria e policeve dhe me pas dhuna jane te pa justifikuara.Jane ne tejkalim te detyres.Ata nuk jane posteblloqe te Gjendjes se Jashtezakonshme Shtetrrethimi.
I bej thirrje Drejtorit te Pergjithshem te policise qe eshte nje burre serioz e i ndershem,te marre masa te menjehereshme dhe te shkarrkoje dhe coje per ndjekje penale te urdherdhenesin dhe zbatuesit te kesaj dhune ndaj dy qytetareve pa asnje rrezikshmeri shoqerore.
Nuk kisha ndermend te KOMENTOJA…se nuk ka ndonje vlere te madhe …por i shtyre nga komentuesit me SIPER…do te THEM edhe UNE ca FJALE….Nuk e di pse Ngjarja mori permasa te TILLA dhe AS nuk DUA TJA..DI….VETEM desha te SHTROJ ca PYETJE…A KA gjykate per ceshtjet CIVILE…Pertenduesi qe PRETENDON…VIKTIMEN…le ti drejtohet GJYKATES si QYTETAR SI BISESMEN C’fare te doje le te JETE…C’I duhet POLTIKES…qe HYNne ceshtje civile…MES LIGJIT dhe QYTETARIT…Sa per ATE Bisesmen i SUKSESHEM…I’DONT CARE….BEHUNI SERIOZE NJEREZ…Ligji ESHTE LIGJ…Polici Perfaqson SHTETIN.LIGJIN.JO POLITIKEN.
“MOS TJU VIJ CUDI SE NJE BISNESMEN”, E NJE (QYTETAR I PAQTE) ? (CONTRIBUES I RENSISHEM I BUXHETIT TE SHTETIT)?
“NUK DUHET TE PAGUAJ TAKSA”
AHAHAHAHAHAHAHAH
KUR TE VENDOSESH TI DHE SALIU MUND TE BOSH C’FAR TE DUSH.
TANI TAKSAT (EDHE GJOBAT) meqe qeke ene biznesmen SHIF TI PAGUSH LALE.. SE BI MRENA, ENE KSHU C’DO DIT HUM SHUM LEK.
BOHU I MIR E RRESPEKTO LIGJET DHE JE N’RREGULL.
PORDHET MAJ NEPER BREK MO MIR..
PERSHENDETJE BISNESMEN!!!!!!! (FJALA QE URREJ ME SHUM NE SHQIPNI).