Franca dhe Gjermania, presion Britanisë për t’u larguar sa më shpejt nga BE: Tani s’ka kthim pas

27 Qershor 2016, 09:48Bota TEMA

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Fransua Hollande deklaruan se janë plotësisht dakord për mënyrën se si duhen trajtuar pasojat e vendimit britanik për të braktisur Evropën.

Hollande paralajmëroi se të ndarë, evropianët rrezikojnë të distancohen, të debatojnë dhe të mos merren vesh. Merkel dhe Hollande kanë planifikuar një takim në Berlin në kuadër të aktivitetit frenetik diplomatik pas Brexit-it. Në një deklaratë për mediat, Hollande gjithashtu tha se Mbretëria e Bashkuar nuk mund ta kthejë mbrapsht vendimin që mori.

“Ajo që dikur ishte e pamendueshme, tashmë është bërë e pakthyeshme”, deklaroi kreu i Elizeut. Hollande do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Merkel bashkë me kryeministrin italian Mateo Renzi dhe presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.

Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry pritet në Londër dhe Bruksel për bisedime, sidomos pasi mbështetja amerikane për qëndrimin në Evropë nuk i bindi britanikët. Brukseli kërkon që negociatat me Londrën për largimin të nisin sa më shpejt, por duke njohur burokracinë e unionit dhe duke ditur faktin që David Cameron ia ka lënë këtë përgjegjësi pasardhësit e tij, bisedimet nuk do të nisin para tetorit.

3 komente në “Franca dhe Gjermania, presion Britanisë për t’u larguar sa më shpejt nga BE: Tani s’ka kthim pas”

  1. Xen deledashi says:

    Britaniket e bene kete se historikisht kane pare interesat e tyre, sidomos ato financiare. Kurre skane bere pakte me askend dhe kesaj rradhe skishte se si te ishte ndryshe

    1. temp says:

      Britaniket ashtu se dhe europianet u llastuan gjate dekatave te fundit dhe tani do fillojne pak nga pak te paguajne cmimin. U zhvilluan ne nje kohe kur te tjeret (lindja europiane, kina) u morren me rrealizimin e nje ideologjie te deshtuar (ate komuniste). Dhjamin qe vune kujtojne se do ta kene per te gjite kohen. Kam shprese qe fudulleku, arroganca, narcizmi dhe pianeceria e tyre te denohen, e te kthehen ne ato vlera qe zhvillojne nje shoqeri. Puna, familja, shoqeria. Britania nuk prodhojne as edhe nje gje. Ajo qe e ka mbajtur deri tani ka qene fuqia financiare, investimet e mundeshme, bankat, apo i ashtuqujtur CITY. Franca ka deklaruar se do krijoje nje “CITY” te saj per investoret, qe do jete nje konurence serioze. Per pjeset e tjera te ekonomise nuk po kapem, pasi BM nuk eshte kunkurente ne as nje drejtim ndaj nje BE te bashkuar (Gjermani, France, Itali).

  2. ts says:

    Kujt ja shet kte theater gjermanobe ! Mos haro qe eksporti i paster gjerman ne Angli esht 50,9 miliard Euro !! Jeni shteti qe nga bashkimi perfituat me shum e zhytet ne borxhe ter antaret e saj ! Nuk ju hec me anglezet, qe zduan te paguajn, te trashni bythet e te kercisni dhembet sic e keni ne gen ! I vut cizmen BE e me pedantizmin, tuaj doni te udhehiqni ter Evropen ashtu si ju doni ! Ju doni qe gjith popujt e Evropes te jen gjerman sic keni enderuar prej shekujsh e nuk i kursyet dy luftra Botrore ! Gezohet kurva Franc se ngeli pa rival tjeter te madh e nuk di se do i vi radha te haj kafshimin Gjerman, se zaten edhe ne te dy luftrat ishin nga te paret qe zbathen breket ! Pse rastesi esht kjo levizje qe edhe te tjer shtete duan te dalin nga BE ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje