Një copëz histori Tirane e jo vetëm: Pallati i Kadaresë dhe i Agollit, që i kushtoi 10 vjet burg Maks Velos

27 Qershor 2016, 09:15Kulturë TEMA

Nga Bardha Nergjoni

Një kantier ndërtimi për Unazën e Vogël të Tiranës, e ka nxjerrë lakuriq pallatin e famshëm me kuba, atë të Kadaresë. Agollit e të tjerëve, që përbën një copëz Tirane, e komunizmi gjithashtu. Tashmë, pas shembjes të godinës së INSIG-ut, ai duket dhe më i mjerë me shtesat pa leje dhe suvatë e degraduara.

Dhe banorët e atyshëm nuk dinë asgjë se çfarë do të ndodhë me këtë objekt. E mirëpresin restaurimin pasi duket se gjithçka në këtë pallat është në rënie të lirë. Në hyrjen perëndimore, aty ku vazhdon të jetojë shkrimtari i madh Dritëro Agolli, ka apartamentin e shumë viteve jetë dhe shkrimtari Ismail Kadare.

Në të njëjtat apartamente ku banojnë njerëz të shquar dhe kanë jetuar aktorë të mëdhenj, veç portës së hekurt, gjithçka duket se ka ndalur në kohë. Ndërsa hyjnë dhe dalin banorë të rinj e të vjetër që e presin me shumë se të gjithë restaurimin e munguar, ngrenë supet për atë që pritet të ndodhë por të një mendjeje që pamja e këtij pallati duhet të ndryshojë.

Nusja e familjes Agolli, ndërsa ka dëshirë të rrijë larg aparatit fotografik,  thotë se deri tani nuk dinë asgjë për restaurimin. “Ne nuk jemi mbledhur që të na pyesë çfarë duam dhe çfarë duan ata të bëjnë me pallatin ku jetojmë. Në anën tjetër ju e keni parë që me daljen në pah të murit anësor, duket shumë keq. Patjetër që kërkohet një restaurim. Po na e restauruan, faleminderit ju themi. Unë kam 20 vjet që banoj këtu e nuk është vënë dorë. Është pallat i mirënjohur pasi këtu kanë jetuar Eleni Selenica, Ismail Kadare dhe vazhdon të jetojë Dritëro Agolli, Emin Musliu, etj. Banorët mirëpresin ndërhyrjen, pasi kështu si është katandisur se ka ngelur si çiban në mes të qytetit. Të paktën për ne të kthehet siç ka qenë”. thotë gruaja e familjes Agolli.

Ndërkohë që shumë familje të tjera vazhdojnë të banojnë në të njëjtin pallat, Ismail Kadare nuk është më banori i atyshëm, duke mbetur thjesht i dikurshmi i këtij pallati. Pllaka në hyrje të shkallës njofton se në katin e fundit të së njëjtës hyrje vazhdon të jetojë familja e artistit të popullit Feim Ibrahimi.

Një inxhinier  që banon në hyrjen tjetër thotë se deri tani restaurimi është çështje fjalësh, pasi ata nuk dinë asnjë më shumë. “Kemi dëgjuar që do të ndërhyhet por këto janë llafe pazari. Gjëra konkrete nuk dimë. Kam dëgjuar që do të modifikohet me xham. por kjo nuk është zgjidhje. Ky pallat duhet të kthehet në gjendjen që ka qenë. Është ndërtuar në vitin 1974 dhe nuk është vënë dorë asnjëherë”.

Në fakt, banorët e pallatit me kuba nuk ishin të rastësishëm në këto hyrje. Ata përzgjidheshin jo vetëm në bazë të biografisë por edhe miqve që kishin. Inxhinieri tregon se në këtë pallat thuajse në qendër ata që do banonin o ishin figura të njohura ose kishin miq të fortë. “Gjithmonë me miq mund të futeshe këtu në këtë pallat. Ne kemi lënë një shtëpi shumë të mirë e kemi ardhur këtu. Ishte problem në atë kohë pasi pranë shtëpisë sonë ishte një depo farmaceutike që shkaktonte shqetësime shëndeti tek një familjar. Lamë një shtëpi të mirë dhe erdhëm këtu. Përgjithësisht kanë qenë njerëz të përzgjedhur si Petrela, Mysliu, Kadare, Agolli që kanë jetuar dhe vazhdojë të jetojnë. Të presim çfarë do të ndodhë por shpresojmë që të mos rrimë edhe shumë në këtë gjendje”.

Pallati me kuba, provokacioni që i kushtoi Maks Velos 10 vjet burg

Në një koment mbi pallatin e Kadaresë, Artan Shkreli shkruan se ky objekt në mes të Tiranës ishte shfaqje e modernizmit dhe rezultoi si një provokacion i vazhdueshëm për artin zyrtar të asaj kohe.

“Atëherë kur maiolika e bardhë socialiste dukej e panjollë, një objekt në Tiranë dëshmoi krejt papritur, mu si një qiri i vogël që gacullin mes territ-mblojë, se klori i dezinfektuesit totalitar nuk ia kish dalë të depërtonte në psikën e një arkitekti vetmitar: Maks Velos. Ky objekt ishte Pallati me Kuba, që ndryshe nga tiranasit thirrej dhe si Pallati i Kadaresë. Ra menjëherë në sy ai pallat dhe u konsiderua pa mëdyshje si prirje dhe rravgim drejt kubizmit: qoftë nga kush e përshëndeti fshehtas, qoftë nga ata që e me ngulm e ligësi e sulmuan pa e ndarë nga autori. Në shënimin përkatës që kam bërë brenda librit të Maks Velos “Paralel me Arkitekturën” më 1998, shkruaja se “tendenca drejt këtij kërkimi, jo vetëm në plan, por edhe në volum do të konsiderohej si kubizëm në atmosferën monotone të hapësirës artistike shqiptare. Askush nuk kish mundur as të ekspozonte ndonjë krijim ‘kubist’ qoftë edhe për disa ditë në ndonjë ekspozitë dhe ja befas shfaqet ky profanator i artit (Velo) dhe si pa gjë të keq, gati në heshtje e pa bujë ngre një godinë në mes të Tiranës, e cila më vonë do të rezultonte një provokacion i vazhdueshëm për artin zyrtar”.

Duke sjellë detaje nga apartamenti i stilit aspak socialist, Kadare e quan të guximshëm Maks Velon. Pasojat për arkitektin do të ishin të mëdha dhe kritikat të forta.

“Te ‘Kohë antishenjë’, në parathënien e tij, Kadare shkruan  se “Maksi ishte i guximshëm; pa pyetur askënd, te njëri nga apartamentet, ai që ishte parashikuar ‘me një dhomë pune’, bëri ndryshimet e nevojshme, në mënyrë që dhoma e punës të kishte një hapësirë të pazakontë për stilin socialist të banesave. Pa u mjaftuar me këtë parashikoi vendin e një oxhaku… Ishte ndoshta i vetmi apartament në një ndërtesë banimi të përbashkët në Shqipëri i projektuar me një oxhak. Të dyja këto modifikime, hapësira dhe oxhaku, do të bëheshin problem më pas, çështja do të shkonte gjer te Kryeministri i shtetit. Vetë ndërtesa do të vihej në shënjestër të akuzave, sidomos pas dënimit të Maksit; do të quhej moderniste, kubiste, madje disa herë do të propozohej shembja e saj. Pas peripecive të ngritjes, kritika zyrtare nuk vonoi; veç ekspertizave e analizave politike nëpër mbledhje, gazeta “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, në vend se ta mbronte misin e saj, shkruante: ‘në godinën e banimit karshi Mapos nr. 1 në Tiranë, projektuar nga M. Veloja mbizotëron një anomali në ndërtimin e brendshëm të apartamenteve, me sipërfaqe banimi e shërbimi të pajustifikuara, me forma e madhësi të ndryshme. Për hir të ‘arkitekturës së lirë’ …është rënduar funksioni dhe pamjet e ndërtesës. Vepra të tilla nuk kanë dobi shoqërore. Ja pra kush e lind kontradiktën: ndikimi dhe shija e huaj dhe jo faktori ekonomik… Madhësinë e një vepre nuk e përcaktojnë ngarkesa me format ekstravagante ose voluminoze, …por në radhë të parë përmbajtja dhe vlera e saj ideoestetike.

Gjyqi qe bërë. Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes i kërkoi autokritikë, sikurse pati ndodhur edhe me artistë të tjerë. Maksi qe i vetmi ndër ta që nuk e bëri. Ndofta ishte i vetëdijshëm për natyrën dhe disidencën e arkitekturës së tij. U mbrojt ‘keq’ dhe e shtynë… të tërë… edhe kolegët. U shkarkua nga detyra. Iu ndalua projektimi. U çua për punë të detyruar në bujqësi, në kooperativën e Ndroqit. U përgjua. U arrestua. U dënua… 10 vjet.

Maks Velo ishte personaliteti i parë në krejt Lindjen Europiane, e ndofta i vetmi në të gjitha ‘demokracitë popullore’, që u dënua nga një gjykatë shtetërore veç për mënyrën e të bërit art dhe për arkitekturën e tij”.

Shkreli: Restaurimi çështje muajsh

Çfarë do të ndodhë me pallatin me kuba ose pallatin e Kadaresë? Ka një projekt konkret për restaurimin e tij?

Jo. Ende nuk kemi një projekt të përfunduar. Kemi filluar ta përgatisim bashkë me Maks Velon një të tillë për restaurimin e plotë. Duam ta shndërrojmë në një pallat në një landmark për qytetin sepse është dhe një zonë e cila do të jetë brenda Unazës së Vogël. e për rrjedhojë do të ketë këmbësorë, pra një pedonale.

Përfundimi i projektit është çështje muajsh?

Projektin kemi filluar t’a analizojmë qysh tani. Kjo, pasi do të jetë pjesë komplementare e sheshit që po mbyll studioja belge. Ata nuk do ndërhyjnë në objekte dhe kjo pjesë i mbetet institucioneve. Besojmë se brenda verës do të kemi një  projekt të përfunduar.

Ka një ide paraprake se si do të restaurohet ky pallat veçanërisht?

Do të analizohet çdo element i tij. Është menduar një restaurim në dy faqet e tij dhe një rikonceptim në dy faqet e tjera./ Tesheshi.com

18 komente në “Një copëz histori Tirane e jo vetëm: Pallati i Kadaresë dhe i Agollit, që i kushtoi 10 vjet burg Maks Velos”

  1. Sul Pumi says:

    Seshte nevoja per nje pallat te komentohet ne gazete , per rikonstucion . . Ne te gjithe boten ka restaurime, behen pa reklame dhe mbi te gjitha banoret (pronaret ) pagojne , e jo shteti me taksat e te tjereve . Mesojeni edhe njehere se nuk jemi ne komunizem , e lerini emrat e tyre, banoreve ne anen tjeter. E ne qofte se nuk e dini ,pyesni Kadarene, ka vite ne France e ai i di ligjet e perendimit mire , Tme kuptoje drejt z Maks Velo nuk e kam me te .

    1. m says:

      NUK KEMI NEVOJË PËR HISTORIRA NE.
      DUHET TË SHEMBET, TË NDËRTOHET NJË PALLAT GJIGANT,
      DHE TË VIJNË EDHE MALOKËT E FUNDIT QË KANË NGELUR NËPËR MALE.
      PËR KËTË KEMI NEVOJË NE SE JEMI KOMB I PËRPARUM.

  2. Edkari says:

    Maks Velua ja ka bere HALLALL komunisteve burgun
    dhe thyerjen e karakterit qe ka pesuar.

  3. kilometro me kunjtal says:

    pse,paska ik kadareja nga apartamenti I tij “historic”?
    si gjithnji,tradhtar ky Ismaili!
    edhe tash kur te prishet Europa shife se po nuk ja mbathi ne amerik dhe te thot: ” e dija prej kohesh qe bitanija do delte nga Europa,prandaj edhe nuk kerkova azil ne londer por ne paris,por tash qe edhe parisi ka mor fund,gje qe e dija qe me par se e kam theksu ke veprat e mija letrare “renija e parisit” tash po vij ne amerik se amerika nuk bje kuurr”! “renijen e londres e kam pershkru ke persiatjet e mija “Europa e mbreterve” ku del krymbja e mbretnive”!
    kshtu do deklaroj isa ne azil kerkimin e tij ne amerik|!

  4. M says:

    Fasada, tarraca apo catia, themelet dhe shkallet jane prone e perbashket e pronareve te apartamenteve. Ata dhe vetem ata duhet te paguajne per mirembajtjen dhe restaurimin dhe as edhe nje qindarke taksapaguesi. Dhe jo vetem kaq, por bashkia vendos per restaurimin dhe mirembajtjen, per materialet e perdorura dhe ngjyrat dhe bashkepronaret duhet te zbatojne keto vendime. Nese nuk kane mundesi, te marrin kredi, e cila per objekte te nje rendesie te vecante (nuk e di a hyn ky pallat ketu) mbeshtetet nga shteti apo bashkia me kushte lehtesuese (interes te ulet ose ulje te shpenzimeve ne llogaritjen e tatitimit mbi te ardhurat) .

  5. astrit says:

    Po ato germadhat ne krah te 15 katshit, ashtu do t’i lini?

  6. Tirana says:

    Se cfare ka te bukur ai pallat, nuk ka Tironas ta kuptoje. Gjeja me e bukur per ate pallat, eshte te shembet. Kemi hapesira me shume.

  7. Qarri i zigurit says:

    Ramy more debil. Kopil i salit qe sle koment idiot pa shkruar. Ja shpife shqiptareve gazeten tema

  8. Andrea Savi says:

    Ky pallat i vjeter, paska qene streha modeste e artisteve legjendare si Kadare,Agolli,apo Feimi Brahimi.Sa me shpejt duhet restauruar me shije dhe kulitet,sepse dhe keshtu eshte shume pak per keta gjigande te kultures se permasave te medha.

  9. Mark Spase says:

    Me ligjet e tera vendeve demokratike,restaurimi i ketij pallati,eshte detyrim i shtetit,si atij lokal dhe atij qendror,sepse tera konfigurimet e kryera përreth, kanë ndryshuar kondicionet e teknike dhe enviromentale,qe nga ekspozimet natyrore,apo vecorite praktike ne interes te individeve banues te këtij objekti. Sikur vetem shembja e ISIG-ut eshte e mjaftueshme juridikisht per financim kapital per kete pallat qe vlen dhe si artifact i refuzimit te deformimit te komunizmit ne pergjithesi.

  10. Pallati i Kadarese i mbeti Agollit says:

    “Pallati i Kadarese”, keshtu eshte quajtur prej asaj kohe,
    prej renies se komunizmes mund te quhet “Pallati i Maks Velos”.
    Te gjithe e dine, pallati eshte bere me porosi per te strehuar disa nga figurat me te ndritura te kohes, mes tyre dhe ne radhe te pare figurat e shokeve tane te nderuar Ismail Kadare, Dritero Agolli, Eleni Selenica zv/kryetare e Gjykates se Larte, disa individe te tjere punonjes te KQ dhe te Kryeministrise e Komisionit te Planit te Shtetit etj, te tere individe qe meritonin kujdesin e ruajtjen 24/7 prej Pushtetit Popullor.
    Ismail Kadare i ishte ankuar per shtepi shoqes Negmie Hodga dhe me kete rast u bukurua kryeqyteti me nje ndertese te vecante.
    Maks Velo e sajoi hyrjen e Kadarese sipas deshires se krijuesit me te famshem shqiptar, por duket se kjo nuk ndodhi me Dritero Agollin.
    Me pas, si ne Legjendat shqiptare, banoret e vecante hyne ne “Pallatin me Kuba” kurse projektuesi Maks Velo e hengri keq. Pas ce peripecive, ku askush s’e ndihmoi, shkoi direct ne burg dhe askush nuk kishte nge te merrej me te. Ismail Kadare, tani me vone, shkruan se ai shkoi ndermend ta ndihmonte por po ta bente kete do ta hante edhe ai vete, do ta humbiste apartamentin dhe do merrt me qafe edhe Letersine e Madhe si Liri ne radhe te pare e Autorit. Ndaj ai e mbylli gojen, per te pritur vitet ’90 kur Maksi i shkrete doli nga burgu dhe u bene prape shoke.
    Maksi ia ofroi nje pjese te disidences se tij Ismail Kadarese, dhe Isa e pranoi. Por jo Dritero Agolli. Ai nuk eshte bere mik akoma me Makasenin. Se fundi, Dritero Agolli eshte mbyllur ne ate apartament si Oso Kuka dhe thuhet se ka lene edhe musteqe, por jo per inat te Maksit.
    Ismail Kadare, ne planin e tij te gjere per t’i ikur se shkuares, e braktisi edhe kete Pallat me Kuba, mbase qe ai te marre emrin e tij te vertete, Pallati i Maks Velos.
    Pallati i ri ku eshte strehuar Kadare, per gjysmen e vitit jo si parizian, u ndeshkua nga Lul Basha, dhe ballkoni i tij eshte verbuar. Prej tij, as Mali i Dajtit nuk duket, edhe pse Kadarea eshte me i madh se vete Dajti!
    Kadare eshte ndeshkuar me pa te drejte: dikur ai dilte nga Pallati Me kuba, kalonte mes Rruges se Barrikadave, arrinte tek Hotel Dajti ku e dinte se cdo gje pergjohej, dhe kthehej per te shkruar perseri, pa mundur te dallonte se Shqiperia ishte shnderruar ne diktature.
    Tashme as Dajti si Hotel i kafeve te tij nuk eshte, as Mali Dajti nuk duket nga Pallati me Kuba, qe i mbeti per fat te keq, atij tjetrit, Dritero Agollit.
    Te dy jane mbi moshen 80 dhe duket se jane te forte. Aq me shume qe shoqja negmie kaloi 95 dhe eshte e forte, e jep intervista te kthejllta.

  11. fieraku NGA ferrasi says:

    @ Tirana ai ka jo vetem pamjen te shemtusr por edhe banoret
    Spiunat te njeri tjetrit prokuroret qe Kane pushkatuar pa gjyq
    Sa do me behej qefi ti zinte brenda pervec banoteve te rinj qe Kane hyre Tani vone.
    Vetem drejtesi e Zotit i heq qafe ketà m.

  12. Kevin says:

    turp per kta banor te ktij pallati qe e mbajn veten si ajka e shqiperi dhe presin qe shteti te mirmbaj pronen e tyre.
    Pasi Jan ATA qe duhet te fusin doren ne xhep per mirbajtjen.
    Perfitojn fonde publike me ane te miqsive.
    Vetem ne shqiperi degjon lajthitje te tilla.
    TURP
    Parazite

  13. Turpis says:

    Une nuk e kuptoj kete gje, mbi prone private te behet restaurim shteteror? Po nonje gje tjeter do te donit nga jeta?

  14. çentrale says:

    Ore po apartamentet i kane prone te tyre keta , apo jane me qira .
    Rregullimin e paguan pronari. Ska pune shteti me rregullimin e pallateve me pronar, dhe ne perendim ne qoftese nuk e sistemojne pronaret hane gjobe deri ne sekuestrim per prishje te dekorit te qytetit

  15. Gazi says:

    Aman mjaft e bete martir maks velon.
    Se ka futur njeri ne burg per pallarin jo .
    Njeri me negativ ne faqe te dheut ska.

  16. Kcari says:

    Ismaili paska qe ne spin. Ku ti kerkoi rrenjet e tua parti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje