Keira Goodëin, një mësuese në një shkollë private në Britaninë e Madhe, ka ngelur pa punë pasi mendoi se po bënte një veprim bamirës.
Ajo u fotografua për një kalendar, të ardhurat e të cilit do të shkonin për ish-ushtarakët britanikë.
Kalendari ku ajo morri pjesë fitoi deri në 30 mijë paund.
Por kur prindërit e shkollës private panë fotot, ata kërkuan pushimin e menjëhershëm të 34-vjeçares.
Pavarësisht se ajo u shpjegoi se i shkrepi fotot për një kauzë të mirë, drejtuesit e shkollës i treguan derën.