Gjendet një nga dy shqiptarët që u mor peng me peshkarexhën nga egjiptiani

29 Qershor 2016, 10:23Kronika TEMA

Autoritetet egjiptiane kanë mundur që të gjejnë një nga marinarët e peshkarexhës “Çelepia2” që ishin marrë peng nga egjiptiani.

Bëhet fjalë për Luan Memën, i cili fatmirësisht ëhstë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që autoritetet po kërkojnë për gjetjen e marinarit tjetër Dhimitër Malja.

Njoftimi për mediat i Ministrisë së Punëve të Jashtme:

Ministria e Puneve te Jashtme, deshiron te informoi opinionin publik mbi ecurine e operacionit te shpetimit te ekuipazhit te peshkatores “Celepia 2”, se:

Menjehere pas marrjes se informacionit per gjetjen dhe bllokimin e peshkarexhes nga Marina egjiptiane dhe transferimin e saj ne nje port ushtarak ne Aleksandri, Ambasada jone ne Egjipt kontaktoi me autoritetet lokale te sigurise dhe hetimit, te cilat informuan se mes personave te ndaluar ne bordin e peshkarexhes gjendet shtetasi shqiptar Luan Mema, gjendja shendetesore e te cilit paraqitet e qendrueshme.

Ambasada shqiptare ne Egjipt po kujdeset per ti ofruar asistencen konsullore te nevojshme, si dhe ne bashkepunim me autoritetet egjiptiane, pas perfundimit te hetimit do te jap gjithe ndihmen e mundshme per kthimin e shtetasit Luan Mema ne Shqiperi.

Autoritet egjiptiane jane duke punuar per gjetjen e vendodhjes se shtetasit tjeter shqiptar, Dhimiter Malja si dhe kryerjen e te gjitha procedurave hetimore per zbardhjen e kesaj ngjarje. Ministria e Puneve te Jashtme dhe te gjitha organet e tjera te perfshira ne kete operacion shpetimi sigurojne opinionin publik per angazhimin maksimal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje