VIDEO/ I dënuari për vrasje kapet me pistoletë me silenciator dhe arsenal armësh

29 Qershor 2016, 09:28Kronika TEMA

Një 45 –vjeçar i dënuar më parë për vrasje është arretuar pasi iu gjetën armë e municione. Ermal Sino, 45 vjeç, lindur në Kuçovë e banues në Fier, i  dënuar në vitin 1999 me burg për vrasje dhe në vitin 2014 i proceduar penalisht për shkatërrim me dashje të një makine në Fier, është arrestuar nga policia e Fierit. Policia sqaroi se ai u kap rreth orës 02:00 në flagrancë duke mbajtur me vete:

– Një armë zjarri pistoletë tip TT, model 54, me 8 fishekë.

– Një armë zjarri pistoletë tip Cervena Zastava  model 70, me 7 fishekë.

– Një selenciator për Zastavën.

– Dy radio marrëse dhënëse.

– Një aparat fotografik.

Nga kontrolli që iu bë në  banesë, iu gjetën:

– Një tjetër armë zjarri pistoletë tip Zastava me krëhër me tre fishekë.

-Një armë zjarri automatik tip ”P.M.SH” me krëhër me 19 fishekë.

– 79 copë fishekë automatiku model 56.

Policia po kryen analizat balistike të armëve, pasi dyshon se ato mund të jenë përdorur në ngjarje të ndryshme kriminale.


I arrestuari me pistolete me silenciator by lapsi-al

1 komente në “VIDEO/ I dënuari për vrasje kapet me pistoletë me silenciator dhe arsenal armësh”

  1. Shuaip says:

    Injoranca e policise nuk ka fund. Automatiku eshte model sovjetik PPS 43
    Nuk ka asnje arme qe quhet PMSH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje