Ekstradohet nga Gjermania anëtari i bandës së Admir Tafilit, i dënuar për vrasje në bashkëpunim

28 Qershor 2016, 15:41Kronika TEMA

Dritan Peksani është ekstraduar nga Gjermania pasi ndaj tij rëndon masa e sigurisë “arrest me burg” për vrasje në bashkëpunim.

“Nga Interpol Tirana  u krye ekstradimi nga Frankfurt/ Gjermani, drej vendit tonë, i shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar:

Dritan PEKSANI, 26 vjeç, lindur në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim Nr 343, datë 13.07.2015 ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg“ , për kryerjen e veprës penale të     “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim‘‘, ‘‘Krijimit të grupit të strukturuar kriminal‘‘ dhe ‘‘Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal‘‘, parashikuar nga nenet 78/2, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datën 25.06.2014 në qytetin e Shkodrës, shtetasi Dritan PEKSANI, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit A.T, K. P, dhe E. M, kanë vrarë shtetasin I. M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana më Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë“, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje