Ekzekutimi mafioz i biznesmenit/ Qiproja ‘alarm të kuq’ për prangosjen e Aleks Burrelit; dy në pranga

28 Qershor 2016, 12:12Kronika TEMA

Një burrë dhe një grua janë arrestuar nga policia në Qipro në lidhje me vrasjen e një biznesmeni dhe tre të tjerëve.

Burri 32 vjeç dhe gruaja, 30 vjeçe, akuzohen se kanë gisht në krim, ndërsa autori kryesor i krimit shqiptari Aleks Burreli është ende në kërkim.

Mediat greke shkruajnë se ndaj Burrelit është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, njoftim i hedhur në Interpol me ngjyrë të kuqe, çka do të thotë se është shumë i kërkuar, raporton Ora News.

Nga krimi që ndodhi të enjten e kaluar (23 qershor) u vra biznesmeni qipriot Phanos Kalopsidiotis, vrasje e kryer me porosi. Bashkë me shqiptarin Burreli, në vrasje u përfshi edhe shqiptari tjetër, Jani Vogli, i cili mbeti i vdekur nga të shtënat me armë.

48 vjeçari Burreli besohet të jetë plagosur, por nuk dihet asgjë për të. Dy shqiptarët kanë udhëtuar nga Tirana drejt Stambollit më 8 maj për të kaluar më pas në Qipro.

Burreli ka probleme të shumta me ligjin në Greqi, ndërsa ishte arrestuar disa herë.

Ai ka udhëtuar në një moshë fare të re drejt Greqisë duke u vendosur në Keratsini afër qytetit port të Pireut. Në vitin 2006, ai u arrestua në Pire me 1 kg kokainë për të cilën u dënua me 14 vite burg, nga të cilat kreu 3 vite pasi dërgoi çështjen në Gjykatën e Apelit.

Në vitin 2013, ai qëlloi me armë në drejtim të forcave të rendit gjatë një ndjekjeje. Shqiptari dhe një shtetas grek dyshoheshin se kishin grabitur monedha ari.

Makina e tyre udhëtoi me shpejtësi të lartë për t’i shpëtuar forcave policore, çka u përmbys më pas. Për këtë rast, u dënua me 12 muaj burg.

Policia greke po heton edhe për përfshirjen e shqiptarëve të tjerë në vrasjen e biznesmenit grek, një polici, një gruaje dhe shqiptarit Jani Vogli.

Policia po këqyr edhe kamerat e sigurisë për të parë se si është kryer krimi dhe se si mund të jetë arratisur 48 vjeçari.

Dyshohet se një shofer mund të ketë ndihmuar shqiptarin gjatë arratisjes, ose mund të ishte pjesë e planit të vrasjes.

Nuk është ende e qartë se si u vra shqiptari Jani Vogli, por besohet se ai mund të jetë qëlluar nga truproja e biznesmenit të kazinove, i cili ka marrë tri plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

1 komente në “Ekzekutimi mafioz i biznesmenit/ Qiproja ‘alarm të kuq’ për prangosjen e Aleks Burrelit; dy në pranga”

  1. uliksi says:

    nga fytyra ky Burreli ngjan tamam grek…te kete nderruar identitet valle…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje